• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Energjia elektrike/ Mbi 110 milion euro humbje në vit, konsumi i biznesit bie

10:09 : 02/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Gjatë vitit 2023, pavarësisht rritjes ekonomike të supozuar, konsumi energjetik i vendit pësoi një rënie të lehtë ndërsa humbjet vijuan të qëndrojnë në nivelin 21%, një sasi e stërmadhe energjie me vlerë tregtare prej 180 milionë eurosh.

Bumi i sektorit të turizmit dhe rritja ekonomike duket se nuk patën ndonjë efekt në nivelin e konsumit të energjisë elektrike në Shqipëri gjatë vitit 2023, gjë që sugjeron që, ose eficienca e përdorimit të energjisë është përmirësuar ndjeshëm, ose që faktorë të tjerë negativë kanë shkaktuar rënie në segmente biznesi të ndryshme nga turizmi. Dhe ndërsa ecuria e konsumit ka qenë në vendnumëro, të dhënat mbi nivelin e humbjeve tregojnë se kompanitë e sistemit, në veçanti shpërndarja, vijojnë të humbasin më shumë se një në çdo pesë kilovatorë të hedhur në rrjet.

Të dhënat e bilancit kombëtar të energjisë elektrike, të publikuar nga INSTAT, tregojnë se në vitin 2023, konsumi ra me 0.7% në 7.88 miliardë kWh. Konsumi i familjeve u rrit me 1.3% ndërsa konsumi jo familjar u ul me 2.7%.

Ndërkohë, humbjet e sistemit ishin në nivelin 1.65 miliardë kWh, ose 21% e totalit të energjisë së hedhur në rrjet. Në vitin 2022, humbjet patën rënë në 20.9%. Treguesit e humbjeve në sistem nuk kanë shënuar përmirësim që nga viti 2019. Niveli “normal” i humbjeve të pranuara është 8 për qind e energjisë së hedhur në rrjet, gjë që do të thotë se diferenca, prej afro 1 miliardë kilovatorësh, është krejtësisht e papranueshme për kompanitë normale të transmetimit apo shpërndarjes.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike të importuar është afro 110 euro për MËh dhe rrjedhimisht kostoja e humbjeve anormale arrin në mbi 110 milionë euro në vit.

Lexo edhe:

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Statistikat zyrtare raportojnë si “humbje teknike” afro 1 miliardë kWh dhe “humbje joteknike” afro 444 milionë kWh.

Humbjet teknike konsiderohen humbjet që shkaktohen nga vjetërsimi i aparaturave apo linjave të transmetimit dhe shpërndarjes dhe këto humbje kufizohen përmes remonteve apo zëvendësimeve të këtyre pajisjeve. Humbjet joteknike është eufemizëm për vjedhjet përmes lidhjeve të paligjshme në rrjet apo përmes manipulimit të matësve, të cilat luftohen përmes kontrolleve dhe ndëshkimeve.

Sa i përket treguesve të tjerë, viti 2023 rezultoi pozitiv në lidhje me reshjet dhe nivelin e prodhimit. Prodhimi total në vend ishte 8.8 miliardë kWh, ose 110% e konsumit. Prodhimi në hidrocentralet publike, të cilat gjenden në lumin Drin, ishte 5.1 miliardë kWh ndërsa prodhimi i sektorit privat të energjisë elektrike ishte në masën 3.6 miliardë kWh. Prodhimi me fotovoltaikë ishte në nivelin 89 milionë kWh, ose 1% e prodhimit total./BIRN

Etiketa: biznesienergjia elektrikehumbjetkonsumi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

20:21 : 28/09/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë

17:13 : 27/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama-Balluku shesin energjinë me çmim qesharak, qytetarët paguajnë trefishin

17:49 : 21/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kamëz, 51-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike/EMRI

18:05 : 31/08/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarent”

22:56 : 24/08/2025
Para

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare ikona e modës, Iris Apfel

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com