Dashi
Edhe pse do kërkoni pavarësi dhe do doni të jeni mbi të tjerët gjatë kësaj dite, askush nuk do ju marrë inat. Bëni vetëm pak kujdes me impulsivitetin. Për ju të dashuruarit do jetë ditë shumë e veçantë. E gjithë jeta do jetë ndryshe dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Nëse jeni ende beqarë do ndihmoheni nga disa miq dhe do takoni princin tuaj të kaltër. Në punë, po u treguat më të duruar dhe më të organizuar gjërat do ju rrjedhin ashtu si keni dashur. Po bashkëpunuat me kolegët gjithçka do jetë edhe më e lehtë. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe në disa momente nuk do dini nga t’ia mbani. Familjarët gjithsesi nuk do ju lënë në baltë.
Demi
Gjatë kësaj dite do kaloni disa vështirësi, por me durim dhe guxim do arrini t’i kaloni. Nëse keni një lidhje, do jetë Dielli ai që do merret me jetën tuaj sentimentale. Ai do ua ndriçojë mendimet dhe do ju bëjë të tregoheni më të logjikshëm. Ju beqaret femrat do keni më shumë fat sesa ju meshkujt. Më në fund keni për ta gjetur personin e përshtatshëm. Në punë më në fund do vendosni kontakte me personat e duhur dhe do ecni me shpejtësi të madhe. Do ndiheni edhe më energjikë se më parë. Buxheti do vazhdojë ende të mbetet i paqëndrueshëm. Mundohuni të mos kryeni shpenzime të pamenduara.
Binjakët
Marsin do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe do përmbyllni me sukses disa projekte të shumë dëshiruara. Miqtë do ju gjenden përherë pranë. Ju të dashuruarit do filloni të mendoni për projekte të përbashkëta me partnerin tuaj dhe gjërat do ju ecin për mrekulli. Orët e nxehta do jenë pasdite. Ju beqarët ka rrezik të krijoni iluzione të gabuara dhe do zhgënjeheni ende pa filluar një lidhje. Në punë do i mahnitni të gjithë me arritjet që do keni, madje në disa momente edhe vetë nuk do ju besoni syve. Askush nuk do arrijë dot t’iu pengojë. Në planin financiar do jeni optimistë dhe nuk do ndërmerrni aspak rreziqe. Gjendja do jetë tejet e qëndrueshme, prandaj nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do e jetë e lehtë t’ua plotësosh dëshirat. Kërkesat gjithashtu do jenë të shumta. Ju të dashuruarit do kërkoni me ngulm më tepër pavarësi nga partneri dhe kjo mund të sjellë disa mosmarrëveshje me të. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni verbërisht personave që do iu joshi sepse do zhgënjeheni tej mase më vonë. Në punë do jeni shumë praktikë dhe do gjeni zgjidhje edhe për ndonjë problem të vogël që mund t’iu dalë kur të mos e prisni. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë pozitiv. Gjendja do fillojë dalëngadalë të konsolidohet dhe do kryeni disa shpenzime më tepër.
Luani
Edhe pse në shumë momente do e keni të vështirë t’i menaxhoni emocionet, sërish do ktheheni në realitet dhe do e mbani veten. Për ju të dashuruarit dita e sotme nuk do jetë aspak e tensionuar, përkundrazi do jeni të qetë dhe do mund të zgjidhni edhe disa çështje delikate. Ju beqarët do preferoni aventurat kalimtare dhe jo historitë serioze të dashurisë. Do jeni vërtet me fat. Në punë duhet të mundoheni të qëndroni sa më të përqendruar tek çështja kryesore sepse po u përhumbët keni për të shkatërruar çdo gjë që keni ndërtuar deri më tani. Buxheti do mbetet i trazuar edhe për shumë kohë. Vazhdoni të shpenzoni me përkujdes që të mos keni vështirësi as më pas.
Virgjëresha
Urani dhe Venusi do ju mundësojë një ditë të jashtëzakonshme sot. Do jeni sharmantë dhe mjaft origjinalë. Ju të dashuruarit do jeni me më shumë fat se kurrë dhe gjithçka që keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët do kërkoni të pamundurën dhe as sot nuk keni për ta gjetur dot personin që keni ëndërruar. Në punë do jeni super të motivuar dhe të lirë për të bërë çdo gjë që dëshironi. Organizimi i kohëve të fundit do ua bëjë çdo gjë shumë më të lehtë. Saturni do jetë planeti që do ndikojë shumë negativisht tek të ardhurat duke i bërë ato më të dobëta se kurrë më parë. Bëni shumë kujdes.
Peshorja
Do i keni idetë shumë të qarta gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të bërë gabime. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift do jetë shumë e zakonshme. Gjithçka do rrjedhë si zakonisht dhe ju nuk do keni as problemin më të vogël. Ju beqarët do merreni me çështje të rëndësishme dhe nuk do mendoni aspak për krijimin e një lidhjeje. Në punë gjërat nuk do zhvillohen ashtu si ju keni dëshiruar, megjithatë rezultati nuk ka për të qenë i keq. Pranojeni ndihmën që do iu japin kolegët dhe nuk keni për t’u penduar aspak. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar se më parë dhe nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të pamenduara.
Akrepi
Do jeni intuitivë dhe shumë të vendosur gjatë kësaj dite. Nuk do ju mungojë asnjë çast motivimi dhe këmbëngulja për të arritur atje ku doni. Planetin Mars do e keni në krah. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta. Do zbuloni një anë tjetër të karakterit të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë do keni ide të emancipuara dhe do i habisni kolegët dhe shefat. Të gjithë do i kenë sytë nga ju dhe mezi do presin të shohin ku do arrini. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak të gatshëm për të dëgjuar të tjerët dhe për të bërë çfarë thonë ata. Kokëfortësia do mbizotërojë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe ka rrezik që në disa momente të konfliktoheni me partnerin. Mundohuni të keni pak më tepër besim tek ai. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin dhe do vazhdoni të keni një ditë si gjithë të tjerat. Në punë ka rrezik të bëni gabime me fjalë ose me veprime. Për një arsye apo për një tjetër do shpërqendroheni dhe nuk do dini më si të organizoheni. Gjendja e financave do jetë në duart tuaja. Mos luani me zjarrin që të mos digjeni më pas.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite mund të gjendeni edhe në situata të sikletshme kur nuk do dini nga të ecni, por do i kaloni ato shpejt. Nëse jeni në një lidhje, sot nuk është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë rreziqe. Merrini gjërat shtruar dhe prisni kohën e duhur për të bërë ndryshime. Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri me një person që nuk ja vlen dhe për më tepër do ju sjellë goxha probleme. Në punë sido që të vijnë punët do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të veproni. Më mirë mbrojeni veten nga problemet dhe të papriturat e pakëndshme. Në planin financiar çdo gjë do ecë për mrekulli, kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.
Ujori
Do jeni shumë të frymëzuar gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për t’u përshtatur me çdo lloj situate për të arritur sa më lart. Për ju të dashuruarit dita do fillojë mire, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më shumë sesa atij që keni në krah. Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë, në shumë momente gjërat nuk do ecin si duhet. Mos u tregoni pragmatikë dhe dëgjojini mendimet e kolegëve me përvojë të gjatë. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni moral më të fortë dhe do jeni më të gatshëm për të bërë më të mirën. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë më e qëndrueshme dhe e ngrohtë kjo e sotmja. Do bashkëpunoni fort me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do jetë tejet e veçantë. Nëse jeni vetëm, sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot princin e kaltër. Në punë Mërkuri do ju bëjë shumë më të aftë dhe më të përqendruar. Marsi nga ana tjetër do ju japë shtysën e nevojshme për t’u bërë drejtues të mirë. Në planin financiar tregohuni realistë sepse përndryshe mund të zhgënjeheni nga vetja dhe do vuani tej mase.