• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-ndihmësi i Navalnyt zotohet për vazhdimin e luftës

19:11 : 13/03/2024
në BOTA

Leonid Volkov, një ish-ndihmës i afërt i liderit të ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, është zotuar se do ta vazhdojë luftën e tij kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me gjithë lëndimet që i pësoi pasi u sulmua më 12 mars nga një person i paidentifikuar në Vilnius të Lituanisë.

“Do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të dorëzohem”, tha Volkov në një video të publikuar në Telegram, pasi u lirua nga spitali në kryeqytetin lituan.

Ata deshën të më shndërronin në biftek. Natyrisht, me një çekan mishi. Një burrë më sulmoi mu pranë oborrit të shtëpisë ime”, tha Volkov.

Ai e theu dorën dhe pësoi lëndime të tjera për pasojë.

Volkov e cilësoi sulmin si “një përshëndetje karakteristike prej gangsteri nga Putini”. Zëdhënësi i Policisë lituane, Ramunas Matonis, konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se një qytetar rus u sulmua pranë shtëpisë së vet në Vilnius rreth orës 22:00 më 12 mars, pa e përmendur me emër Volkovin. Sipas gazetarit Sergei Parkhomenko, sic raporton Meduza, Volkov jeton në një lokalitet të vogël jashtë Vilniusit. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, e përshkroi sulmin si “tronditës”. Pamje të Volkovit të lënduar dhe të veturës së tij të dëmtuar u postuan në Telegram nga ekipi i Navalnyt.

Lexo edhe:

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

Sulmi u raportua së pari nga Kyra Yarmysh, ish-zëdhënësja e Navalnyt dhe sekretarja e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK), e cila tha në rrjetin social X se një burrë i paidentifikuar e theu dritaren e veturës së Volkovit dhe hodhi gaz lotsjellës drejt syve të tij, para se ta godiste me çekan mishi. Më vonë, ajo tha se Volkov e luftoi sulmuesin duke përdorur “derën e veturës dhe këmbët e tij”. Navalny, kritiku më i madh i Putinit, vdiq muajin e kaluar në rrethana të dyshimta në moshën 47-vjeçare në një burg në rajonin arktik të Rusisë, ku po kryente një dënim me 19 vjet burgim. Volkov dhe disa aleatë të tjerë të Navalnyt u larguan nga Rusia më 2019, pasi autoritetet filluan një hetim ndaj FBK-së dhe veprimtarisë së saj.

Ai u fut në listën e personave të kërkuar më 2021 për shkak të veprimtarisë së tij kundër Kremlinit./ REL

Etiketa: LuftaNavalnindihmesi

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025
BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
Para

Durrës - Ishte denoncuar e zhdukur nga i shoqi, gruaja gjendet e varur

TË GJITHA

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com