• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot, nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH apel për paqe dhe solidaritet

08:38 : 11/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Kjo e Hënë shënon nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Sipas besimit islam, ata do të agjërojnë për 30 ditë, do të plotësojnë një nga 5 kushtet e islamit. Dita e parë e Ramazanit është 11 marsi, ndërsa dita e fundit është më 9 prilli, e cila pasohet me festën e Fitër Bajramit më 10 prill. Këtë të Hënë, koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49.

Kreu i Komitetit Mysliman, Bujar Spahiu, bën thirrje që këtë muaj të ketë më shumë paqe dhe solidaritet, dhe uron që njerëzit të gjejnë “qetësinë e merituar”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spahiu shpreh lutjet të arrihet sa më shpejt paqja në Ukrainë e në Rripin e Gazës dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte.

Lexo edhe:

Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Harmoni në çdo familje

Nga Berisha tek kreu i KMSH-së, ja personalitetet e pranishme në fronëzimin e Kryepeshkopit Joan

Mesazhi i Spahiut

“Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë! Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botërave që na mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen. Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit (a.s.) Ramazani përshkruhet si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë. Zoti (xh.sh.) thotë në Kuran: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. Ajeti në fjalë tregon qartë se agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar tek besimtari. Ramazani është muaji i Kur’anit Famëlartë, në këtë muaj ne duhet të lidhemi fort me të. Ramazani është muaji i solidaritetit mes njerëzve. Është muaji i dhënies së lëmoshës. Është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve“, tha Spahiu në mesazhin e tij.

“Secili nga ne ka një mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërm. Mos harrojmë, në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehet shumëfish nga Allahu (xh.sh). Zoti e ka veçuar shpërblimin e Ramazanit. Aq i rëndësishëm është ky shpërblim sa që në Xhennet agjëruesi i sinqertë ka një portë të veçantë për të hyrë në të. E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re! E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati! Lusim Zotin që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë! Amin”, përfundoi ai.

Lexo edhe:

Imami: Ja të mirat që vijnë nga muaji i Ramazanit

Etiketa: Bujar SpahiuKMSHmuaji i ramazanit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Harmoni në çdo familje

15:24 : 29/03/2025
AKTUALITET

Nga Berisha tek kreu i KMSH-së, ja personalitetet e pranishme në fronëzimin e Kryepeshkopit Joan

11:42 : 29/03/2025
AKTUALITET

Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Proces i thellë shpirtëror

09:29 : 28/02/2025
AKTUALITET

Lubonja përplaset me nënkryetarin e KMSH: Komunitetet fetare kanë humbur autonominë, ka ndërhyrë politika

22:34 : 10/10/2024
AKTUALITET

Pse s’ishte prezent kreu i KMSH në inaugurimin e Namazgjasë? Imami Teqja: Ndodhet jashtë shtetit

21:52 : 10/10/2024
AKTUALITET

Berisha thirrje KMSH-së: Përçmoni përpjekjen diabolike të Ramës për përçarjen tuaj

20:12 : 10/10/2024
Para

Superioria/ Kalendari dhe klasifikimi, ja duelet që do të mbyllin javën e 27-të

TË GJITHA

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

09:03 : 03/06/2025

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

08:54 : 03/06/2025

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com