• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa atësi e pa nënë/ Gruaja e la pasi u kthyen nga Suedia, fëmijët e tyre mbeten të paregjistruar

21:44 : 23/02/2024
në AKTUALITET

Artan Berisha thotë për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se problemi i tij është që kërkon të regjistrojë dy fëmijët e tij që kanë lindur në Suedi. Në vitin 2018, ai u njoh me Blerina Hanken nga Elbasani, e martuar dhe me 4 fëmijë. Ajo i tha se ishte e ndarë sipas ligjit islam dhe kërkuan azil në Suedi.

Gjatë kësaj kohe, erdhën në jetë 2 fëmijë, vajza sot 4 vjeç e gjysëm dhe djali 2 vjeç e gjysëm. Në vitin 2023, autoritetet suedeze i kthyen në Shqipëri. Në këtë moment, Artani tregon se e la edhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët i mbetën atij për t’u përkujdesur. Sot Artani nuk i regjistron dot fëmijët, në mënyrë që të fillojë dhe vetë ndonjë punë për të jetuar.

Mosregjistrimi vjen për shkak të dokumenteve të paplota, djali është pa atësi dhe duhet të behet testi i ADN-së dhe të ketë vendim gjykate për t’u njohur. Po kështu, fëmijët rezultojnë në trungun familjar të nënës.

Denoncuesi: Dua t’i regjistroj 2 fëmijët e mi. Kanë lindur në Suedi. Në vitin 2018 u njoha me Blerina Hankjan, e cila është banuese në Elbasan. Ajo ishte e martuar me 4 fëmijë.

Gazetarja: Me dikë tjetër ndërkohë që të njohu ty?

Lexo edhe:

Shpallet në kërkim 31-vjeçarja nga Korça, ka braktisur prej 3 ditësh 4 fëmijët e mitur

Fëmijët duhet të kurohen jashtë, babai i mban peng të një firme

Denoncuesi: Po, nuk shkonte mirë me bashkëshortin e vet. Më shkruajti në Facebook ajo mua dhe më tha që “jam e kërcënuar” nga bashkëshorti i saj dhe më tha që “dua të jetoj me ty”. Duke e parë që ishte njeri shumë i sprovuar dhe mendova thashë ta marr për shtëpi. Babai i saj më tha mua që “mund ta marrësh vajzën time, ajo nuk ka shkuar mirë me të dhe më tha të lutem dua të ma trajtosh mirë vajzën sepse ka kaluar shumë vështirësi në jetë”. E mora këtu, mami nuk ma pranonte këtu. Kam jetuar në shtëpi me qira. Domethënë kam kaluar shumë sakrifica. Pastaj mendova të shkoj në Suedi, pasi kam qenë në Suedi, kërkuam azil për mbrojtje duke qenë se i rrezikohej jeta asaj dhe mua.

Gazetarja: Erdhën në jetë 2 fëmijë…

Denoncuesi: Vajza 4 vjeç e gjysëm, Hafsa dhe djali 2 vjeç e gjysëm. Lindën atje në Suedi. Nga viti 2019 që qëndruam në Suedi dhe deri në 2023-shin. Në fillim të Janarit 2023, kemi ardhur në Shqipëri. Arsyeja është se azili përfundoi.

Gazetarja: Çfarë ndodhi pastaj me ardhjen tuaj në Shqipëri?

Denoncuesi: Pastaj ajo më la. Tha “nuk dua të jetoj me ty”. Arsye të kota.

Gazetarja: Dhe fëmijët t’i la ty?

Denoncuesi: Më erdhi tek dera e shtëpisë me këto 2 fëmijë dhe më tha “këto fëmijë do t’i mbash ti”.

Gazetarja: Siç ja kishte lënë ish-burrit të parë.

Denoncuesi: Po.

Gazetarja: Kush është problematika jote që na ka sjellë ne këtu?

Denoncuesi: Që këto 2 fëmijë dua t’i regjistroj patjetër për arsye se nuk kam kush të m’i mbajë fëmijët dhe dua t’i çoj në kopsht dhe në çerdhe sepse nuk kam asnjëlloj të ardhure. I kam letrat që fëmijët kanë lindur në Suedi. I dorëzova tek Njësia Bashkiake Numër 4. Njërin e kam me atësi dhe tjetrin… Domethënë, Musa, ky djali është pa atësi, por djali e ka mbiemrin tim tek letrat.  Tek Njësia 4 më kanë thënë që duhet t’i çosh që t’i regjistrosh në Elbasan. Tani, aty hapin probleme se Blerina ka një gërmë që suedezi e ka ndryshuar dhe e ka pasur Qafa dhe e kanë bërë Qajo, tani ajo ka mbiemrin e babës, Hankja.

Kushtet ku jeton Artani me fëmijët janë të vështira, ndaj dhe i ofruam ndihmë fillimisht me ushqime, bashkë me fondacionin “Fundjavë ndryshe”.

Gazetarja: Çfarë kërkon?

Denoncuesi: Ajo që kërkoj unë është se dua t’i çoj në kopsht dhe në çerdhe, ju lutem shumë më ndihmoni bashkë me institucionet kush ka mundësi  që këta fëmijë të regjistrohen dhe të kenë mundësi që të shkojnë në kopsht dhe në çerdhe që edhe unë të punoj që t’i mbaj këta dy fëmijë se jam i vetëm, nuk ka kush të më ndihmojë.

Gazetarja: Ti ke 1 vit që je kthyer nga Suedia, kush të ndihmon me mbajtjen e fëmijëve?

Denoncuesi: Askush, vetë.

Gazetarja: Po kush i siguron të ardhurat?

Denoncuesi: Më kanë ndihmuar nja 2-3 vëllezër myslimanë, më kanë dhënë pak para, ca makarona, ca gjëra, Zoti i shpërbleftë me të mira. Pak Lekë më ngelin, nuk di çfarë të bëj. Në punë nuk mund të shkoj, nuk kam ku i lë fëmijët. Ky edhe në tualet shkon pas meje, nuk di çfarë të bëj.

Gazetarja: Nuk ke të afërm që të ndihmojnë?

Denoncuesi: Jo. Motra kam 3, por ata nuk janë bërë ndonjëherë që të më marrin në telefon. Unë jam vetë fare. Ato të ardhura që kisha, ata mbarojnë.

Më pas, “Stop” iu drejtua zyrës së Gjendjes Civile, Njësia 4, ku përgjegjësja Magi Lika, shpjegoi se rasti i ka kaluar zyrës së ndihmës ligjore, e cila përmes një vërtetimi do të mundësojë regjistrimin e dy fëmijëve tek fëmijët e paregjistruar dhe pas kësaj djali dhe vajza e Artanit, mund të vaksinohen e të regjistrohen në çerdhe dhe kopsht.

Magi Lika: Referuar Nenit 38/1 për gjendjen civile, dokumentacioni që duhet të paraqesë çdo shtetas duhet të jetë origjinal dhe me vulën apostile. Zotëria në këtë rast, ka sjellë thjesht fotokopje të dokumentit, nuk ka sjellë një dokument origjinal. Prindërit e fëmijët nuk kanë celebrim. Në këtë rast, nëna rezulton e martuar në Elbasan me një shtetas tjetër në momentin që ka lindur fëmijët dhe zotëria është beqar. Në njërën nga aktet e lindjes, njëri nga fëmijët e ka atësinë dhe tjetri nuk e ka atësinë të deklaruar. Nëna në aktet e lindjes së fëmijës e ka të deklaruar mbiemrin gabim, pra jo Qajo, por Qafa dhe në këtë rast, ne nuk mund të bëjmë dot regjistrimin e fëmijës. Për fëmijën që është pa atësi, normalisht duhet testi i AND-së. Ne në bashkëpunim me Shërbimin Ligjor Falas, kemi drejtuar zotërinë atje për të kryer të gjithë procedurën që të ndihmohet nga Shërbimi që është në dijeni dhe është duke e shqyrtuar për të kryer regjistrimin e fëmijës.

Etiketa: Artan Berishabashkeshortjafemijetkthyenpa atësiSuediatë paregjistruar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpallet në kërkim 31-vjeçarja nga Korça, ka braktisur prej 3 ditësh 4 fëmijët e mitur

10:41 : 18/04/2025
AKTUALITET

Fëmijët duhet të kurohen jashtë, babai i mban peng të një firme

22:01 : 11/04/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Meta në qeli, fëmijët e tij marrin pjesë në mitingun e hapjes së fushatës së opozitës

19:01 : 11/04/2025
BOTA

Frika e luftës, Suedia investon për modernizimin e bunkerëve të Mbrojtjes Civile

17:45 : 01/04/2025
SHENDETI

Alarmi për dhëmbët! Ushqimet dhe higjiena, shqetësime te fëmijët shumë herët. Sjellin edhe probleme kardiake

20:49 : 23/03/2025
BOTA

Kërkohet rikthimi i parasë fizike, dy vendet europiane tërhiqen nga pagesat digjitale

11:27 : 21/03/2025
Para

Gjarpri sulmon konkurrentin e ‘Përputhen’ në mes të emisionit/ Video

TË GJITHA

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025

E rëndë në Përmet/ 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

16:09 : 13/05/2025

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

16:05 : 13/05/2025

Aksident në Korçë/ Makina përplas nxënësin që po kalonte rrugën

16:00 : 13/05/2025

Ancelotti ndahet me Realin: Ishte vendim i përbashkët, do të jem tifoz i këtij klubi përjetë

15:57 : 13/05/2025

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon

15:41 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com