• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

55 mln lekë për një fuoristradë luksoze, Bufi i Roskovecit abuzon me fondet për komunitetin

23:40 : 23/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për të miratuar buxhetin e vitit pasardhës. Zakonisht këto fonde shkojnë për investime publike… por jo gjithmonë. Si për shembull ne rastin e bashkise Roskovec, ku buxheti i përcaktuar për vitin 2023 parashikonte shpenzime për paga, investime në infrastrukturën publike dhe blerjen e mallrave për nevojat e bashkisë dhe komunitetit.

Por në muajin tetor të vitit 2023 kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi vendos që të blejë një tjetër automjet, kësaj radhe të llojit fuoristradë.

Dhe për ta blerë këtë makinë luksoze në 30 gusht të 2023, Këshilli Bashkiak miraton kërkesën për zhvendosjen e buxhetit. Ne bazë të dokumentacionit qe disponojmë, nga buxheti i asfaltimit të rrugëve janë hequr plot 55 milion lekë dhe kanë shkuar për blerjen e një fuoristradë.

Jo të një fuoristradë dosido, por me parametra luksi, e denjë për kryetaren e bashkisë Roskovec. Pra, 55 milionë lekë të mohuara komunitetit për një makinë. Por edhe për këtë nevojë kaq emergjente që normalisht është tenderuar, bashkia Roskovec ka disa pretendime që janë shtuar nga tenderi i parë tek i dyti.

Kështu, më datën 12 shtator kryetarja Bufi ka firmosur urdhrin për ngritjen e Komisionit të llogaritjes të fondit limit dhe specifikimeve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikimet e para, sipas te cilave makina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës.

Lexo edhe:

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

Ndërsa në tenderin e hapur më 6 nëntor, kërkesat dhe specifikimet teknike të grupit të prokurimit rriten. Me sakte ekzagjerohen duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinal fabrike, opsionin Start-stop të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth.

Një makinë me parametra të tilla do ta kishte zili çdo biznesmen i këtij vendi, por për kryetaren e bashkisë Roskovec duket se është krejt normale. Ajo duhet të eci me hapin e kohës, pavarësisht problematikave të qytetit që administron. Por shihni historikun e te dy tenderave ne fjale.

Kryetarja Bufi ka refuzuar të gjitha ofertat e dhëna në tenderin e parë me argumentimin se asnjëra prej tyre nuk ishte e përshtatshme.

Si pasojë, në datën 6 nëntor ka hapur sërish garën, duke bashkangjitur kësaj radhe edhe kërkesat për opsionet dhe luksin që duhet të ketë makina.

Nëse do të bëjmë një retrospektivë, për të zhvilluar një tender, procedura e prokurimit publik parashikon që të ngrihet një komision, i cili do të mbajë një vendim, por në rastin konkret, bashkia Roskovec zgjodhi të shkelë ligjin, pasi vendimi i njësisë së prokurimit me kërkesat e reja është po ai i datës14 shtator.

Pra, thënë shkurt dhe qartë, për dy vendime të ndryshme është mbajtur vetëm një komision. Dhe kjo verifikohet shumë lehtë me numrin e protokollit, që është i njëjtë për të dy tenderat.

Një gafë që ka nxjerre zbuluar kryetaren dhe stafin e saj.

Përtej kësaj, shkeljet ligjore vazhdojnë.

Në total, sipas fondit limit Bashkia Roskovec do të shpenzojë 40 mijë euro (39.3) për blerjen e kësaj makine, por dhe këtu ka një problem. Pavarësisht se ka ndryshuar buxhetin, mungon vlera e plotë e parave, ndaj në kërkesën për ofertë kërkohet që pagesa të bëhet me dy trashe, 4.7 mijë euro këtë vit dhe 35.3 mijë euro vitin e ardhshëm.

Po a lejohet që blerjet, kur bëhen me procedurë të hapur të thjeshtuar të ndajnë fondin?

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave përcaktohet qartë se në rastin kur blerjet shtrihen në disa vite buxhetore, duhet të argumentohen dhe kjo vlen kur ka kontrata që kërkojnë punë të gjatë në zbatim siç janë ato të rrugëve apo marrëveshjet kuadër për blerjen e mallrave për një periudhë kohe të gjatë, por jo në rastin e blerjes se një automjeti, ku ky rregull nuk është respektuar nga ana e Bashkisë së Roskovecit, e cila nuk ka argumentuar copëzimin në vite të pagesës, kur ne fakt kërkon qe mjeti t’i dorëzohet brenda 14 ditëve.

Arsyen se përse zgjodhi të blejë një fuoristradë në vend që të investonte për komunitetin, mund ta japë vetëm zonja Majlinda Bufi…

Gjithmonë nëse kësaj radhe do jetë me miqësore  me ne.

Sapo u përball me grupin e xhirimit, kryetarja zgjodhi të mos zbriste nga makina, duke devijoi rrugën. Por meqë në Bashkinë Roskovec, Piranjat shkuan në ditën e pritjes se qytetareve, kryetarja u rikthye, por me një tjetër automjet.

Zonja Bufi nuk na dha asnjë sqarim për parregullsitë e tenderave për blerjen e mjetit luksoz, por sidoqoftë, nisur nga kërkesa e ekzagjeruar e saj, që natyrshëm do të rëndojë në xhepat e banoreve të Roskovecit mund t’i propozojmë një tjetër mjet luksoz qe i përgjigjet parametrave që ajo kërkon…. dhe mbi të gjitha kushton tre herë më lirë.

/Emisioni “Piranjat”

Etiketa: abuzonBashkia Roskovecfondetfuoristradë.majlinda bufi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

“S’e dija me kë flisja”/ Kushëriri abuzon me 14-vjeçaren me probleme mendore: Vetëm e kam puthur

21:29 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon debat parlamentar për abuzimet me fondet IPARD: Propozim për Komision të Posaçëm

13:05 : 03/10/2025
Para

Alizoti: PD duhet të futet në një etapë tjetër, por Berishën nuk e anashkalojmë dot politikisht

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com