• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Qefalia: Me Dinamon arrij atë që dua, ja pse ika nga Tirana

17:49 : 05/03/2024
në SPORT

Ndeshja e parë si titullar me skuadrën e re sigurisht që mbahet mend dhe veçohet nga të tjerat. Klevi Qefalia, një nga afrimet e Dinamos në merkaton e dimrit, luajti nga minuta e parë në Rrogozhinë, ku blutë barazuan 1- 1.

Paraqitja e tij, pas disa aktivizimeve nga stoli, ishte pozitive. Dinamo në fakt po kalon një moment të mirë si skuadër në aspektin e lojës dhe kjo e lejon që edhe ata që futen në formacion, të ndjehen pjesë e rëndësishme e grupit dhe të japin më të mirën.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, futbollisti 20-vjeçar tregon së pari pse la Tiranën dhe firmosi për Dinamon. “Arsyeja e largimit nga Tirana është e thjeshtë: nuk kisha minuta dhe doja të luaja sa më shumë. Kur erdhi varianti i Dinamos nëpërmjet menaxherit tim, Altin Lala, nuk u mendova shumë, por vendosa të firmos për të.

Ashtu si Tirana, edhe Dinamo është një klub me emër në futbollin shqiptar, që ka bërë historinë e vet. Jam vërtet shumë i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre. A mund të arrij atë që nuk arrita me Tiranën? Besoj se po. Dinamo është një klub shumë serioz, ku të gjithë janë të impenjuar për të rikthyer në nivelet më të larta. Duke bërë më të mirën për skuadrën, edhe lojtarët rriten individualisht dhe ndihmojnë klubin dhe veten”, – ka thënë Qefalia fillimisht.

I pyetur për skuadrën dhe ambientin që ka gjetur, mesfushori përgjigjet: “Më kanë pritur shumë mirë të gjitha, drejtuesit, stafi teknik dhe futbollistët. Dua t’i falënderoj sinqerisht, sepse po mësoj shumë nga të gjithë. Jam pjesë e një grupi me lojtarë që punojnë shumë dhe kërkojnë gjithmonë më shumë. Janë shumë seriozë në punën e tyre të përditshme dhe e vlerësoj këtë fakt.

Lexo edhe:

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

Po luajmë mirë prej disa javësh dhe sigurisht që ndihem mirë për faktin që luajta titullar në Rrogozhinë. U mundova të jepja gjithçka nga vetja, por dihet që gjithmonë ka vend për përmirësim. Bëmë një ndeshje të mirë në total, morëm një barazim, por me pak fat mund të merrnim edhe më shumë. Gjithsesi, ky është futbolli, duhet të kesh edhe pak fat, por tani na mbetet të shohim përpara për të përmbushur objektivat që ka klubi”.

Më pas edhe një mendim për ndeshjen e radhës, atë me Teutën në kampionat: “E shohim si ndeshje radhe, ku Dinamo duhet të vazhdojë me lojërat e mira që ka bërë dhe të marrë pikët, që janë shumë të rëndësishme në këtë fazë të sezonit. Besoj do ta përgatisim si duhet, po punojmë shumë të qetë, si gjithmonë, për të dhënë më të mirën ndaj një kundërshtari të fortë, që kërkon pikë mbijetese. Shpresojmë të kthehemi te fitorja./Panoramasport

Etiketa: DinamoKF tiranaKlevi Qefalia

Lajme të lidhura

SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

12:07 : 21/10/2025
SPORT

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025
SPORT

Ndryshon axhenda, Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

16:41 : 15/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
Para

Meta: Dënimi i Belerit, problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë

TË GJITHA

Disa lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

08:52 : 22/10/2025

Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm, shpeshherë në rrjetet sociale

08:45 : 22/10/2025

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025

“Na bëj një kafe o kamarier”, sherr me dy të vrarë në Durrës/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 22/10/2025

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com