• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burg në mungesë të spitalit

22:30 : 29/01/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Gjykata, ndryshe nga sa kërkoi mbrojtja, vendosi sot që i riu 35-vjeçar që kishte mbyllur në shtëpi nën survejim bashkëshorten, fëmijën dhe nënën, të qëndrojë në qeli.

Rasti në fjalë është veçanërisht alarmant, jo aq për vëmendjen mediatike sesa për të ‘pa mendueshmen’: vendosjen e kamerave në tualet dhe instalimin e pajisjeve kundra valëve në shtëpi!

Veprimet e 35 vjeçarit që cënojnë rëndë lirinë dhe privacinë e familjarëve janë sinjal i qartë i një problemi të shëndetit mendor.

Për shkak të një stigme ende të pranishme, problemet e shëndetit mendor janë të neglizhuara. Nëse, sot, nuk kemi problem (dhe kemi mjekë mjaft të mirë) për zemrën, stomakun apo çdo organ tjetër, kur vjen puna te truri- ka një deficit të krijuar në dekada si në të kuptuarit të sëmundjes ashtu edhe në trajtimin e saj.

Lexo edhe:

Vetëm të iki ky…

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

Fshehja dhe mos adresimi i shqetësimeve, spektakolarizimi i rasteve publike nga media bëhen në kurriz të adresimit dhe kurimit të çrregullimeve psikike.

Në vend që rasti në fjalë (dhe jo vetëm) të trajtohet me ndjeshmëri dhe me fokus te shëndeti mendor, në vend që prioritet të merrte kujdesi psikiatrik gjykata i ra shkurt dhe veprimet e 35 vjeçarit i trajtoi si vepër penale!

Megjithë 30 vitet në një tranzicion shpesh traumatik, ende nuk ka një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj çështjeve të shëndetit mendor. Stigma ndaj kësaj sëmundje shfaqet në mënyra të ndryshme, që nga mungesa e të kuptuarit deri te paragjykimet që i pengojnë dhe familjarët të kërkojnë ndihmën e nevojshme.

Ankthi dhe depresioni shpesh kalojnë ose ‘me aspirinë’, ose mbeten të pazbuluar e të patrajtuar për shkak të stigmës, të mungesës së vetëdijes dhe burimeve të kufizuara mjekësore.

.Rasti i 35-vjeçarit, ndonëse ekstrem, dhe ‘spektakolar’ hedh dritë mbi rëndësinë e hapjes së debatit për problemet e shëndetit mendor.

Njerëzit me probleme të shendetit mendor janë mes nesh, jemi ne, por sot është fakt se kush ka nevojë ose nuk ka akses ose nuk merr në kohë dhe si duhet trajtimin e duhur.

Përtej adresimit të rasteve ulëritëse, është urgjent ndërtimi i një sistemi që jo vetëm i përgjigjet krizave, por që trajton në mënyrë proaktive spektrin më të gjerë të çështjeve të shëndetit mendor, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.

Lufta ndaj miteve dhe stigmës, nuk është e lehtë, nuk është i lehtë kurimi i sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor, por nevoja për të ndryshuar qasje, për të investuar dhe për të ndërhyrë është evidente. Jo vetëm për shkak të rastit të 35 vjeçarit, por sepse njerëzit me probleme të shëndetit mendor po i shohim në rrugë, në studio televizive dhe kudo.

Sa më shpejt të ndërhyhet për kurim dhe parandalim aq më të pakta do t’i kemi dramat dhe vendimet shumë të diskutueshme si ky i sotmi i gjykatës kur në vend që të dërgohet për trajtim në spital, individi dërgohet në qeli.

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: jetnor zhabolilutfi dervishishendeti mendor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm të iki ky…

15:26 : 06/08/2025
AKTUALITET

Tronditet Korça! Zbulohet një specie unike, një protestues!

20:01 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kur institucionet trajtohen si objekte kulti

15:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

15:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo në Shkodër/ U rrëzua me biçikletë, policia e procedon

11:21 : 22/07/2025
Para

Ukraina dhe Hungaria zhvillojnë bisedime para samitit të BE-së

TË GJITHA

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com