• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Drejt duelit Trump-Biden pas “Super të Martës”

Pas zgjedhjeve të martën në SHBA, është gjithnjë e më realist një duel mes Trumpit dhe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Të dy rivalët iu afruan edhe më shumë kandidaturës për president nga partitë e tyre.

13:12 : 06/03/2024
në BOTA

Me një fitore të qartë në zgjedhjet paraprake tek republikanët në “Super Tuesday”, duket se ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka edhe më të sigurtë kandidaturën për president në zgjedhjet presidenciale në nëntor në SHBA. Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA në OKB, dhe ish-guvernatorja e Karolinës Jugore pas humbjeve në zgjedhjet paraprake, bëri të ditur të mërkurën se largohet nga gara e kandidatëve për president. Pas zgjedhjeve të martën, ajo nuk doli as para shtypit dhe nuk kishte planifikuar takime të mërkurën.

Populisti i djathtë 77 vjeçar fitoi gati në të gjitha 15 shtetet federale ku pati votime kundrejt kandidates tjetër republikane, Nikki Haley. Me këtë bëhet gjithnjë e më realist një duel i ri Biden-Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

52 vjeçarja, Nikki Haley arriti vetëm një sukses me fitoren e saj të papritur në Vermont, megjithatë Trump është fituesi kryesor i “Super Tuesday”. Ai fitoi në shtetet federale me popullsi më të madhe si Kalifornia, Teksas dhe shtete të tjera si Alabama, Mein, Karolina Jugore, Tenesi dhe Virxhinia.

Kandidatura e Bidenit gati e sigurtë

Lexo edhe:

Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

Lufta në Gaza, Trump: Kemi një marrëveshje që do sjellë paqe! Ja çfarë përfshihet

Edhe Demokratët zhvilluan zgjedhjet paraprake presidencale të martën në SHBA, ku kandidati demokrat, presidenti, Joe Biden vazhdoi serinë e fitoreve. Vetëm në zonën ekstra-amerikane, Samoa fitoi një biznesmen gati i panjohur kundrejt Biden. Megjithatë kandidatura e Bidenit është mjaft e sigurtë, për shkak se nuk ka rivalë të tjerë seriozë brenda partisë.

Në natën zgjedhore, presidenti Biden kishte paralajmëruar se Trump “është i vendosur të shkatërrojë demokracinë tonë”. Sipas Biden, populisti i djathtë do të “bëjë çdo gjë ose do të thotë çdo gjë, për t’u ngjitur në pushtet”.

Trump brohoret

Ish-presidenti, Donald Trump arriti të sigurojë disa qindra vota të delegatëve, të cilat i nevojiten për zgjedhjen si kandidat për president. Politikani më i kontestuar amerikan i këtyre dekadave në SHBA, Trump pas zgjedhjeve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago foli për një “mbrëmje fantastike”. “Kjo është e madhe”, tha Trump. Ai sulmoi Biden duke theksuar, se po e çon SHBA drejt humnerës.

Në “Super Tuesday” u vendos për më shumë se 850 delegatë, më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në kongresin që në fund vendos për kandidaturën e presidentit. Trump që është mjaft popullor në bazën e elektoratit të djathtë mbetet i favorizuari kryesor për këtë kandidaturë. Ai i ka fituar më parë të gjitha zgjedhjet paraprake, veç zgjedhjeve në Uashington.

Për t’u zgjedhur si kandidat për president, një garues ka nevojë për 1215 nga 2429 vota të të deleguarve republikanë. Sipas të dhënave të disa mediave amerikane, Trump i ka më shumë se 900 delegatë të sigurtë. Ai mund të arrijë të marrë numrin e nevojshëm të votave të të delegurave deri më 19 mars, sipas ekipit të tij zgjedhor.

Përsëritja e një dueli si në zgjedhjet e vitit 2020 bëhet një skenar gjithnjë e më realist, por sipas sondazheve ky duel nuk është i preferuar për shumicën e votuesve amerikanë, shkak është mosha e madhe e të dy kandidatëve./DW

Etiketa: donald trumpJoe Biden

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

09:52 : 27/09/2025
BOTA

Lufta në Gaza, Trump: Kemi një marrëveshje që do sjellë paqe! Ja çfarë përfshihet

18:47 : 26/09/2025
BOTA

Trump urdhëron rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington DC

13:36 : 26/09/2025
BOTA

Erdogan vizitë zyrtare në Uashington, shitja e avionëve F-35 në krye të axhendës

17:00 : 25/09/2025
BOTA

Trump heq portretin e Bidenit nga Shtëpia e Bardhë

15:25 : 25/09/2025
BOTA

Trump prezanton planin për Gazën, udhëheqësit arabë e pranojnë, ja kushtet që vendosën

22:28 : 24/09/2025
Para

Mitsotakis shkon në Bukuresht me rezolutë në mbrojtje të Belerit

TË GJITHA

Lëvizte i armatosur në Tiranë, vihet në pranga 27-vjeçari

11:49 : 28/09/2025

U kapën me 16 kg koka*në me vlerë 500 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

11:38 : 28/09/2025

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar nga Vlora

11:21 : 28/09/2025

Trafikoi tonelata drogë dhe i njohur për ‘Masakrën e Bllokut’, Brazili lëshon urdhër-arresti për Ervin Matën

11:04 : 28/09/2025

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025

Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

10:23 : 28/09/2025

Ryshfet për të mbyllur sytë ndaj shkeljeve, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

10:15 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com