• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë është “Sëmundja X” dhe pse po nxit debate?

11:39 : 24/01/2024
në BOTA, SHENDETI

Në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt në Davos të Zvicrës, është diskutuar për një sëmundje hipotetike ngjitëse e vdekjeprurëse, të quajtur “Sëmundja X”.

Një sëmundje e tillë nuk ekziston. Por, ky emër i është vënë një patogjeni hipotetik, dhe ky koncept po përdoret për të ndihmuar botën në planifikimin e krizave të ardhshme shëndetësore.

Në Davos, më 17 janar, ekspertët botërorë të kujdesit shëndetësor folën në një forum, me temën “Përgatitja për ‘Sëmundjen X'”. Emri kësaj sëmundjeje inekzistente iu vendos nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2018.

Para mbajtjes së këtij paneli diskutues në Zvicër, përdoruesit e mediave sociale nisën të shpërndanin një sërë postimesh, që e pasqyronin “Sëmundjen X” si sëmundje të vërtetë, dhe duke e cilësuar atë si kërcënim të pashmangshëm për shoqërinë.

Lexo edhe:

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

“‘Sëmundja X’ është sëmundje misterioze ngjitëse për të cilën do të ketë takim sot [17 janar] në Forumi Ekonomik Botëror”, thuhej në një postim në Instagram që mori 2.000 pëlqime në ditën kur u mbajt diskutimi në panelin në Davos.

“Si duket ajo [sëmundja] mund të shkaktojë 20 herë më shumë vdekje sesa COVID-i. Mbajeni mend… ata gjithmonë na tregojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, thuhej në postim.

Koncepti i OBSH-së për “Sëmundjen X”

Por, “Sëmundja X” nuk është sëmundje e vërtetë. OBSH e prezantoi këtë koncept si pjesë të listës së saj të vitit 2018 për sëmundjet që paraqesin rrezikun më të madh të shëndetit publik. Ky informacion ndihmon të udhëzojë kërkimet botërore dhe zhvillimin në fusha sikurse ato të zbulimit të vaksinave, të testimeve dhe trajtimeve.

“Sëmundja X” paraqet një patogjen hipotetik që një ditë mund të shkaktojë një epidemi apo pandemi, sipas një njoftimi të vitit 2022 nga OBSH-ja, kur organizata përditësoi këtë listë.

“‘Sëmundja X’ paraqet njohurinë se një epidemi serioze ndërkombëtare mund të shkaktohet nga një patogjen aktualisht i panjohur, i cili do të mund të shkaktonte sëmundje njerëzore. Ky projekt synon në mënyrë eksplicite të mundësojë gatishmërinë e hershme ndërsektoriale të programit të kërkimit dhe zhvillimit që gjithashtu është i rëndësishëm për një ‘Sëmundje X’ të panjohur”, thuhet në ueb-faqen e OBSH-së.

Versioni fillestar i listës së sëmundjeve, që nuk përfshinte “Sëmundjen X”, ishte publikuar më 2017 dhe një listë tjetër e përditësuar planifikohet që të publikohet në gjysmën e parë të vitit 2024.

Sëmundjet e vërteta, që janë të renditura në këtë listë të OBSH-së, ndër të tjera janë: COVID-19, Zika, Ebola dhe SARS-i.

Në Davos, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e nisi diskutimin e tij duke sqaruar çështjen e “Sëmundjes X”.

“‘Sëmundja X’ është duke marrë shumë vëmendje dhe besoj që e keni parë në mediat sociale. Por, kjo nuk është një ide e re. Hera e parë që kemi përdorur këtë terminologji ishte në vitin 2018. Diskutimet për të nisën më 2017 dhe unë sapo kisha marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm. Siç e dini, ne çdo vit listojmë sëmundjet që shfaqen dhe këtu mund të jetë MERS-i, Zika, Ebola, për të cilat ne kemi njohuri. Por, më pas thamë se ka gjëra të panjohura, që mund të ndodhin. Dhe çdo gjë që ndodh është çështje se kur, e jo nëse do të ndodhë”, tha Tedros.

“Prandaj, ne duhet të planifikojmë për diçka të tillë, për një sëmundje për të cilën nuk kemi njohuri, por e cila mund të shfaqet. Kjo ishte kur ne vendosëm që ta quanim ‘Sëmundja X’. ‘Sëmundja X’ është planifikim për një sëmundje të panjohur. Vetëm desha ta sqaroja këtë, sepse kam parë që ka tërhequr shumë vëmendje”, shtoi ai.

Tedros tha se OBSH-ja veçse është duke u përgatitur për pandeminë e radhës, duke pranuar se në pandeminë e COVID-19, që u shfaq në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës dhe me shpejtësi u përhap në mbarë botën, ka pasur shumë probleme.

Ndër problemet që ai listoi ishte edhe ndarja e informacioneve për sëmundjen, e deri te padrejtësia në shpërndarjen e vaksinave që u zbuluan për të luftuar pandeminë.

“Ne veçse kemi iniciuar shumë nisma. Ne kemi krijuar një fond për pandeminë. Kjo, në fakt, ka të bëjë me përgatitjen. Disa shtete veçse kanë përfituar nga kjo. Drejtësia ishte një problem serioz. Shumë shtete pritën për vaksina”, tha ai, duke shtuar se për të adresuar këtë problem, janë krijuar qendra për zhvillimin e vaksinave me teknologjinë mRA në Afrikë, në mënyrë që të rritet prodhimi lokal i vaksinave.

Nga Forumi në Davos thanë për AFP-në se paneli për “Sëmundjen X” u krijua “për të adresuar nevojën për përmirësimin e qasjes dhe qëndrueshmërisë së sistemit shëndetësor dhe për të mundësuar bashkëpunim publiko-privat që të ketë mirëqenie për të gjithë individët dhe për të ulur rreziqet, sikurse është mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e kujdesit shëndetësor”.

Pretendimet e rreme për “Sëmundjen X”

Por, njoftimi për mbajtjen e këtij diskutim nxiti përhapjen e pretendime të rreme për këtë sëmundje joreale, sikurse postimi i mëposhtëm:

“‘Sëmundja X’ po vjen. Por, ajo nuk është një pandemi kaotike që ne duhet ta menaxhojmë. Është një armë vrasëse gjenocidale, për të cilën ka pajtim nga anëtarët më të këqij të njerëzimit”, shkroi më 17 janar në X, themeluesi i InfoWars, Alex Jones.

Jones kishte bërë miliona duke shpërndarë teori konspirative për të shtënat masive dhe COVID-19.

Narrative të ngjashme u përhapën edhe në Instagram, ku në një postim thuhej: “Globalistët nuk e kanë aspak problem që të lëshojnë në përdorim edhe një armë biologjike, në mënyrë që të kenë pushtetin absolut”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve të rreme të bëra në rrjetet sociale, OBSH-ja kishte paralajmëruar dy vjet më parë se veçse po punonte që të përgatitet për patogjenë dhe viruse të reja që mund të shfaqen.

“Shënjestrimi i patogjenëve prioritarë dhe familjeve të viruseve për kërkimin dhe zhvillimin e kundërmasave është thelbësore për një përgjigje të shpejtë dhe efektive epidemike dhe pandemike”, deklaroi dr.Michael Ryon, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, përmes një komunikate për media të publikuar në vitin 2022.

Associated Press kërkoi nga OBSH-ja që të komentojë për pretendimet e rreme lidhur me “Sëmundjen X”, por kjo organizatë dërgoi një njoftim, që ishte pothuajse identik me njoftimin e lëshuar më 2022.

Që nga fundi i vitit 2019, bota është përballur me pandeminë COVID-19, e cila ka vrarë afër 7 milionë persona.

Pavarësisht se intensiteti i përhapjes së sëmundjes ka rënë, disa shtete ende po përballen me shpërthime të koronavirusit.

Tedros nga OBSH-ja, gjatë panelit në Davos, tha se pavarësisht se ideja për “Sëmundjen X” bazohet mbi një patogjen që nuk ekziston, një sëmundje sikurse COVID-i mund të shfaqet në të ardhmen, dhe bota duhet të jetë e gatshme që të përballet me të.

“Edhe pse COVID-i erdhi menjëherë, me po përgatitemi për një sëmundje sikurse COVID-i. Ju madje mund ta quani COVID-in si ‘Sëmundjen e parë X’. Dhe mund të ndodhë sërish. Sigurisht, mund të ketë njerëz që mund të thonë se gjithë kjo mund të shkaktojë panik. Është më mirë që të presim diçka që të ndodhë, sepse në historinë tonë të tilla gjëra kanë ndodhur shumë herë, dhe të përgatitemi për të”, tha ai.

Thomas Russo, udhëheqës i sektori për sëmundje ngjitëse në Universitetin e Mjekësisë në Bufalo, tha për AFP-në se përgatitja është e nevojshme në rast se mund të ketë shpërthim të një sëmundje të re pas COVID-19.

“Me përfundimin e pandemisë, ne kemi humbur momentumin, prandaj diskutimi në Davos po e mban gjallë momentumin dhe ne shpresojmë se do të kemi vazhdim të mbështetjes financiare për kërkime” në fushën e shëndetësisë, tha ai./REL

Etiketa: Forumi i DavositOBSHsemundja X

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025
AKTUALITET

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025
BOTA

Paralajmëron OBSH: Rezervat e ilaçeve në Gaza po mbarojnë

22:51 : 25/04/2025
BOTA

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

21:59 : 22/04/2025
BOTA

Kërcënim për njerëzimin/ Çfarë zbuloi eksperimenti i frikshëm i OBSH-së për “linë e mamuthit”

18:37 : 18/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
Para

"Keqqeverisja Rama në skaner"/ Bylykbashi: Bujqësia është shembulli për vjedhjen

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com