• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fruthi te fëmijët/ Cilët janë shkaktarët dhe si ta parandalojmë

21:07 : 24/01/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Fruthi është një infeksion viral që prek rrugët e frymëmarrjes por që mund të parandalohet nëpërmjet vaksinimit.

Fruthi i njohur ndryshe edhe me termin Rubeola mund të kthehet në një gjendje tejet serioze deri në fatale për fëmijët e vegjël. Pavarësisht se, si pasojë e vaksinimit dhe sensibilizimit mbi këtë sëmundje kemi një rënie të numrit të të prekurve nga Fruthi, kjo sëmundje vazhdon të godasë sërish duke prekur më së shumti fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Në rast se një person preket nga kjo sëmundje, duhet të bëjë vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e Fruthit fillojnë të jenë të dukshme afërsisht pas ditës së 10-14 pasi organizmi është ekspozuar ndaj virusit. Shenjat dhe simptomat e Fruthit zakonisht janë:

Lexo edhe:

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

Temperaturë
Kollë e thatë
Rrjedhje hundësh (shtim i sekrecioneve nazale)
Dhimbje fyti
Sy të skuqur (koniuktivit)
Njolla të vogla të bardha në gojë
Skuqje të lëkurës (rash kutan) që përhapet në të gjithë trupin. Fillimisht, pra në ditët e para përhapet në fytyrë dhe kokë dhe më pas në pjesët e tjera të trupit.
Infeksioni kalon në disa etapa të ndryshme të cilat në total zgjatin për një periudhë kohore nga 2-3 javë.

Infektimi dhe Inkubacioni: Në 10-14 ditët e para pasi personi është ekspozuar ndaj virusit është periudha që virusi inkubohet. Kjo është periudha që nuk shoqërohet me shenja dhe simptoma të dukshme.
Shenjat dhe simptomat jospecifike: Fruthi zakonisht në momentin e shfaqjes shoqërohet me temperaturë nga të lehtë në të moderuar, e shoqëruar kryesisht me kollë e vazhdueshme, rrjedhje të hundëve, sy të skuqur (koniuktivit) dhe dhimbje fyti, gjendje kjo që mund të zgjasë 2-3 ditë.
Gjendja akute e sëmundjes dhe skuqja: Skuqja e lëkurës (rash kutan)konsiston në shfaqjen e pullave të vogla të kuqe disa prej të cilave janë paksa të fryra, të cilat fillimisht prekin fytyrën. Në ditët në vijim këto skuqje prekin pjesët e tjera të trupit si krahët, kofshët dhe duke zbritur poshtë te këmbët dhe shputat e këmbëve, dhe ndërkohë temperatura vijon të rritet duke arritur deri në 40-41C.
Periudha e transmetimit të virusit te të tjerët: Personi i prekur nga Fruthi është rrezik për transmetimin e virusit (infektimin) e personave që e rrethojnë, rrezik ky që zgjat rreth 8 ditë, pra katër ditë përpara shfaqjes së skuqjeve në lëkurë dhe 4 ditë pas shfaqjes së tyre.
Kur duhet të drejtoheni te mjeku

Telefononi menjëherë mjekun nëse dyshoni se keni shenja apo simptoma të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë.

Shkaktarët

Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse, dhe në rastet kur i prekuri nga fruthi kollitet, teshtin apo flet, mikrobet e infektuara që lëshohen në ajër prej tij mund të infektojnë personat e tjerë përreth. Po kështu këto mikrobe të infektuara mund të depozitohen në sipërfaqe të ndryshme me të cilat është në kontakt i infektuari, si në: tavolina, karrige, dyer, etj, duke qëndruar aktive dhe rrezik për infektim në rast kontakti deri në 2orë. Pra ju mund të infektoheni me këtë virus nëse prekni me gishta këto sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas i fusni në gojë, në hundë apo fërkoni sytë. Vlerësohet se rreth 90% e personave të cilët janë ekspozuar ndaj këtij virusi, pra kanë patur kontakt me persona të infektuar, të jenë infektuar edhe ata me këtë virus.

Faktorë rreziku

Konsiderohen si faktorë rreziku për Fruthin:

Mosvaksinimi – Në rast mosvaksinimi kundër Fruthit rriten ndjeshëm shanset për t’u prekur nga ky i fundit
Udhëtimet jashtë vendit – Në rast se udhëtoni në vendet e konsideruara në zhvillim, ku edhe Fruthi është një semundje që haset më shpesh, atëherë rriten shanset për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Defiçenca e Vitaminës A në organizëm: Nëse nuk keni nivelin e nevojshmë të vitaminës A të përfshirë në dietën tuaj ushqimore, atëherë shanset janë që të jeni më të rrezikuar të përjetoni simptoma dhe komplikacione më të rënda nga kjo sëmundje.
Komplikacionet

Fruthi mund të cojë në komplikacione në të gjitha moshat por gjthsesi komplikacionet më të shpeshta hasen te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç apo personat më të mëdhenj se 20 vjeç. Komplikacionet nga Fruthi hasen më së shumti te fëmijët nën 5 vjeç përfshijnë:

Infeksion në vesh dhe diarre – 1 në 10 fëmijë të prekur nga Fruthi mund të kenë humbje permanente të dëgjimit si rrjedhojë e infeksionit në vesh.
Bronkit & Laringit – Fruthi mund të çojë në inflamacion të laringsit ose inflamacion të tubave bronkialë.
Pneumoni – është ndër komplikacionet e rënda të Fruthit, haset në rreth 1 nga 20 fëmijë të prekur. Konsiderohet edhe si një nga komplikacionet që mund të çojë edhe në vdekje.
Encefalitis (inflamacion i trurit) – Ky komplikacion haset në afërsisht 1 në 1.000 fëmijë të prekur nga Fruthi, duke shkaktuar konvulsione që çojnë në humbje të dëgjimit ose më vonë mund të lënë pasoja të rënda në sistemin nervor.
Probleme me shtatzëninë – Nëse jeni shtatzënë duhet të merrni masa specifike për të evituar infektimin nga Fruthi për arsye se mund të çojë në lindje të parakoshme, foshnje me peshë të vogël deri në vdekje të nënës.
Parandalimi

Fakti që Fruthi është shumë ngjitës sidomos, 4 ditë përpara se të shfaqen njollat e kuqe në lëkurë dhe 4 ditë pas, personat e prekur gjatë kësaj periudhe kohore rekomandohen që të mos frekuentojnë ambiente publike apo vende ku mund të ndërveprojnë me të tjerë, pra të mos rimarrin aktivetet e tyre ditorë.
Primare për të parandaluar këtë sëmundje ështëvaksinimi i fëmijëve. Vaksina MMR është 95% efektive në mbrojtjen e fëmijës ndaj Fruthit.
Vaksina e MMR aplikohet te fëmijët në dy doza dhe përkatësisht:

Doza e parë aplikohet rreth muajit të 12-15 të foshnjes
Doza e dytë aplikohet rreth moshës 5 vjeç
Për fëmijët nën 1 vjeç, këshillohet që nënat t’i ushqejnë vetëm me qumësht gjiri dhe mos t’i ekspozojnë në vende të populluara.
Po kështu në rast se planifikoni të udhëoni jashtë vendit, në rast se nuk jeni vaksinuar, përpara se të udhëtoni duhet të bëni vaksinën kundër fruthit.

Në rast se fëmija joimun bie në kontakt me një fëmijë të prekur nga fruthi, brenda 72 orëve duhet të kryejë vaksinën e fruthit, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

Personat e vaksinuar fitojnë imunitet për të gjithë jetën.

Etiketa: femijetfruthishkaqet dhe simptomat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

21:09 : 20/06/2025
AKTUALITET

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

18:03 : 20/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”/ Babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

21:06 : 18/06/2025
AKTUALITET

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

20:34 : 18/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Gruaja denoncon burrin: Është larguar prej një viti, ka braktisur fëmijët dhe marrë kursimet

11:11 : 13/06/2025
Para

Zjarri shkrumbon banesën në Berat, kryefamiljarja: S’kemi ku fusim kokën

TË GJITHA

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025
BERLIN, GERMANY - JANUARY 19: French President Emmanuel Macron (R) and Russian President Vladimir Putin (L) arrive for a family picture at the Chancellery on January 19, 2020 in Berlin, Germany. Leaders of nations and organizations linked to the current conflict are meeting to discuss measures towards reaching a consensus between the warring sides and ending hostilities. (Photo by Emmanuele Contini/Getty Images)

Macron i kërkon Putinit armëpushim të shpejtë në Ukrainë

22:21 : 01/07/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:05 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com