• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky largon komandatin e ushtrisë

20:45 : 08/02/2024
në BOTA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zëvendësoi sot komandantin e ushtrisë ukrainase Valerii Zaluzhnyi, një hap që ndryshon rrënjësisht strategjinë e luftës së Ukrainës kundër Rusisë që po hyn në vitin e tretë, ndërsa përballet me mungesë municionesh dhe rekrutësh.

Përmes një postimi në platformën sociale X, zoti Zelenskyy njoftoi se u takua me Gjeneralin Zaluzhnyi, të cilin e falenderoi për shërbimin e tij dy vjeçar në krye të ushtrisë ukrainase dhe i tha se ka ardhur koha që dikush tjetër të udhëheqë ushtrinë.

“Koha për ripërtëritje është tani”, deklaroi zoti Zelenskyy.

Në vend të tij, zoti Zelenskyy emëroi gjeneralin Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës. Gjenerali Syrskyi, 58 vjeç, që nga viti 2013 ka qenë i angazhuar në përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të integruar standardet e NATO-s.

Me një mesazh në platformën Telegram, zoti Zaluzhnyi nuk njoftoi se është larguar, por tha se ka pranuar se “të gjithë duhet të ndryshojnë dhe t’i përshtaten realitetit të ri” dhe se pajtohet se ekziston një “nevojë për të ndryshuar qasjen dhe strategjinë” e luftës.

Lexo edhe:

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

Deklarata vjen disa ditë pas spekulimeve në mediat vendore që raportuan se zoti Zelenskyy do ta shkarkonte gjeneralin Zaluzhnyi, ndryshimi më thelbësor ky që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Gjenerali i shkarkuar Zaluzhnyi ishte shumë i respektuar nga ushtarët e tij dhe nga zyrtarët e huaj. Disa analistë kanë paralajmëruar se largimi i tij mund të sjellë një shpërqëndrim jo të mirëpritur dhe të shkaktojë ndasi ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe politikanëve, si dhe të krijojë paqartësi me aleatët perëndimorë të Kievit.

Ndasitë në radhët e drejtuesve të lartë të Ukrainës u shfaqën publikisht së fundmi kur filluan edhe njoftimet për shkarkimin e zotit Zaluzhnyi më 29 janar. Zyra e zotit Zelenskyy dhe Ministria e Mbrojtjes i mohuan pretendimet, por njoftimet ushqyen pritshmërinë se ai do të largohej.

Tensionet ndërmjet zotit Zelenskyy dhe gjeneralit Zaluzhnyi – dy figurat kryesore të luftës së Ukrainës – filluan pasi kundër-ofensiva e shumëpritur nuk arriti të përmbushë synimet për të çarë vijën e mbrojtjes ruse. Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë dhënë armatim me vlerë prej miliarda dollarësh për të ndihmuar Kievin.

Pas disa muajve, krahas shenjave të lodhjes nga lufta në Perëndim, gjenerali Zaluzhnyi e përshkroi konfliktin si në “ngërç“, në një kohë kur Presidenti Zelenskyy po argumentonte në kryeqytetet e huaja se armatimi i ri ishte jetik. /VOA

Etiketa: janarvoaZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025
BOTA

Takimi Trump-Zelensky, mes optimizmit dhe rezervave për Tomahawk

09:03 : 18/10/2025
BOTA

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, për takimin me Trump

19:41 : 17/10/2025
BOTA

Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, raketat “Tomahawk” në qendër të bisedimeve me Trump

11:49 : 17/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
Para

Ku janë 60 milion eurot e inceneratorit të Tiranës dhe kush janë pronarët?

TË GJITHA

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com