• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova e Serbia diskutojnë sot në Bruksel çështjen e dinarit

Serbia në këtë takim përfaqësohet nga kryenegociatori Petkoviq, ndërsa Kosova me nivel më të ulët. Kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë Bislimi, ka refuzuar pjesëmarrjen.

10:12 : 27/02/2024
në RAJONI

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën me 27.02 në Bruksel në kuadër të dialogut për ta diskutuar çështjen e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Këtë e konfirmon Bashkimi Evropian përmes zëdhënëses Nabila Massarali, e cila tha se në këtë takim kërkohet të gjendet një zgjidhje.

“Takimi i dialogut do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për përdorimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës”, tha Massrali.

Besnik Bislmi dhe Miroslav Lajcak gjatë një takimi të mëparshëm
Bislimi refuzoi këtë takim dhe kritikoi ndërmjetësin LajcakFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Autoritet e Serbisë bën të ditur se në këtë takim delegacionin e Serbisë do ta  përfaqësojë kryenegociatori Petar Petkoviq. Nga pala kosovare, pritet të marrin pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore, por jo edhe kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi. Burimet e DW-së bëjnë të ditur së në Bruksel nga Banka Qendrore do të jetë Guvernatori i Bankës Ahmet Ismaili. BQK, në një njoftim tha se kohë më parë ky autoritet ka “shprehur gatishmërinë që të angazhohemi dhe takohemi edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të lehtësuar procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve në Euro”.

“Në këtë kuptim, BQK-ja i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në njoftim të BQK-së.

Lexo edhe:

A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në sistemin financiar të Kosovës?

Kushtetuesja refuzon kërkesën për pezullimin e rregullores së BQK-së për dinarin

Bislimi refuzon pjesëmarrjen

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë në takim duke theksuar se “ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”. Ai kritikoi ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak për caktimin e një takimi pa dakordim paraprak me palët.

Autoritetet ndërkombëtare po i kërkojnë Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores e cila e përcakton si valutën e vetme në vend Euron, duke e ndaluar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit të Serbisë në Kosovë. BE dhe SHBA, thanë se qytetarëve serb të prekur nga kjo rregullore, duhet t’u jepet kohë për t’u përshtatur me situatën e re.

Rregullorja zbatohet gradualisht

Borrell dhe Kurti i shtrëngojnë dorën njëri tjetrit
Takimi i fundit në Mynih mes Borrellit dhe Kurtit përfundoi pa suksesFotografi: European Union

Autoritetet në Kosovë thonë se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, për një periudhë tre mujore. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, insiston në zbatimin e vendimit. Qeveria e Serbisë për çdo vit ndan miliona euro për serbët në Kosovë duke u paguar atyre me dinarë rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë, përmes institucioneve paralele serbe që funksionojnë në Kosovë.

Sidoqoftë, me 27.02, mbushet një vit që nga arritja e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Por kjo marrëveshje ende nuk ka filluar të zbatohet. Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, që ndërmjetësoi këtë marrëveshje, shkroi të hënën se gjatë konferencës së sigurisë Mynih të Gjermanisë, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka diskutuar në takime të ndara se si të ulen tensionet. Por, siç shkroi ai, “fatkeqësisht pa sukses”./DW

Etiketa: dinari serb

Lajme të lidhura

RAJONI

A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në sistemin financiar të Kosovës?

13:01 : 07/01/2025
RAJONI

Kushtetuesja refuzon kërkesën për pezullimin e rregullores së BQK-së për dinarin

19:26 : 25/06/2024
RAJONI

Bisedimet Kosovë – Serbi për dinarin: Asgjë e re në perëndim

15:27 : 18/04/2024
RAJONI

Petkoviç: Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin, pritet edhe një takim

13:30 : 04/04/2024
RAJONI

Kosovë-Serbi, raund të ri bisedimesh në Bruksel. A do ketë zgjidhje për çështjen e dinarit?

09:57 : 04/04/2024
RAJONI

“Dinari serb”/ Kurti: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së

12:45 : 19/03/2024
Para

Kapet me kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

TË GJITHA

LaCivita thumbon Ramën: Nuk punoj për komunistë si ai

22:05 : 09/05/2025

Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, do përballet me ligjin!

22:03 : 09/05/2025

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025

“Jam impresionuar nga entuziazmi”, LaCivita : Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në miting

21:55 : 09/05/2025

Analiza e NYT: Nga partner në rrezik, Netanyahu dhe fundi i një aleance strategjike

21:52 : 09/05/2025

Makina del nga rruga dhe përmbyset në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir

21:44 : 09/05/2025

Milani tronditet pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

21:43 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com