• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Gledian Llatja nxjerr në ankand për 140 mijë € skuadrën e re të futbollit Elbasani!

21:06 : 13/03/2024
në Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka nxjerrë në ankand skuadrën e futbollit Elbasani. Një skuadër e re futbolli, e krijuar në vitin 2021 dhe aktualisht është në Kategorinë e Parë. Madje, është në vendet e para, ku po lufton për të shkuar në Superiore. Por, në momentin që skuadra po prodhon rezultate dhe është gati për në Elitë, ka ardhur edhe njoftimi i beftë: skuadra ka dalë në ankand! Njësoj siç bëri disa javë më parë edhe skuadra e “Shkumbinit”, që militon në Kategorinë e Dytë (të tretën).

Duket se nxjerrja në ankand në këtë moment mund të sjellë pështjellim te stafi drejtues dhe ai futbollistik. Precedenti me ish-skuadrën e atij qyteti, e cila ka falimentuar dhe është në pronësi private, mund të sjellë përsëritjen e atij skandali. Por, kujt ia ka premtuar këtë skuadër Gledian Llatja? A ka ndonjë biznesmen të preferuar, tashmë që skuadra me shumë mundësi është në Superiore? Duket një skenar i rrezikshëm i ndërmarrë nga Llatja dhe ata që drejtojnë aktualisht “Akademinë e Futbollit Elbasani”.

 

1 nga 2
- +

Shpallja e ankandit për shitjen e 70% të aksioneve të skuadrës “Elbasani”

Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga redaksia e BoldNews.al, është ankandi i hapur nga Bashkia e Elbasanit. Bëhet fjalë për një procedurë të hapur, me objekt “shitja në ankand e 70 % të aksioneve të Shoqërisë Tregtare Sportive ‘Akademia e Futbollit Elbasan”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

“Përshkrimi i shkurtër i objektit të shitjes është se aktualisht Bashkia Elbasan është aksioner i vetëm i Shoqërisë Tregtare Sportive ‘Akademia e Futbollit Elbasan’ sh.a, duke pasur pronësinë e 100% të aksioneve të shoqërisë. Me vendimin nr.118 datë 30.11.2023 Këshilli i Bashkisë Elbasan miratoi raportin e vlerësimit dhe autorizoi shitjen në ankand të 70 % të aksioneve”, thuhet në këto dokumente.

Më tej, sqarohet se vlera fillestare nga do të nisë ankandi është 13.838.650 lekë.

Vendi i zhvillimit të ankandit është në ambientet e bashkisë, në sallën multifunksionale, kati i katërt. Dokumentet do të duhen të dorëzohen deri më datë 3 prill 2024, çka përkon me fazën finale të Kategorisë së Parë.

Nisur edhe nga çmimi, duket se pas këtij veprimi të “fshihet” ndonjë biznesmen afër Llatjes ose Taulant Ballës. Shpejtimi i ankandit vetëm favorizon blerësin, pasi aksionet e skuadrës kur të ngjitet në Superiore mund të shumëfishohen.

Po përse kjo ngutje? Nëse do të prisnin ngjitjen, të paktën vlera do të duhet të ishte mbi 1 milionë euro. Rezultatet sportive, por edhe kushtet e skuadrës së parë dhe atyre zinxhir, janë shumë të mirë dhe të sapo investuara. Por edhe stadiumi i restauruar është një vlerë plus, por jo për Llatjen dhe personave që qëndrojnë pas. Veprimet e tyre rrezikojnë të përsëritet precedenti i mëparshëm, ku skuadra pasi u privatizua, falimentoi!

Bashkia Elbasan, aksioner i vetëm i Shoqërisë Tregtare Sportive “Akademia e Futbollit Elbasan” sh.a. (Dokument nga QKB)

1 nga 3
- +
Etiketa: A.F ElbasaniankandelbasaniGledian Llatja

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025
AKTUALITET

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

17:14 : 09/08/2025
SPORT

Elbasani i thotë lamtumirë legjendës së futbollit, Xhevahir Taushani

19:57 : 04/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Elbasani forcon sulmin, firmos me 21-vjeçarin e Malishevës

11:56 : 26/07/2025
SPORT

E konfirmuar, Elbasani mbetet ”shtëpia” e Dinamos edhe për sezonin e ri

19:29 : 25/07/2025
SPORT

Elbasani gjen sulmues në Kosovë, paguan 50 mijë euro për kartonin e 21-vjeçarit

18:44 : 24/07/2025
Para

Dortmund-PSV/ Gol spektakolar në “Signal Iduna Park", zhbllokohet sfida

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com