• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Drogohen, grabiten dhe më pas vriten”/ Si disa vajza online po fusin në kurth amerikanët në Kolumbi

23:48 : 21/01/2024
në BOTA

Një seri vdekjesh misterioze burrash amerikanë në Kolumbi janë lidhura me aplikacionet e takimeve të dashurisë. Të afërmit e të vrarëve tani po kërkojnë përgjigje.

“Ai fliste për njerëz me shpirt të madh… thjesht ishte duke e shijuar jetën. Madje ai po merrte edhe mësime për spanjisht”, – thotë për BBC, Eh Xiong vëllai i Tou Ger, një 50-vjeçar amerikan i zhdukur. Ai ishte një aktivist i komunitetit Hmong-Amerikan nga Minesota.

Para udhëtimit të tij në Medellin të Kolumbisë ai kishte folur me një grua në internet. Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do të përfundonte tragjikisht në këtë mënyrë. Disa javë pas vizitës së tij, në mes të dhjetorit, ai telefonoi vëllain e tij dhe i kërkoi 2000 dollarë, por nuk tha se për çfarë i donte dhe se diçka nuk shkonte.

Vëllai i tha se do t’ia transferonte paratë. Ai nuk dëgjoi mw kurrë nga vëllai i tij. Të nesërmen, policia gjeti trupin e Tou Gerit në një zonë të largët, të pyllëzuar të qytetit. Një mik në Medellin i shpjegoi vëllait të tij se ai ishte rrëmbyer dhe mbajtur nën kërcënimin e armëve për një shpërblim prej 2000 dollarësh.

“Nuk doja ta besoja. Nuk e dija nëse po ndodhte vërtet. Zemra ime u rrënua” – tha Eh. Ai u përpoq të kontaktonte ambasadën amerikane, e cila konfirmoi se ishte trupi i vëllait të tij. Policia kolumbiane arrestoi këtë javë një grua dhe dy burra të lidhur me vdekjen e tij, duke i akuzuar për rrëmbim dhe vrasje. Nuk është e qartë nëse ai e takoi fillimisht gruan përmes një aplikacioni takimesh apo përmes miqve.

Lexo edhe:

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, familjarët: U zhduk papritur…

Të huajat si “skllave sek*i”/ Si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime sek*uale

Vdekja e tij është 1 nga 8 në Medellin që nxiti një paralajmërim nga ambasada amerikane për rreziqet e përdorimit të aplikacioneve për takime. Të 8 viktimat ishin amerikanë që vdiqën në rrethana të dyshimta në nëntor dhe dhjetor. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ishte në dijeni të një bande në qytet që përdorte aplikacione takimesh për të izoluar viktimat përpara se t’i rrëmbente dhe t’i vriste. Është e paqartë nëse është vetëm një bandë që qëndron pas vdekjeve.

Në 10 muajt e parë të vitit 2023, observatori i turizmit në Medellin kishte regjistruar tashmë 32 vrasje të dhunshme të të huajve në qytet, duke përfshirë të paktën 12 amerikanë dhe 3 nga Mbretëria e Bashkuar me një rritje prej 40% nga viti i kaluar.

Jeff Hewett u gjet “i shtrirë i vdekur në një pellg gjaku” në dhomën e tij të hotelit në Medellin. Miqtë e tij e përshkruan atë si “një shpirt i qetë, i sjellshëm” dhe viktimë e dukshme e një “grabitjeje të shkuar keq”. Johny Jerome u vra në ditëlindjen e tij të 45-të. Phillip Mullins u drogua dhe vdiq nga një mbidozë, sipas raporteve të mediave lokale.

Ambasada Amerikane thotë se disa nga këto raste filluan me një aplikacion takimesh që përdoret për të joshur viktimat dhe se ka një rritje shqetësuese të njerëzve që përfundojnë “të droguar, të grabitur dhe madje të vrarë nga takimet e tyre kolumbiane”.

Carlos Calle, ish-drejtori i observatorit të turizmit të qytetit, tha se është e zakonshme që kriminelët të drogojnë turistët me skopolaminë, një substancë pa erë e njohur si “Fryma e Djallit”. Ambasada amerikane paralajmëroi gjithashtu për këtë ilaç që vë në gjumë viktimat deri në 24 orë.

Një zëdhënës i observatorit të turizmit konfirmoi se shumica e viktimave vitin e kaluar ishin burra, por shtoi se shumë raste janë ende nën hetim. Prostitucioni është i ligjshëm në Kolumbi dhe i përhapur në pikat e nxehta të turizmit si qytetet Medellin dhe Cartagena. Nuk ka asgjë që të sugjerojë se burrat e vrarë po takoheshin me prostituta.

Etiketa: amerikaneaplikacione onlinedrogohengrabitenkolumbiMedelinëVajzavrasje misteriozevriten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, familjarët: U zhduk papritur…

17:13 : 23/08/2025
AKTUALITET

Të huajat si “skllave sek*i”/ Si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime sek*uale

19:52 : 20/08/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA
AKTUALITET

Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, Ambasada jep detajet

18:00 : 14/08/2025
BOTA

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025
AKTUALITET

Vajza e Simon Toskës: Burgu i Fierit nuk i dha ndihmë babait, fshehja e të vërtetës po e vret sërish

16:14 : 11/08/2025
BOTA

VIDEO/ Sherr masiv në një plazh të Ukrainës, vajzat përleshen me njëra-tjetrën

17:14 : 06/08/2025
Para

Megaoperacion antidroge, mbi 250 të arrestuar në të gjithë vendin

TË GJITHA

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO

21:22 : 28/08/2025

DETAJE nga v*asja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit dhe autori i ngjarjes/ EMRAT

21:10 : 28/08/2025

Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

20:58 : 28/08/2025

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

20:45 : 28/08/2025

V*asje me a*më zjarri në Shkodër/ EMRI

20:39 : 28/08/2025

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

20:35 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com