• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me 30 mijë paund për dokumentet angleze

22:04 : 31/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan, për të denoncuar një mashtrim. Vëllai i tij, prej disa vitesh jetonë në shtetin anglez, pa dokumente. Njihet me Mirvjen Nino nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton dokumente angleze.

Mirvjen Nino i kërkoi vëllait të denoncuesit 30 mijë pound dhe mënyra se si do i bënin dokumentet ishte nëpërmjet një martesë false, e cila nuk ndodhi asnjëherë.

Denoncuesi: Kam vëllain në Angli dhe doja që t’i bëja dokumentet angleze. Vëllai im rrinte me një djalë nga Berati dhe ai e rekomandoi tek një person që quhet Mirvjen Nino. Ky bënte dokumente me anë të vajzës së tij, se e ka avokate atje. Ky thoshte që “do më japësh lekët, domethënë 30 mijë paund, edhe disa lekë do kalojnë tek femra që do gjejmë. Do gjendet një femër që të paguhet dhe do bëhet një martesë false dhe pastaj do vazhdojmë procedurat e të bëhen dokumentet”.

Gazetarja: Pra, dokumentet do të bëheshin me anë të martesës, ndërkohë sa do të merrte personi i cili do të martohej dhe sa do të përfitonte zotëria i cili do të bënte të mundur realizimin e dokumenteve?

Denoncuesi: Sipas këtij djalit që na e rekomandoi 10 mijë paund i merrte kjo vajza, edhe të tjerat, reston, i ngelej atij. Vëllai e kontaktoi dhe e lanë për të bërë pagesën, 30 mijë paund. “Gjysmat”, tha, “jepja tek motra në Tiranë”. Janë 15 mijë paund, unë i dhashë 17 mijë e 500 euro, se kështu ishte kursi dhe 15 mijë paund ia dha vëllai atje në Angli.

Lexo edhe:

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

Gazetarja: Kur e keni bërë pagesën?

Denoncuesi: E kemi bërë në vitin 2020, ishte para pandemisë. Ai nxirrte justifikim që “është pandemia, u vonuan”, pastaj e la që nuk do ta bënte në atë mënyrë edhe i kërkoi kartën e identitetit italiane vëllait, për ta kthyer nga karta në dokumente angleze. Vajti dha gishtat, pagoi edhe tarifën e vizës, si përfundim nuk ia dhanë sepse nuk ishte e ligjshme.  

Gazetarja: Pse nuk u realizua martesa?

Denoncuesi: Po s’u realizua sepse kaloi koha e pandemisë dhe nuk po gjente dot vajzë.

Gazetarja: Pra, të dyja mënyrat dështuan. Çfarë ndodhi më tej, kërkuat paratë?

Denoncuesi: Pastaj e pranoi vetë që “nuk e bëj dot dhe u mundova. Unë të tjerëve u kam bërë, por disave nuk u kam bërë”, edhe pastaj vendosëm që të kthehen lekët.

Pasi procedura nuk është kryer, ka qenë personi i interesuar i cili ka kërkuar paratë mbrapsht, shumën prej 30 mijë paund, e ndërkohë Nino ka premtuar se do ta kthejë këtë shumë, por ky premtim ka marrë vite dhe paratë ende nuk janë kthyer tek i zoti.

Denoncuesi: Vajtën vite e ne nuk e denonconim dot sepse vëllai është pa dokumente. Ai bënte mënyrën, që i bënte presion njerëzve, në qoftë se nuk u bënte punën shkonte dhe denonconte në emigracion. Iu jepte adresën atyre që t’i kthenin mbrapsht, që t’i lodhte personat, edhe mos të jepte lekët.

Gazetarja: Prej sa kohësh ju ka premtuar se do ju kthejë paratë?

Denoncuesi: Po bën dy vjet, nga 2022 deri tani. Unë kërkoj një ndihmë që të më kthehen paratë mbrapsht. Kaq kërkoj, ju lutem më ndihmoni.  

Ne u përpoqëm disa herë të kontaktonim me Mirvjen Nino për të lënë një takim, por ishte e pamundur. E megjithatë, në komunikimin që qytetarin nga Fieri pati me Mirvjen Ninon, premtimi që do të kthehen paratë vazhdon, edhe pse realiteti është ndryshe, sepse paratë ende nuk janë kthyer.

Qytetari: Ku je ti?

Mirvjen Nino: Nuk më takon dot. Tani, do më dëgjosh dy minuta? Siç të kam unë ty, më kanë mua të tjerët. E ke parasysh? Kemi nja dy hyrje, do t’i shesim, do t’i bëjmë, me këto punë po merrem. Nuk iki unë pa mbyllur këto muhabete, për veten time, pastaj për juve. Që do zgjidhet nuk diskutohet, se je në të drejtën tënde.

Qytetari: Për 30 mijë pound bëhesh, ti thua dhe vetë. Për 30 mijë pound i bën këto gjëra?

Mirvjen Nino: Ore, jemi bllokuar o burrë, jemi bllokuar!

Qytetari: Ça je bllokuar? Ti bleve gjithë ato toka në Dhërmi dhe nuk u bllokove. 

Mirvjen Nino: Janë blerë më përpara. Unë s’është se po të gënjej. Do dalim se s’bën nga situata.

Qytetari: Po ti, sa herë ke thënë deri në fund të muajit? Kur do takohemi të flasim tamam, të lëmë ndonjë datë?

Mirvjen Nino: M’i shtynë edhe mua. Do të të them unë vetë kur të takohemi, se këto ditë jam shumë, shumë i ngarkuar.

Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur për emisionin “Stop”, pasi takim me Mirvjen Ninon u realizua. Pasi ky i fundit foli për pasurinë dhe pozicionin e vërtetë të punës së vajzës së tij, la një datë për kthimin e parave.

Mirvjen Nino: Nuk e bëre dot punën… Për 30 mijë pound bëhesh ti? Unë kam 100 mijë lekë, lekë buke.

Qytetari: Edhe pasuri ke…

Mirvjen Nino: Ja, do të të thotë vëllai. Kam 10 milionë euro pasuri dhe nuk më beson njeri… Ja, të të thotë vëllai jot çfarë kam bërë. Si puna e… unë kam nja 7-8 vetë të tjerë që unë prisja t’iu jepja lekët mbrapa dhe nuk… Kam pasuri dhe s’më beson njeri edhe po marr kredi.

Qytetari: S’të ndihmon dot vajza jote?

Mirvjen Nino: Ore ka, por janë prishur shumë, shumë gjëra që duhet kohë të rregullohen.

Qytetari: Ku punon?

Mirvjen Nino: Në “Home Office” (Departament i Ministrisë së Brendshme në Angli). Njërit nga Patosi që hyri për dy veta, i kam kthyer lekët për dy veta edhe shumë e shumë të tjerë.

Qytetari: Ti the do shes një hyrje. Dua lekët unë.

Mashtruesi: Ja, ku është vila, në Dhërmi dhe do t’ia jap bankës. Do ta lë garanci. Do ta marrë banka dhe do më japë lekët mua. Të martën do të them që…

Qytetari: Do më japësh përgjigje?

Mirvjen Nino: Të saktë. Të saktë, që banka do m’i japë në filan ditë. Unë kam bërë nja 34 karta. Ajo e jotja s’eci. Me ia q* motrën!

Qytetari: 34 nga 30 mijë

Mirvjen Nino: Jo 30 mijë, se nuk i marr unë 30 mijë. 15 i merr femra. Do isha bërë bos unë!

Sigurisht që ky do të ishte mashtrimi i radhës, pasi ditën martë, Mirvjen Nino pati problem me bankën dhe paratë ende nuk janë kthyer tek i zoti.

/TV Klan/

Etiketa: dokumente anglezemashtrimstop

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

12:42 : 06/08/2025
AKTUALITET

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

12:46 : 05/08/2025
AKTUALITET

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

16:26 : 30/07/2025
AKTUALITET

I mori 10.000 euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet i riu

13:47 : 30/07/2025
AKTUALITET

Akuzat për mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

10:12 : 30/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria

20:54 : 28/07/2025
Para

Vrasja e Liridona Ademajt, ish-drejtuesi i Policisë: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com