Enis Çokaj kthehet në Kroaci.
Mesfushori 24-vjeçar u huazua tek Osijeku nga Panathinaikosi deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje dhe kontratë deri në verën e vitit 2026.
Negociatat ishin jo të lehta, u zgjatën pak, por në fund të të gjithë ishin të lumtur.
“Sigurisht që jam i kënaqur. Jam i lumtur sepse erdha këtu, doja që të ndodhte më herët, por duhej të prisnim që gjithçka të përfundonte. Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë me fanellën e Osijekut.
Falënderoj njerëzit në klub për pritjen e ngrohtë,” ishin fjalët e para të Çokajt.
“Në të vërtetë, Osijeku është një nga klubet më të mëdha në Kroaci, sigurisht që e kam menduar kur u shfaq oferta, të cilën e pranova shpejt.
Më vjen mirë që më kërkuan dhe ishin mjaft këmbëngulës që gjithçka përfundoi në këtë mënyrë, me marrëveshjen e arritur.
Është gjithashtu një kënaqësi për mua dhe tani mund t’i përkushtohem sfidave të reja në karrierën time.”
Çokaj është gati të luajë në çdo pozicion në mesfushë dhe është në proces të plotë stërvitor, ndaj kjo nuk do të jetë problem.
Në fund të fundit, të dielën ai luajti gjysmë ore për Panathinaikosin në ndeshjen e ligës me Asteras.
“Mendoj se ia dal më së miri në pozicionin e mesfushorit të fundit, pra si numër 6, megjithëse mund të luaj dhe kam luajtur si numër 8 deri më tani.
I takon trajnerit të vlerësojë dhe të vendosë se ku do të jem më i dobishëm për ekipin.
Në fakt, gjithçka më përshtatet. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë dhe do ta gjej rrugën e duhur në mjedisin e ri.
E njoh mjaft mirë ligën, kam qenë në Lokomotivën për një kohë të shkurtër, por tani me Osijekun dua të bëj shumë më tepër.”