• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Peshëngritje/ Briken Calja, i pesti në Evropianin e Sofjes

22:03 : 15/02/2024
në SPORT

Shqipëria ka nisur mbrëmjen e sotme garat në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, aktivitet që po mbahet në Bullgari, një event me rëndësi të dyfishtë, pasi është gjithashtu kualifikues për në Lojërat Olimpike.

I pari që ka përfaqësuar flamurin kuqezi në këtë kompeticion ishte Briken Calja, shtangisti me pritshmëritë më të larta në Kombëtare. 33-vjeçari, ish-kampion Europe dhe Bote, nuk arriti që të futej në zonën e medaljeve, duke e përfunduar dygarëshin në vend të pestë, një rezultat që mbetet i lartë për peshëngritjen shqiptare, por jo për ambiciet e Caljes.

Briken Calja, i cili në një kohë të shkurtër arriti të humbiste disa kilogramë, duke zbritur në kategorinë olimpike 73 kg, nuk e filloi në mënyrën më të mirë stilin e shkëputjes. Kampioni kuqezi dështoi në provën e parë me 148 kg, megjithatë u korrigjua në provën e dytë, duke e kaluar me sukses të njëjtën peshë.

Më tej shtangisti shtërmenas shtoi plot 5 kg, duke provuar me 153 kg, por pa mundur që ta realizonte me sukses provën. Kështu me 148 kg, Calja e mbylli stilin e shkëputjes në vendin e shtatë. Ndërkohë kampion Europe në këtë stil u shpall bullgari Bozhidar Andreev, i cili nuk fali në garën e shtëpisë, duke regjistruar rezultatin më të lartë 155 kg.

Më pas ishte radha për stilin e shtytjes, aty ku shtangisti shqiptar e filloi mjaft mirë, duke realizuar me sukses 180 kg, por më pas nuk kaloi dy provat e tjera me 185 dhe 186 kg, për tu klasifikuar në vend të pestë në shtytje. Edhe në këtë stil kampion u shpall sërish Andreev, madje duke vendosur rekord të ri europian me 193 kg, gjithashtu rekord europian vendosi edhe në dygarësh me 348 kg. Ndërsa Calja e mbylli dygarëshin me 328 kg, duke u klasifikuar në vend të pestë.

Lexo edhe:

Botërori i Peshëngritjes, Briken Calja renditet i katërti në shkëputje

Peshëngritje, Shqipëria mbetet jashtë Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Me këtë rezultat peshëngritësi kuqezi vijon të mbetet jashtë Lojërave Olimpike, ashtu sikurse peshëngritje shqiptare që vazhdon të mos ketë asnjë sportist brenda normës për në “Paris 2024”. Pas Europianit ka mbetur edhe një garë kualifikuese, Kampionati Botëror që do të mbahet në Tajlandë.

Radhën për të garuar në Europian nesër e ka një tjetër emër i madh i shtangës tonë, Erkand Qerimaj, i cili do të konkurrojë në peshën jo-olimpike 81 kg, me garën e tij që nis në orën 19:00.

KOMBËTARJA SHQIPTARE NË EUROPIANIN E SHTANGËS

Briken Calja 73 kg

148 kg në shkëputje, vendi i shtatë

180 kg në shtytje, vendi i pestë

328 kg në total, vendi i pestë

Erkand Qerimaj 81 kg

(16 shkurt, ora 19:00)

 

Etiketa: Briken Caljakampionati Europian i peshëngritjes

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i Peshëngritjes, Briken Calja renditet i katërti në shkëputje

20:29 : 09/12/2024
SPORT

Peshëngritje, Shqipëria mbetet jashtë Lojërave Olimpike “Paris 2024”

19:40 : 04/04/2024
SPORT

Botërori i Peshëngritjes/ Qerimaj renditet i pesti në shkëputje, Calja më mirë në shtytje

18:24 : 11/09/2023
SPORT

Europiani i peshëngritjes/ Zhgënjim për Caljen, nuk ia del në stilin e shkëputjes

18:53 : 18/04/2023
SPORT

Shpërblimet për titujt botërorë, Briken Calja e Federata “luftë” deklaratash

16:36 : 11/07/2022
SPORT

Calja kërkon fjalje për performancat në Europian: Do të rikthehem më i fortë!

16:19 : 01/06/2022
Para

“Xhon Kerri ishte brilant”- Manjani: Arsyeja e vërtetë pse erdhi Blinken në Shqipëri

TË GJITHA

Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij në Shtëpinë e Bardhë

21:11 : 05/06/2025

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

21:10 : 05/06/2025

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

21:05 : 05/06/2025

Uzbekistani shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës

20:45 : 05/06/2025

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025

Zyrtare/ Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar

20:38 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com