• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Championsi i ri, si një mega-kampionat; Ja si është formati që nga viti i ardhshëm!

20:10 : 07/02/2024
në SPORT

Risi absolute në Champions League që duke nisur nga sezoni 2024 -2025. Nuk do të ketë më një fazë me 8 grupe, por një grup i vetëm me 36 skuadra, si një mega kampionat me një fazë dhe me një klasifikim të vetëm, por ku ndryshe nga një kampionat i mirëfilltë nuk ndeshesh me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.

Një turne ku situata mund të jetë pezull për çdo skuadër deri në ndeshjen e fundit, duke evituar zbehjen e interesit në raundet finale. Pastaj natyrisht edhe me fazën e sfidave me eliminim të drejtpërdrejtë vjen më e bukura.

36 SKUADRAT

Skuadrat pjesëmarrëse do të jenë 36, me kampionatet më të rëndësishme që ashtu si aktualisht kanë nga 4 skuadra, por me një risi, pasi klasifikimi sezonal i UEFA-s do t’u dhurojë nga një skuadër më shumë dy kampionateve më të mira, aktualisht kryesohet nga Italia, që natyrisht do ta ketë të vështirë të mbajë të njëjtin pozicion deri vitin e ardhshëm.

SUPER GRUPI

Lexo edhe:

Fitore e pastër në Rotterdam, Interi mposht Feyenoordin dhe i afrohet çerekfinales

Feyenoord eliminon Milanin nga Champions League (Video)

Në grup, ku do të jenë të 36 skuadrat, çdo ekip do të luajë 8 ndeshje, ndryshe nga 6 që luan tani. Nuk do të ketë sfida me sistemin vajtje ardhje, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë që do të përcaktohen nga shorti që do të hidhet në gusht në Montecarlo. Në short 36 skuadrat do të ndahen në 4 vazo me nga 9 ekipe, në bazë të klasifikimit për klube, ku skuadrat kampione do të jenë në vazon e parë. Çdo skuadër do të shortohet nga dy kundërshtarë nga çdo vazo, me njërën prej të cilave do të përballet në shtëpi ndërsa me tjetrën në transfertë.

KLASIFIKIMI

Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e grupit, 8 skuadrat që do të jenë të parat në renditje kualifikohen direkt për në 1/8. Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 16-in, do të përballen me ato nga vendi i 17-të deri në të 24-in, në playoff.

Tetë fitueset e play off do të bashkohen me 8 skuadrat që ishin renditur të parat, ndërsa 8 skuadrat humbëse eliminohen, ashtu si dhe ato që në grup ishin renditur nga vendi i 25-të në të 36-in. Një tjetër risi është se nuk do të ketë një kalim në Europa League si më parë për vendet e treta në grupe, pasi skuadrat që eliminohen janë direkt jashtë Kupave të Europës.

ELEMINIMI I DREJTËPËRDREJTË

16 skuadrat e mbetura do të sfidohen pastaj në 1/8, çerekfinale, dhe gjysmëfinale me ndeshje vajtje-ardhje, deri në finalen unike, gjithmonë sipas një tabele me ndërthurje të përcaktuara që në fillim si në tenis. Do të ketë vetëm një short në Championsin e ri, ai i gushtit. Për skuadrën që shkon deri në finale do të ketë në total 15 ndeshje, 17 për ato që kalojnë nga play-offi.

KUPAT E TJERA

Sistemi revolucionarizon edhe Europa dhe Conference League, pasi dy turnetë do të kenë formulën e njëjtë me 36 skuadra dhe një grup të vetëm, por në Conference parashikohen vetëm 6 ndeshje dhe jo 8. Të paktën në letër, duket gjithçka më spektakolare!

Etiketa: formatliga e kampioneve

Lajme të lidhura

SPORT

Fitore e pastër në Rotterdam, Interi mposht Feyenoordin dhe i afrohet çerekfinales

20:41 : 05/03/2025
SPORT

Feyenoord eliminon Milanin nga Champions League (Video)

20:42 : 18/02/2025
SPORT

Bayernit nuk i lejohen surprizat në Champions, formacionet zyrtare të duelit ndaj Celtic

20:00 : 18/02/2025
SPORT

Milan-Crvena Zvezda/ Leao tund rrjetën, ndizet festa në “San Siro” (VIDEO)

21:50 : 11/12/2024
SPORT

Champions/ Girona-Liverpool dhe D. Zagreb-Celtic, publikohen formacionet zyrtare

17:41 : 10/12/2024
SPORT

Champions League/ Bayern fiton superfidën ndaj PSG-së, nuk gabojnë as Inter dhe Barcelona

23:03 : 26/11/2024
Para

Ekzekutohet në Athinë biznesmeni grek, kishte grua shqiptare. Bënte tregti me Shqipërinë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025

Premtimet boshe të Ramës! Antonio Costa nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:39 : 15/05/2025

Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit ku numërohen votat

17:39 : 15/05/2025

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com