• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë tha Trumpi për financimin e NATO-s dhe çfarë është neni 5?

08:54 : 13/02/2024
në RAJONI

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrtarët e lartë perëndimorë kur tha se ai nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe se do ta nxiste Rusinë t’i sulmojë ata.

Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e disa prej pyetjeve kyçe rreth NATO-s, fjalëve të Trumpit – i cili po garon për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor dhe po prin ndaj presidentit Joe Biden në disa sondazhe – dhe ndërlikimet e tyre.

Çfarë është NATO-ja?

E themeluar më 1949 për ta kundërshtuar Bashkimin Sovjetik kur po rriteshin tensionet në Luftën e Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) është aleancë politike dhe ushtarake e vendeve nga Amerika Veriore dhe nga Evropa.

Lexo edhe:

Takimi në Alaskë, Trump paralajmëron Putinin: Nëse nuk ndalon luftën të premten, do të ketë pasoja të rënda

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

Në nenin e 5 të traktatit të themelimit të saj është i mishëruar parimi i mbrojtjes së përbashkët – ideja se një sulm ndaj një anëtari cilësohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

NATO-ja i merr vendimet me bashkëpajtim, por fuqia politike dhe ushtarake e SHBA-së nënkupton se ajo është vendi dukshëm më i fuqishëm në këtë aleancë, ndërsa arsenali i saj bërthamor shihet si garantues përfundimtar i sigurisë.

Cilat vende janë në NATO?

NATO-ja i ka 31 anëtarë tani për tani – shumica e të cilëve janë vende evropiane, plus Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Anëtarja më e re është Finlanda, e cila iu bashkua asaj në prill të vitit të kaluar si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022.

Suedia ka bërë kërkesë për t’iu bashkuar aleancës bashkë me Finlandën, por është duke e pritur Hungarinë ta ratifikojë kërkesën e saj si hapi i fundit i madh para se të bëhet anëtare.

Gjatë Luftës së Ftohtë, përqendrimi kryesor i NATO-s ishte ta mbronte Evropën Perëndimore nga Bashkimi Sovjetik. Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989, NATO-ja u zgjerua për t’i pranuar vendet e ish-bllokut komunist nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Anëtarët e NATO-s shtrihen nga vende të mëdha si, Britani e Madhe, Franca, Gjermania dhe Turqia, deri te vendet e vogla si, Islanda dhe Mali i Zi.

Çfarë tha Trumpi për NATO-n?

Si president amerikan nga viti 2017 deri më 2021, Trumpi shpesh i kritikonte NATO-n dhe anëtarët e saj si, Gjermaninë, duke i akuzuar se nuk po paguanin mjaftueshëm për mbrojtjen e vet dhe se po mbështeteshin në Uashingtonin për t’i mbrojtur.

Ai e vuri në dyshim haptazi parimin e mbrojtjes së përbashkët.

Edhe administratat e tjera amerikane i kanë akuzuar evropianët për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje, por me ton më të butë.

Kritikat e Trumpit arritën në një shkallë tjetër gjatë një fushate zgjedhore të shtunën në Karolinën e Jugut, kur ai kujtoi, siç tha, një bisedë me “një president të një vendi të madh”.

“Epo, zotëri, nëse ne nuk paguajmë dhe na sulmon Rusia – a do të na mbroni ju?”, Trumpi e citoi liderin anonim të ketë thënë.

“Unë i thashë: ‘Ju nuk keni paguar? Ju jeni fajtor?’ Ndërsa, ai më tha: ‘Po, të themi se ndodhi ajo.’ Jo, unë nuk do t’ju mbroja juve. Në fakt, unë do t’i nxisja ata [Rusinë] të bëjnë çfarë dreqin duan. Ju duhet të paguani”, tha Trump.

Si financohet NATO-ja?

Trumpi shpesh i ka akuzuar anëtarët e NATO-s se nuk i paguajnë borxhet e tyre, duke krijuar një përshtypje se aleanca ushtarake është sikur një klub me anëtarësim me pagesë.

Por, NATO-ja vepron ndryshe. Ajo ka fonde të përbashkëta, në të cilat japin kontribut të gjithë anëtarët. Por, shumica dërrmuese e fuqisë së saj vjen nga shpenzimet e brendshme të vendeve anëtare për mbrojtjen – për t’i mirëmbajtur forcat dhe për të blerë armët të cilat mund të përdoren nga NATO-ja.

Megjithatë, anëtarët e NATO-s janë zotuar se do t’i shpenzojnë së paku 2 për qind nga bruto produkti i tyre i brendshëm (GDP) çdo vit për mbrojtjen – dhe shumica e tyre nuk e arritën këtë synim vitin e kaluar.

Sa anëtarë të NATO-s e arritën synimin për shpenzime në mbrojtje?

Sipas vlerësimeve të NATO-s nga korriku i vitit të kaluar, 11 vende anëtare pritej ta arrinin synimin e 2 përqindëshit më 2023. Ato ishin: Polonia, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Estonia, Lituania, Finlanda, Rumania, Hungaria, Letonia, Britani e Madhe dhe Sllovakia.

Gjermania, e cila ka ndër ekonomitë më të mira në Evropë, shpenzoi rreth 1.75 për qind të GDP-së për mbrojtjen. Por, zyrtarët gjermanë kanë thënë se presin se do ta arrijnë cakun prej 2 për qind këtë vit, kryesisht falë një fondi të veçantë prej 1 miliard eurove të themeluar si përgjigje ndaj luftës ruse në Ukrainë.

Vendet që shpenzuan më së paku nga GDP-ja e brendshme ishin: Spanja, Belgjika dhe Luksemburgu, sipas të dhënave të NATO-s.

Çfarë është neni 5 i NATO-s?

Në nenin 5 të traktatit të themelimit, anëtarët e NATO-s deklarojnë se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën Veriore “do të cilësohet sulm kundër të gjithëve”.

Ata u pajtuan se do t’i ndihmonin “palën apo palët e sulmuara duke ndërmarrë menjëherë, veçmas apo së bashku me palët e tjera, veprime të tilla siç e shohin të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcave të armatosura”.

Megjithatë, neni 5 nuk e përmend ndonjë përkushtim për përgjigje automatike ushtarake për ta ndihmuar një aleat që është duke u sulmuar. Kjo nënkupton se fuqia e nenit 5 varet nga deklaratat e qarta nga liderët politikë se ai do të mbështet nga veprimi.

Kjo është ndër arsyet pse deklaratat e Trumpit shkaktuan stuhi të tillë, posaçërisht pasi ai i bëri ato në një kohë kur në NATO janë të alarmuar nga qëllimet e Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës nga ajo.

Duke lënë të kuptohet se ai nuk do të ndërmerrte veprime ushtarake për ta mbrojtur një aleat, Trumpi i minoi supozimet të cilat i japin pushtet nenit 5.

“Çfarëdo sugjerimi se aleatët nuk do ta mbrojnë njëri-tjetrin e minon tërë sigurinë tonë, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, si dhe i vë në rrezik të shtuar ushtarët amerikanë dhe evropianë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 11 shkurt./REL

Etiketa: donald trumpnato

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi në Alaskë, Trump paralajmëron Putinin: Nëse nuk ndalon luftën të premten, do të ketë pasoja të rënda

19:12 : 13/08/2025
BOTA

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025
BOTA

Urdhri i Trump: Të përdoret ushtria për të shkatërruar plotësisht kartelet e huaja të drogës

10:28 : 09/08/2025
BOTA

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)
BOTA

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
Para

Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Përplasen dy makina, plagosen babë e bijë

TË GJITHA

Richard Grenell: Trump e shpëtoi Qendrën Kennedy nga shkatërrimi

15:51 : 14/08/2025

Shpërndanin drogë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u sekuestrohet gjysmë kg kokainë

15:46 : 14/08/2025

Merr flakë një makinë në ecje në Vlorë, shkrumbohet plotësisht

15:46 : 14/08/2025

Liverpooli pa rivalë në merkato, blen 18-vjeçarin italian për 35 milionë euro

15:41 : 14/08/2025

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025

Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:04 : 14/08/2025

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

14:59 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com