• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Presidenti Biden i bën thirrje Serbisë për kompromise me Kosovën

22:28 : 14/02/2024
në RAJONI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Thirrjet janë pjesë e një mesazhi të urimit dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me rastin e 15 shkurtit, ditës së Shtetësisë së Serbisë.

 

Në mesazhin e shpërndarë nga kabineti i presidentit serb, thuhet se presidenti amerikan krahas urimit shpreh besimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe ekonomisë, përparimin e integrimeve evropiane për Serbinë dhe paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

“Këto janë kohë vendimtare për Evropën”, thuhet në letër në të cilën nënvizohet se Serbia i është bashkuar një grupi prej 140 vendesh demokratike nga e gjithë bota në Kombet e Bashkuara për të dënuar luftën e (Vladimir) Putinit në Ukrainë. “Është e rëndësishme që ne të mbetemi të bashkuar në dërgimin e mesazheve të forta të mbështetjes për Ukrainën dhe dënimin e luftës brutale që Rusia e ka zgjedhur”, thuhet në letër.

Lexo edhe:

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

“Exit poll-et” për zgjedhjet në Kosovë/ Prishtina shkon në balotazh, dështon ish-ministrja e Edi Ramës

Presidenti Biden, i bën thirrje Serbisë të ecë përpara në mbrojtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin dhe “të ndërmarrë hapa duke përfshirë kompromisin kur është i nevojshëm në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letër në të cilën theksohet se marrëveshja e vitit të kaluar “paraqet hapa thelbësorë drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën.

Një vit më parë palët u pajtuan për një marrëveshje që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja u mirëprit nga diplomacia perëndimore dhe pati një shkallë optimizmi se zbatimi i saj do të fillojë menjëherë. Por, kjo nuk ndodhi dhe palët kaluan periudha tensionesh të larta.

Vjeshtën e kaluar Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton më shumë autonomi për këtë komunitet, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës.

Në dhjetor Serbia, përmes një dokumenti tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon një njohjen e Kosovës, ndërsa Prishtina ende nuk ka filluar punën për asociacionin.

Bashkimi Evropian përsëriti disa herë se marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për palët duke u bërë thirrje për zbatimin e plotë të saj dhe shmangien e veprimeve që nxisin tensione.

Qeveria amerikane kritikoi qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të martën në një intervistë për Zërin e Amerikës se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

/VOA

Etiketa: BidendialoguPrishtina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025
RAJONI

“Exit poll-et” për zgjedhjet në Kosovë/ Prishtina shkon në balotazh, dështon ish-ministrja e Edi Ramës

19:26 : 12/10/2025
RAJONI

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025
SPORT

Prishtina eliminohet nga kualifikueset e Europa League, Sherif Tiraspol në turin e dytë

22:14 : 17/07/2025
RAJONI

“Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

14:13 : 11/07/2025
SPORT

Kualifikimi një formalitet, Sherif Tiraspol mund thellë Prishtinën në Europa League

21:04 : 10/07/2025
Para

Champions/ Shokohet Bayern! Immobile i ndëshkon, Upamecano del me karton të kuq

TË GJITHA

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedim penal

11:35 : 24/10/2025

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

11:19 : 24/10/2025

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

11:05 : 24/10/2025

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

10:51 : 24/10/2025

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

10:38 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com