• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Botimi/ “Dilemat Kushtetuese III”, gjyqtari Florjan Kalaja skanon problemet e drejtësisë

14:43 : 24/01/2024
në AKTUALITET

Paketa kushtetuese dhe ligjore e Reformës në Drejtësi ndryshoi në masë të konsiderueshme praktikën shumë-vjeçare të sistemit gjyqësor, duke synuar përafrimin me standartet e Bashkimit Europian.

Një reformë e tillë kapilare, natyrisht, kërkon kohën e saj të implementimit, duke nisur në radhë të parë me kuptimin e normave të reja nga aktorët kryesorë të drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët.

Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë po tentojnë që të standartizojnë praktikën.

Megjithatë, përpjekjet e deritanishme të tyre kanë qenë të pamjaftueshme, për shkak të morisë së problematikave që paraqet zbatimi i normave të reja ligjore gjatë aplikimit të tyre.

Ndaj, vlerësohet shumë e rëndësishme që çdo aktor i sistemit gjyqësor të japë kontributin intelektual dhe professional për përmirësimin e standardeve të dhënies së drejtësisë.

Lexo edhe:

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

Zullumi këputet kur trashet

Një përpjekje pozitive në këtë drejtim është botimi i prezantuar së fundmi “Dilemat kushtetuese III”, me autor Florjan Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Libri “Dilema Kushtetuese III” vjen me 15 krerë, pas 5 vitesh nga botimi i vëllimit të dytë dhe pas 7 vitesh nga botimi i vëllimit të parë të këtij periodiku të së drejtës të autorit Kalaja.

Libri është një botim ku trajtohen përgjithësisht çështje të praktikës gjyqësore të vendosura gjithnjë në këndvështrimin e standardeve të së drejtës kushtetuese.

Në foto: Libri “Dilemat Kushtetuese III”, i autorit Florjan Kalaja

Libri është përmbledhje dhe përzgjedhje e problematikave gjyqësore të akumuluara si eksperiencë profesionale gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës, në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në libër trajtohen çështje të tilla si përplasja e juridiksionit gjyqësor me juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi shqyrtimin e akteve normative nënligjore; aksesi i të gjithë llojeve të viktimave në procesin penal në të gjitha fazat dhe shkallët e gjykimit; problemet kushtetuese dhe ligjore të mbivendosjes së dënimeve penale në formacionet e krimit të organizuar për të njëjtin fakt penal; prekluziviteti i apeleve dhe rekurseve në çështjet gjyqësore civile dhe administrative; problemet kushtetuese dhe ligjore të ndalimit të zbatimit të gjykimit të shkurtuar për veprat penale me autorë të miturit, femrat, bashkëpunëtorët e drejtësisë apo për tentativën, kur rezulton se ligji për veprën penale parashikon dënimin me burgim të përjetshëm në strukturën e sanksionit penal; problemet e ligjit procedural penal në mënyrën se si rregullohet kompetenca lëndore në fazën e hetimeve paraprake; aksesi në juridiksionin fillestar dhe rishikues gjyqësor administrativ të subjekteve të paaftë për punë për përcaktimin e invaliditetit dhe përfitimet nga mbrojtja shoqërore e tyre; problemet kushtetuese dhe ligjore të mos-shqyrtimit të padisë civile në procesin penal; problemet kushtetuese dhe ligjore të pikës 4 të nenit 420 të Kodit të Procedurës Penale; problemet kushtetuese dhe ligjore të veprës penale të pushtimit të tokës; problemet kushtetuese dhe ligjore të parashikimit të kthimit të menjëhershëm të padisë; problemet kushtetuese të mosnjohjes nga ligji të kompetencës së gjykatave të posaçme penale në fazën e ekzekutimit të veprave penale apo subjekteve për të cilat ato kanë kompetencë lëndore sipas Kushtetutës dhe ligjit; problemet e ligjit dhe praktikës gjyqësore të ndryshimit të vendimit penal të pafajësisë në juridiksionin gjyqësor rishikues; nevojën dhe domosdoshmërinë e njohjes si parim kushtetues të kodifikimit të së drejtës pozitive dhe problemet kushtetuese të dënimeve fikse me burgim të përjetshëm që parashikon Kodi Penal.

Në foto: Libri “Dilemat Kushtetuese III” trajton çështje kushtetuese dhe ligjore për sistemin e drejtësisë

Në libër ka artikuj që botohen për herë të parë por edhe artikuj të cilët janë ripunuar dhe retushuar, duke i përditësuar me zhvillimet më të fundit ligjore, jurisprudenciale dhe doktrinare.

Parathënien e librit e ka bërë konstitucionalisti Prof. Dr. Enver Hasani. Në këtë mënyrë literatura juridike në Shqipëri shtohet me një botim që duhet të konsultohet nga studentët, lektorët, juristët dhe kushdo praktikant i së drejtës.

Florjan Kalaja është autor i shumë shkrimeve juridike të botuara në revista periodike shqiptare dhe të huaja, i shumë shkrimeve publicistike të botuara në gazetat e përditshme në Shqipëri dhe i librave “Gjykimi në mungesë në procesin civil”; “Dilema kushtetuese I”, “Dilema kushtetuese II”, “Gjykimi në Gjykatën e Lartë”, “Lirimi me kusht”, “Dilema Kushtetuese III”.

/BN/

Etiketa: Drejtesiflorjan kalaja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025
KRONIKE

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit/ Familja: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi!

15:54 : 30/09/2025
Para

Noka: Drejtësia e re është vegël. Drejtohet nga pionierët e Enverit

TË GJITHA

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com