• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KESH tender korruptiv/ 2 milion euro për të siguruar TEC-in lundrues të Bangladeshit

08:46 : 01/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Afera e TEC-it lundrues që po pluskon në zonën e Triportit në Vlorës vijon të gllabërojë miliona euro. Karakatinat që kanë ardhur nga Bangladeshi ende nuk janë vënë në punë, por kjo s’e ka penguar shtetin shqiptar që krahas kostos së qirave, të akomodimit apo të karburantit, të bëjë tender edhe për sigurimin e tyre.

Pajisjet janë me qira, teksa KESH-i paguan çdo muaj qindra mijëra euro, pa u ndezur asnjë ditë. Mediat dhe shoqatat ambientaliste kanë kundërshtuar këtë kontratë të firmosur mes shtetit shqiptar dhe dy firmave, njëra italiane dhe tjetra amerikane. Ka pasur dyshime se një nga firmat është off-shore, por duke qenë se në “atë skenë krimi” shkuan edhe ambasadorë, asnjë institucion ligj zbatues nuk denjoi që të bënte qoftë një verifikim për qindra miliona euro që po shpenzohen.

Jo shumë larg vendit ku janë akomoduar ato karakatina të ndryshkura, qëndron i konservuar një tjetër TEC, kostoja e të cilit ka shkuar në plot 130 milionë euro. Ndërkohë, shteti ynë që po hiqet si i pasur paguan miliona euro për konservimin e TEC-it në tokë dhe qindra miliona euro të tjera për TEC-et Lundruese. Të jemi vërtetë kaq të pasur si shtet?!

Faksimile: KESH-i ka hapur një tender me vlerë rreth 2 milionë euro për të siguruar TEC-in Lundrues

Por, sikur mos të mjaftonte pagesa qindra milionë euro për marrjen e tyre me qira, KESH-i bën tender edhe për sigurimin e atij aseti. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, KESH-i ka hapur objektin e procedurës së prokurimit me objekt “sigurimi i asetit – TEC Lundrues”. Fondi limit i kësaj procedure është 177.600.000 lekë, ose me TVSH shuma shkon në plot 2 milionë euro. Mësohet se procedura do të hapet në muajt në vijim dhe bën fjalë për “shërbime sigurimi”.

Lexo edhe:

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

Por, a nuk është përcaktuar në kontratën e qirasë që këto firma të sigurojnë edhe asetin? Kontrata parashikon vlerën e amortizimit dhe vlerën e asetit. Madje, edhe mirëmbajtjen dhe gjithçka tjetër. Mësohet se dy termocentralet lundruese janë marrë me qira për një periudhë dy-vjeçare nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me një kosto prej 46 milionë dollarësh. Por, aktivistët kanë pretenduar se anijet e ardhura nga Bangladeshi janë të një teknologjie shumë të vjetër dhe ka 30 vite që janë në funksion.

Mësohet se kosto totale e qirasë për dy TEC-et dhe prodhimit të energjisë për dy vite, sipas KESH, do të jetë rreth 330 milion dollarë. Qeveria ka deklaruar se puna do të niste në fillim të vitit 2023, pasi anijet të ishin fiksuar dhe lidhur me rrjetin elektrik. Por edhe sot në 2024 anijet nuk kanë filluar të prodhojnë energji.

Ndërkohë vetëm disa javë më parë, firma “Petrolifera” ka fituar tenderin 7.2 mln euro për depozitimi e naftës së TEC-eve në Vlorë. Nafta, që është e llojit të rëndë, do të blihet nga vetë Korporata Eleketroenergjetike Shqiptarë përmes një procedurë tjetër. Pak kohë më parë, KESH shpalli një thirrje për shprehje interesi për të siguruar 100 mijë tonë naftë përmes një marrëveshje kuadër. Sipas dokumenteve të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve Publike fondi limit i tenderit për blerjen e karburantit është përcaktuar 10 miliardë e 267 milionë lekë ose më shumë se 100 milionë dollarë me kursin aktual.

Etiketa: 2 milion eurobangladeshiKESHTEC lundruestender korruptiv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

16:14 : 05/05/2025
AKTUALITET

Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

22:47 : 25/04/2025
AKTUALITET

Bie maska e suksesit energjetik/ OSHE shpall pamundësinë për të paguar 500 mln euro borxhe ndaj KESH

12:05 : 03/04/2025
AKTUALITET

120 mln euro për 0 KvH energji/ Zhvatja me “Tigrat e Belës” dhe orataku i fshehtë iranian

21:17 : 26/02/2025
AKTUALITET

Shiti apartamente e dyqane për 2 mln €, por s’ua dorëzoi blerësve/ Prokuroria çon në gjyq biznesmenin

15:01 : 20/02/2025
Para

Maliqi nxjerr pamjet skandaloze, Kuçova e mbuluar nga pisllëku: Hajdari vetëm vjedh

TË GJITHA

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com