• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Telenovela e oborrit mbretëror, si degradoi marrëdhënia e princit me bashkëshorten

16:59 : 06/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHOW BIZ

Marrëdhënia e princit Leka me bashkëshorten e tij tanimë në proces divorci Elia Zaharia është kthyer në një telenovelë në mediat rozë javët e fundit, me kulmin e arritur këtë të mërkurë, kur u publikuan pamjet e një përplasje fizike mes tyre.

Në fund të dhjetorit, u raportua se martesa 7-vjeçare mes çiftit mbretëror ishte tanimë e thyer dhe se princi kishte gjetur një partnere të re. Ajo ishte fotografja Blerta Celibashi, e cila sipas raportimeve të shtypit rozë, kishte punuar më herët për çiftin mbretëror.

Në Janar, princ Leka dhe Elia Zaharia, bashkëshortë të një vajze 3 vjeçe, njoftuan fundin e martesës së tyre dhe nisjen e procedurave për divorc. “Martesa e ka humbur funksionin e saj”, shprehej në një reagim në rrjetet sociale Princ Leka. Ndërsa Elia Zaharia shkruante se “kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje”.

Lajmet për ndarjen e çiftit dhe lidhjen e re të princit u pritën me kërshëri nga audienca, që këtë të mërkurë pa edhe kulmin e telenovelës mbretërore.

Princ Leka dhe Elia Zaharia

Kallëzimi në polici dhe dëshmitë

Lexo edhe:

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet pas ndarjes me Princ Lekën

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

Në media u publikua lajmi se princ Leka kishte kallëzuar në polici për dhunë ish-partneren Elia Zaharia dhe të atin e saj (ish-vjehrrin e tij). Burime zyrtare nga blutë konfirmuan më vonë se princi 42-vjeçar ishte paraqitur në komisariatin numër 1 dhe ka kallëzuar se një ditë më parë është dhunuar nga ish-partnerja dhe i ati i saj 71-vjeçar, Gjergj Zaharia.

Në dëshminë e tij, ka shpjeguar se është fyer dhe më pas sulmuar fizikisht nga ish-vjehrri i tij në rezidencën e familjes mbretërore në kryeqytet, ku siç shpjegoi, kishte shkuar për të takuar vajzën.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’, rezidenca e familjes mbretërore nr.6, Tirane, për të takuar vajzën timë të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administratës së oborrit të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Me pas unë i kam kërkuar atij që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për, të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese, kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish-bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment, unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë ‘ti duhet të ndërrosh rrugën kur te me shikosh mua’”, ka deklaruar princi në dëshminë e dhënë në polici.

“Reagimi im para kësaj situate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente, situata ka agravuar, shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të forte (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, ka shtuar më tej.

Foto e publikuar në rrjetet sociale nga Elia Zaharia, krah princ Lekës dhe vajzës, me rastin e ditëlindjen së dytë të së bijës

Në pyetje nga policia është marrë edhe Elia Zaharia, me 42-vjeçaren e cila ka shpjeguar versionin e saj të ngjarjes dhe ka akuzuar princ Lekën për dhunë të ushtruar ndaj saj. Ndërkohë, akt-ekspertimi tregoi se aktorja kishte shenja dhune në krah dhe dorë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës konfirmuan se për të dy janë plotësuar kërkesë-paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme, ndërsa hetimet e mëtejshme i ka marrë në dorë prokuroria e Tiranës.

Në pyetje është marrë edhe Gjergj Zaharia, i cili ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-dhëndrit, madje ka deklaruar se i dhunuari ka qenë ai. “Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, është shprehur Gjergj Zaharia.

Momentet e përplasjes

Një fragment i asaj që ndodhi një ditë më parë është publikuar po këtë të mërkurë në media. Në një video që duket se është filmuar nga princ Leka shfaqen momentet e përplasjes verbale dhe fizike mes ish-bashkëshortëve.

Në pamje, aktorja shfaqet e revoltuar dhe akuzon princin për dhunë. “Ti ke prekur me dorë babin tim, ti ke gjuajtur babin tim. 70 vjeç babi, i ke gjuajtur babit tim”, i drejtohet ajo ish-bashkëshortit me ton të lartë dhe të acaruar, ndërkohë që i ati përpiqet ta qetësojë.

Në sherr e sipër, e akuzon gjithashtu se ka falsifikuar diplomat e arsimit: “Diplomat i ke falsifikuar. Ti i ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë. Ti s’ke shkollë, ke vetëm katër klasë shkollë”.

 

Reagimet

Një reagime publik për ngjarjen bëri avokati i princit. Ky i fundit tha për RTSH se “ne do kërkojmë që të sigurojmë pagesën e një qiraje që ajo (Elia Zaharia) të jetojë diku tjetër dhe të largohet nga Pallati”.

Ai tha gjithashtu se “ka patur komunikime nga ana e vjehrrit të vet që kanë qenë jo etike dhe deri diku të dhunshme, dhunë verbale. Por asnjëherë të këtij graviteti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Për të njëjtën media foli dhe aktori Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharisë. Në një bisedë telefonike, ai u duk i habitur për ngjarjen, dhe deklaroi se është për xhirime në Prishtinë dhe nuk ka dijeni për atë që ka ndodhur.

“Të lutem, jo…nuk më takon të flas. Ma mirëkupto të lutem”, e mbyll bisedën Amos Zaharia kur mëson për konfliktin mes së motrës dhe ish-kunatit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Etiketa: Elia Zahariafamilja mbreteroreprinc leka

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet pas ndarjes me Princ Lekën

19:20 : 30/05/2025
BOTA

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025
AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Dënohet Princ Leka dhe Gjergj Zaharia, Elia shpallet e pafajshme

12:00 : 21/01/2025
AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkoi dënimin me burg, reagon Elia Zaharia

10:53 : 14/11/2024
AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkon dënimin me burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

16:07 : 13/11/2024
SHOW BIZ

Krah partneres së re, Princ Leka feston në mënyrë madhështore ditëlindjen e princeshës Geraldinë

17:48 : 27/10/2024
Para

Kapet me drogë në Irlandë, shqiptari: Jam biseksual! Në Shqipëri më kërcënojnë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com