• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vranë dhe groposën babanë, lihen në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës/ Vajza: Jam unë autorja!

12:59 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre fëmijët e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, të cilët akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre në Shënavlash të Durrësit.

Djali i madh, 25-vjeçari Hysen Meta, i cili dyshohet se ka qenë ekzekutori, akuzohet për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu ndaj tij pritet të ngrihen dhe akuzat “Armëmbajtje pa leje dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Nëse shpallet fajtor rrezikon deri në burgim të përjetshëm sipas nenit 79 pika c të Kodit Penal.

Ndaj vajzës Hygerta Meta, studente 19-vjeçare, janë ngritur dy akuza: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Duke qenë se Kodi Penal nuk parashikon burgim të përjetshëm për gratë, Hygerta rrezikon dënimin nga 20 deri në 35 vite burg. Ndërsa, vëllai i vogël, 21-vjeçari Amarildo Meta akuzohet se ka kryer veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomes”. Ai rrezikon dënim nga gjobë deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.

Nën akuzë për këtë vrasje është dhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila është proceduar në gjendje të lirë. Ajo akuzohet se ka kryer veprën “Veprime qe pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në Kodin Penal kjo vepër parashikon gjobë deri në 3 vite burg.

Në dëshmitë e dhënë para togave të zeza, vrasjen e ka marrë përsipër Hygerta Meta, e cila ka theksuar edhe një herë se shkaku ka qenë se dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj. Ajo ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, teksa ka treguar edhe momentin se si ka kryer vrasjen.

Ndër të tjera, Hygerta Meta shprehet se i ndjeri ka pasur konflikte me të gjithë familjen, por ka pasur frikë të denoncojë.

Lexo edhe:

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

Vrasja e Pëllumb Metës, ndryshon akuza për Hygerta Metën

Hygerta Meta: Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur. Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Babai ka patur konflikte kemi qenë prezent.

Pse nuk e keni denoncuar? “Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do ju vras, nese rrini do ju vras, edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pas ku te shkojmë. Ai nuk na ndante kishte frike se mami i merrte pasurinë.”

Si te lindi mendimi për vrasje? “Ai na ka thënë do ju vras! Isha prezentë. Te enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për here te dytën herë fejesën. Te shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ja tregova. Por ai nuk u befasua! E qëllova! I thashë cou në këmbë më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg ne dhomë të ndenjes. Arma ishte ne sirtar në dhomë të gjumit. Ka patur arme ka patur edhe kallash. Jam penduar, por ska kthim.”

Ndërkohë, djali i madh Hysen Meta ka mohuar se e ka kryer ai vrasjen e babait.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër”, iu drejtuar ai Prokurorisë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

“Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, shtoi 25-vjeçari.

Ndërsa, djali i vogël, Amarildo Meta është shprehur para gjykatës se ka qenë në punë dhe nuk ka parë asgjë në momentin që ndodhi krimi. I riu shtoi se babai nuk i dëgjonte për asgjë dhe se kishte konflikte me të gjithë në familje.

“Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta.

Ngjarja:

Vrasja e Pëllumb Metës dyshohet se ka ndodhur rreth mesditës së 13 shkurtit. Në mbrëmjen e po të njëjtës ditë, rreth orës 22:30 djali i madh i viktimës, Hysen Meta shkoi në komisariatin e Policisë së Durrësit për të denoncuar zhdukjen pa gjurmë të të atit. I riu kishte deklaruar para uniformave blu se babai ishte larguar nga banesa dhe se familja (nëna, vëllai dhe dy motrat) kishte humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, efektivët nisur kërkimet dhe tre ditë më vonë (17 Shkurt) kanë gjetur automjetin e të parkuar të 49-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Pas rreth 10 ditësh u zbardh edhe krimi i rëndë.

Trupi i Pëllumb Metës me peshë 90 kg u gjet i groposur 70 metra në distancë nga banesa në oborr, në një kasolle bagëtish i mbështjellë me plastmas dhe i varrosur 1.5 metra thellë. Drejt trupit të 50- vjeçarit ishin zbrazur 4 plumba.

Pas dëshmive të Hygerta Metës, e cila mori përsipër vrasjen, Policia gjeti dhe armën e krimit të hedhur në një moçal. Aty ishin shenjat e gishtërinjëve të Hysen Metës dhe policia dyshon se ka qenë ai ekzekutori.

Marrja përsipër e vrasjes nga Hygerta Meta, dyshohet për të shpëtuar nga burgimi i përjetshëm të vëllain

Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme. Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave.

 

Etiketa: hygerta metaPëllumb Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

15:49 : 14/01/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës, ndryshon akuza për Hygerta Metën

11:04 : 14/01/2025
AKTUALITET

Vranë të atin/ Nis sot procesi gjyqësor për Hygerta Metën, si edhe dy vëllezërit e saj

09:27 : 14/01/2025
AKTUALITET

Vranë babain/ Prokuroria përfundon hetimet për Hygerta Metën edhe dy vëllezërit e saj

15:16 : 20/12/2024
AKTUALITET

Misteri për vrasjen/ Vëllai i Pëllumb Metës ngre dyshime për motivin: Drejtësia ende nuk ka folur

22:13 : 14/04/2024
AKTUALITET

Vranë babanë, Apeli lë në burg Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj

10:34 : 02/04/2024
Para

Flet në gjykatë djali i vogël i familjes: Ja ku isha kur ndodhi vrasja

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com