• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

‘Menaxheri i Vetmisë’/ Të rinjtë të pavetëdijshëm për vetminë

15:26 : 14/02/2024
në NDRYSHE

Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë është veçanërisht i dukshëm për shumë njerëz të prekur. Ndërkohë, vetmia është bërë edhe temë e politikës federale në Gjermani. Në disa vende ka njerëz që janë marrë për një kohë të gjatë me këtë fushë. Sylvio Böhm p.sh. është “menaxher i vetmisë” në një shoqëri strehimi në Erfurt, në lindje të Gjermanisë. Shumica e të prekurve i thanë atij se ata nuk kishin shkëmbyer asnjë fjalë me dikë për javë të tëra.

Kjo ndjenjë mund të lindë në pleqëri, sepse shumë marrëdhënie gradualisht shuhen. Kur familja e të moshuarve nuk jeton më ku jetojnë ata, kur ata shohin vetëm shërbimin e infermierisë, nuk mund të bëjnë pazar vetë ose të shkojnë në bankë dhe të flasin me të tjerët atje, jeta për ta mund të bëhet e padurueshme.

Problemi është se familja shpesh priret të largohet nga më të moshuarit pikërisht kur ata kanë më shumë nevojë, tha Böhm për radion gjermane Deutschlandfunk.

Mediet sociale nuk zëvendësojnë dot kontaktet fizike

Lexo edhe:

Festa e të dashuruarve! Çfarë është “Shën Valentini”, legjenda që solli 14 shkurtin

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton “dashuria” në Shqipëri?

Por vetmia nuk është një fenomen specifik për të moshuarit. Të prekur gjithashtu janë shumë të rinj. Të rinj ndërmjet moshës 14 dhe 25 vjeç thonë në sondazhe se janë të vetmuar, sepse shpesh nuk janë të sigurt për veten e tyre.

Ata shpesh gjejnë strehim në lojëra me video ose #TikTok, por ky është vetëm shpërqendrim. Shumica prej tyre as që janë të vetëdijshëm për vetminë e tyre.

Psikologët kujtojnë që mediet sociale nuk zëvendësojnë dot kontaktet fizike. Shkaku është se njeriu është qënie fizike, që dëshiron ta prekin, ta shikojnë në sy, t’i vështrojë të tjerët si janë e ndihen, sa të shëndoshë janë, sa të gjatë, të ndiejë aroma etj. Mediet sociale janë më mirë se asgjë, por nuk zëvendësojnë një përqafim, një shtrëngim duarsh apo një vizitë në spital, kur je sëmurë.

Duke iu referuar qeverisë në Berlin dhe vendimit të saj për të zbatuar një strategji për të luftuar vetminë, Böhm tha se Gjermania ende nuk është pozicionuar sa duhet mirë.

Psikologia Maike Luhmann e quajti gjithashtu strategjinë kundër vetmisë, të miratuar para Krishtlindjeve nga qeveria, si të pamjaftueshme. Ajo tha për gazetën “Süddeutsche Zeitung” se strategjia përfshin më shumë se njëqind masa, shumica e të cilave duken të arsyeshme. Por problemi është se nuk investohen euro shtesë. Në vende të tjera tashmë ka ministri të vetmisë.

Profesoresha, e cila këshillon qeverinë federale gjermane, shpjegoi se kërkimi mbi vetminë fokusohet tek të rinjtë apo të moshuarit. Por në rrezik janë edhe personat e moshës së mesme, për shembull kur u mbetet pak kohë për miqësi, pasi duhet të kujdesen për fëmijët, për shtëpinë dhe karrierën.

Strategji për të luftuar vetminë te të moshuarit

Ish-kryetari i socialdemokratëve gjermanë (SPD) Franz Müntefering theksoi nevojën e një strategjie për të luftuar vetminë te të moshuarit. Çdo ditë vdesin vetëm njerëz në Gjermani, tha ai për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Në kohë pandemie, kjo me të drejtë ngjalli zemërim. Kjo është arsyeja pse shoqëria duhet të mendojë se çfarë mund të bëhet në këtë fushë. Müntefering përmendi si shembull që autoritetet lokale të punësojnë punonjës socialë, që të kujdesen për njerëzit e vetmuar dhe që ndonjëherë të telefonojnë ose të kalojnë te ata.

Vitin e kaluar, më shumë se një milion njerëz në Gjermani kontaktuan shërbimin e këshillimit telefonik Telefonseelsorge. Sipas një zëdhënësi, luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë ishin shpesh shkaku për telefonatat. Por vetmia dhe gjendja depresive shpirtërore luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm, tha ai për agjencinë gjermane të shtypit./DW

Etiketa: Shën Valentinivetmia

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Festa e të dashuruarve! Çfarë është “Shën Valentini”, legjenda që solli 14 shkurtin

10:51 : 14/02/2025
AKTUALITET

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton “dashuria” në Shqipëri?

08:15 : 14/02/2025
AKTUALITET

Festë në burgun e grave në Pogradec, ish-e dënuara organizon “Shën Valentinin” për të burgosurat

17:47 : 13/02/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor/ Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë, Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet

19:32 : 10/02/2025
AKTUALITET

10% e kryeqytetasve të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

16:09 : 26/01/2025
SHENDETI

Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%

21:44 : 11/10/2024
Para

Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro

TË GJITHA

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com