• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Është braktisur prej 3 vitesh”/ Ortopedia shkon në maternitetin e vjetër me kushte skandaloze

21:35 : 19/01/2024
në AKTUALITET

Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lezhës, njëherësh shef i Repartit të Ortopedisë në këtë institucion, denoncon përmes emisionit “Stop” drejtuesin e spitalit, Leon Kaza, i cili po kërkon të transferojë Repartin e Ortopedisë në ambientet e maternitetit të vjetër, që është në kushte skandaloze. Shkak i këtij transferimi është bërë rikonstruksioni total, që do t’i bëhet Spitalit të Lezhës.

Pashk Gjoni: Është themeluar në 1998-n nga ana ime. Sot jemi 2 mjek ortoped që shërbejmë në këtë repart. Në atë kohë Reparti i Ortopedisë ose shërbimi i ortopedisë, ka qenë i inkuadruar në repartin e kirurgjisë, që është në repartin matanë. Nga viti 2008, Reparti i Ortopedisë, falë edhe një investimi nga Ministria e Shëndetësisë të asaj kohe, funksionon si një repart ortopedie më vete, i përfshirë në shërbimin e kirurgjisë. Tani, shërbim ortopedie që operacione të mëdha në një vit, nga 220-230, 200 operacione të mëdha në vit ishin mbuluar nga ana ime. Manipulime në sallë, që quhen ndërhyrje të vogla, janë diku tek 700 në vit. Problem i këtij reparti fillon me rikonstruksionin e ri të spitalit. Është një gjë krejt e bukur, është një gjë krejt e mirë që ky spital do të rikonstruktohet, por telashet fillojnë në momentin që përmendet fjala rikonstruksion. Përse? Deri në këtë moment që ne flasim nuk ka asnjë shkresë zyrtare që Reparti i Ortopedisë duhet të lëvizë nga këtu dhe të shkojë në një vend tjetër.

Gazetari: Pra, nuk jeni njoftuar zyrtarisht?

Pashk Gjoni: Zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim nga drejtoria e spitalit se ku do shkojmë. Nëpërmjet punonjësve, stafit të drejtorisë, jo drejtori vet besoj, ka njoftuar kryeinfermieret që do zbrisni poshtë në maternitetin e vjetër dhe materniteti i vjetër është i braktisur prej 3 vitesh.

Ne pamë nga afëre ambientet tek materniteti i vjetër, gjendja e të cilit është e mjerueshme, pasi kjo godinë ka qenë e mbyllur për shkak të amortizimit prej dy vitesh. Transferimi i Ortopedisë ka sjellë edhe shpenzime nga taksat dhe Spitali i Lezhës ka tenderuar 6 milionë lekë për përshtatjen provizore deri në përfundim të të gjithë rikonstruksionit. Në vend nuk konstatohet asnjë tabelë, që të sinjalizojë shumën e shpenzuar dhe afatet e punës për përshtatjen e maternitetit të vjetër.

Lexo edhe:

Godet me grusht policin, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

Zgjidhja, që doktor Pashk Gjoni propozon, pa shpenzuar, është brenda rrethimit të këtij spitali. Materniteti i ri, që është 20 m larg me Repartin e Ortopedisë, ka dhe dy salla moderne për operacion. Por, Drejtori i Spitalit, që është gjinekolog në maternitetin e ri, nuk pranon, që deri në përfundim të rikonstruksionit total të spitalit, ky repart të kalojë në një nga katet e maternitetit të ri.

Pashk Gjoni: Sa informacion kam unë, atyre iu është akorduar një sasi fondi, një sasi lekësh, se sa mund të jetë, ose 50-70 milionë lekë të vjetra, ose 5-7 milion lekë të reja, për ta përshtatur për nevojat e spitalit, për kohën e rikonstruksionit që do të jetë…

Gazetari: Është përshtatur?

Pashk Gjoni: Sipas informacionit që kam unë, kjo nuk është zyrtare, është përshtatur. Sallat e operacionit janë përshtatur për t’u sjellë. Unë kërkoj që, siç shtrëngohet shërbimi i ortopedisë dhe shërbimet e tjera të këtij spitali, të shtrëngohen të gjithë nga pak dhe ne të spostohemi 20 metra nga këtu. Kjo është zgjidhja më e thjeshtë, zgjidhja pa asnjë lloj kostoje sepse kjo është e përshtatur dhe nuk mund të shpenzosh lekë në maternitet, ndërkohë që statistikat e spitalit të Lezhës, numri i interventeve për 1 vit, ortopedi, kirurgji, gjinekologji, është diku tek 1200 intervente në vit. 1200 intervente në vit mund të bëhen duke shfrytëzuar në maksimum me një sallë operacioni. Me dy salla operacioni, bëhen duke pasur lirshmëri dhe duke mos sforcuar fare, as personelin, as mjekët kirurg. Pas kësaj, do ta padis në prokurori për shpërdorim fondesh , sepse këto janë fondet e taksapaguesve fondet e qeverisë shqiptare. Nuk kam, deri tani, asnjë lloj informacioni që të ma vendosin në tavolinë dhe të më thonë: “Kjo do jetë zgjidhja!”

Etiketa: kushte skandalozeLeon Kazalezhematernitetin e vjetërortopediaPashk Gjonishkon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Godet me grusht policin, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

12:24 : 30/10/2025
AKTUALITET

Falsifikim dokumentesh te Rana e Hedhun dhe shpërdorim detyre/ Ekzekutohen masat për 9 persona (Emrat)

10:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025
AKTUALITET

“E kisha parkuar në rrugë”, i riu në Lezhë denoncon: Më kanë vjedhur makinën

13:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 83 497 m² në Lezhë, u përftuan nga veprimtari kriminale

13:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash në Lezhë/ Kush janë zyrtarët publikë dhe efektivët për të cilët u lëshua urdhërarrest (EMRAT)

09:41 : 29/10/2025
Para

E ëma e braktisi, 9-vjeçari qëndroi vetëm për dy vjet, vidhte domate për tu ushqyer

TË GJITHA

Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

14:15 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com