• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Q**** me 10 mij lekë”/ 50-vjeçarja ndan partnerin me një tjetër, familjarët e ofendojnë me profile false

20:57 : 14/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një nga fenomenet sociale më delikate, atë të “burrave me shumë gra”.

Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjore, ku burrat/gratë që bashkëjetojnë me shumë partnerë të dënohen penalisht, në gjithë Shqipërinë ka me mijëra bashkëjetesa të tilla.

Në redaksinë e Fiksit u ankua një 50 vjeçare në Dibër, e cila prej 22 vitesh ndan të njëjtin burrë me një partnere tjetër. Ajo thotë se familjarët e tij e bullizojnë dhe e ofendojnë, duke i hapur profile false në rrjete sociale. Ndërkohë, ka kontaktuar disa herë policinë e Peshkopisë, por nuk ia kanë zgjidhur këtë problematikë. Pas interesimit të Fiksit, oficeri i policisë i mban kallëzim qytetares për të gjithë profilet false që i kanë hapur.

Qytetarja thotë se është e divorcuar dhe ka 2 fëmijë nga martesa e parë.

“Kam 22 vite bashkëjetesë me këtë person. Fillimisht nuk e kam ditur që ka qenë i martuar. Më pas e mësova dhe të dyja familjet e kanë ditur. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme dhe kemi pranuar fatin tonë” – thotë qytetarja.

Ajo shpjegon se pas shumë vitesh bashkëjetesë, kanë sjellë në jetë 1 vajzë, e cila sot është 10 vjeçe.

Lexo edhe:

U kap me kokainë, arrestohet i riu në Dibër/EMRI

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

“Kemi qenë në një lagje tjetër dhe tani kemi shtëpitë pranë njëri-tjetrit. Me gruan e tij nuk kemi pasur probleme dhe konflikte. Disa muaj më parë, në 2023, kanë filluar problemet e para. Më kanë hapur disa profile false në ‘Instagram’ me fotografinë dhe emrin tim. Më etiketojnë si femër e përdalë dhe me ofendojnë”, thotë 50 vjeçarja.

Fiksi e pyeti se ndaj kujt dyshon se mund të ketë hapur këto profile false, ku bullizohet dhe ofendohet.

“Dyshoj se mund të ma ketë bërë djali i bashkëjetuesit i cili mbush 22 vjeç. Përveç meje i shkruan dhe vajzës time të madhe, e martuar. Tani më shqetësojnë fëmijët” thotë ajo, ndërsa tregon se ka shkuar disa herë në Policinë e Dibrës, por s’ka marrë zgjidhje. “Kam shkuar te Policia e Dibrës, fillimisht nëpërmjet një personi të njohur. Më thanë do t’i verifikojnë dhe nuk hetuan asnjë gjë. Kam shkuar në nëntor 2023 dhe asnjë gjë nuk ndodhi. Ato faqe në ‘Instagram’ herë janë aktive. Herë mbyllen përkohësisht, por hapen sërish dhe policia nuk i gjen autorët. Kam shkuar edhe para 1 jave në polici, ku kam treguar të gjitha detajet e hapjes së këtyre faqeve. Janë edhe biseda ku më shajnë dhe më etiketojnë si të përdalë. Por sërish nuk kanë marrë asnjë masë për identifikimin e personave që i hapin dhe as për mbylljen e tyre”, vijon denoncuesja.

Pas ankesës, ajo shkon në Policinë e Dibrës, ku takon oficerin që merret me sulmet kibernetike. I tregon sërish gjithçka, madje edhe bisedat dhe faqet e reja që janë hapur. Oficeri i thotë se “tani ke elemente dhe duhen verifikuar”. Ai i thotë se do të presësh pak dhe më pas do të bëjnë skanimin e telefonit. Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me oficerin Ramiz Alia, duke e pyetur se përse nuk e kanë hetuar më përpara. Ai përgjigjet se “zonja ka ardhur sot dhe është në ambientet e policisë”.

Fiksi e pyet se përse u la kaq gjatë, duke sjellë degradimin e situatës dhe gjendjen e vështirë emocionale dhe psikologjike të denoncueses. “Sot ka fakte, herët e tjera ka ardhur, por nuk ka bërë denoncim”, pohon ai, ndërkohë që qytetarja pohon se policia nuk i ka mbajtur denoncimin. Vetëm pas interesimit të Fiksit, Policia e Dibrës i merr denoncimin dhe fillon hetimet për këtë rast.

“Unë kërkoj të gjendet autori. Mund ta fal edhe për shkak të bashkëjetuesit. Kërkoj vetëm që të jetoj e qetë, bashkë me vajzën time që e rris vetë. Punoj në shtet dhe të gjithë më njohin. Ajo që është bërë është bërë, ka 22 vjet dhe askush s’e zhbën dot më. Por, mos të më ofendojnë dhe bullizojnë, sepse është shumë e rëndë”, përfundon denoncuesja.

Etiketa: bullizojnëburra me shumë gradenonconDibere martuarfamiljaretndanpartnerin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet i riu në Dibër/EMRI

10:44 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

17:42 : 19/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Gruaja denoncon burrin: Është larguar prej një viti, ka braktisur fëmijët dhe marrë kursimet

11:11 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Pavlefshmëri e përsëritje në Dibër dhe Shkodër”, KAS rrëzon ankimimin e PD

19:20 : 11/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi i votave të PD për Dibrën/ Konstatohen parregullsi, si ndryshon rezultati

15:20 : 11/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Nis rinumërimi i votave të Dibrës për kandidatët e PD-së

10:30 : 11/06/2025
Para

Ligji i ri për sigurinë kibernetike merr "OK", frikë për sulme edhe nga Rusia

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com