• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa na “vjedh” dashuria nga paga? Kostot për Shën Valentin marrin mesatarisht 40% të rrogës mujore

23:53 : 14/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, SHOW BIZ

A kushton dashuria? Teorikisht thonë se dashuria nuk kushton asgjë, por praktikisht llogaritë tregojnë të kundërtën. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e Shën Valentinit, ‘Scan Intel’ ka bërë disa përllogaritje të shpenzimeve për një çift mesatar në Shqipëri, të cilët e festojnë këtë datë, për të parë në përfundim se sa është kostoja mesatare e ditës së të dashuruarve. Prej shumë vitesh kjo festë festohet edhe në Shqipëri dhe sigurisht që nuk mungojnë dhuratat apo aktivitetet e ndryshme që çiftet zgjedhin të bëjnë në atë ditë. Nëse kohë më parë një trëndafil apo një dhuratë simbolike ishte e mjaftueshme, tashmë çiftet zgjedhin të bëjnë dhurata më të kushtueshme duke filluar nga një tufë e madhe me trëndafila e deri te paketat në qendra estetike, udhëtime apo edhe darkat në restorante të ndryshme.

‘Scan Intel’ pas monitorimit të çmimeve në biznese të ndryshme të Tiranës ka përllogaritur një kosto mesatare të dhuratave më të zakonshme që çiftet zgjedhin për të shprehur dashurinë. Kjo kosto është përllogaritur e tillë për të mesatarizuar portofolin e shqiptarëve, por edhe për të mos zhgënjyer pritshmëritë e partnerëve. Dashuria kushton, madje këto vitet e fundit më shumë se çdo herë tjetër për shkak të rritjes së çmimeve. Nëse do të konsiderojmë dhuratat më të zakonshme që simbolizojnë 14 Shkurtin, llogaritjet tregojnë se një buqetë lulesh kushton mesatarisht 2,000-5,000 lekë. Bizhuteritë janë po ashtu të preferuara sidomos për partneret femra dhe vlera e këtyre bizhuterive varion mesatarisht  nga 5,000 deri në 20,000 lekë.

Nga ana tjetër, edhe veshjet preferohen si dhuratë dhe mund të kushtojnë mesatarisht 5,000 lekë. Nga monitorimi i ‘Scan Intel’ për ditën e të dashuruarve preferohen edhe paketa të ndryshme të kujdesit personal, të cilat kushtojnë mesatarisht nga 4,000 në 10,000 lekë. Edhe setet fotografike janë një ndër idetë më të kërkuara nga çiftet të cilët i përdorin kryesisht për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve mes tyre, ku këto sete vërtiten rreth vlerës 15,000 lekë mesatarisht. Krahas dhuratave një pjesë e çifteve ditën e Shën Valentinit zgjedhin të darkojnë së bashku, dhe në këtë ditë restorantet ofrojnë paketa që përfshijnë shërbime të ndryshme, çmimi i të cilave përllogaritet mesatarisht 10,000 lekë.

Ndërkohë një pjesë tjetër preferojnë udhëtimet brenda ose jashtë vendit. Gjatë muajit Shkurt agjencitë turistike kujdesen të japin ofertat më të mira të paketave të udhëtimit. Nëse një çift zgjedh të udhëtojë brenda vendit kjo do ti kushtojë mesatarisht 5,000 deri në 15,000 lekë për person, ndërsa udhëtimet jashtë vendit kushtojnë më shumë, paketat në çift variojnë nga 8,500 në 25,000 lekë për person mesatarisht. Për shembull, të kalosh Shën Valentinin në Budapest, sipas referencave nga agjencitë turistike, kushton 75 Euro personi për 3 ditë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Por sa kushton dita e të dashuruarve? Le të bëjmë një supozim të shkurtër.  Nëse njëri nga partnerët do të zgjidhte që në ditën e Shën Valentinit të blinte një buqetë lulesh, një parfum si dhe të rezervonte një darkë në restorant, sa do të ishte fatura? Konkretisht, një buqetë lulesh kushton mesatarisht 5,000 lekë, një parfum kushton mesatarisht 10,000 lekë dhe një darkë në një restorant kushton 10,000 lekë. Pra në total kostoja mesatare e përllogaritur arrin në 25,000 lekë. Kjo do t’i kushtonte njërit prej partnerëve afro 40% të pagës mujore, pasi referuar statistikave të pagës të tremujorit të tretë 2023, të ardhurat mesatare të një qytetari në Shqipëri janë mesatarisht 58,000 lekë në muaj.

Patjetër që në këtë festë nuk mungojnë as ëmbëlsirat dhe çokollatat, megjithatë secili në varësi të gustove dhe preferencave, apo edhe mundësive mund të zgjedhë të bëjë dhurata të ndryshme në këtë ditë. Theksojmë se rasti i mësipërm është një rast hipotetik. Nga të dhëna të ndryshme referuar statistikave botërore shohim se shpenzimet në ditën e Shën Valentinit u rritën vitet e fundit kryesisht në sektorin e pajisjeve elektronike dhe atë të veshjeve. Pra, nuk përjashtojmë si mundësi një celuar apo smartëatch si dhuratë edhe në vendin tonë./SCAN

Etiketa: dashuriharxhimelekëpagashen valentinshpenzime

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025
Para

Kthjellime dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

TË GJITHA

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025

Digjet stalla me 170 dele në Pogradec, dyshohet shkëndijë elektrike

12:40 : 09/10/2025

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com