Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Në kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-s, gjatë 2023, kam ndjekur me vëmendje të shtuar: “dhjetra konferenca të Këshillit të Atlantikut; Institutit të Luftës si dhe kam ndarë oponione me kolegë në Washington, Bruksel, Londër, Berlin, Samitin e NATO-s, Vilnus, etj. Patjetër, më duhet të falënderoj median (në RSh, Kosovë dhe jashtë vendit) për publikimin gjerësisht të disa 10-ra vlerësimeve.
Për ta nisur këtë vit, në vijim do gjeni një përmbledhje mbi zhvillimet me peshë globale dhe rajonale gjatë 2023 si dhe pritshmëritë për 2024, të fokusuar në gjetje dhe rekomandime strategjike për Tiranën dhe Prishtinën Zyrtare:
Paraprakisht, si referencë-shtysë po citoj “Financial Times”, ç’ka për publikun ballkanik mund të tingëllojë hiperbolike: “12 muajt që lamë, kanë qënë nga më intensivet, për luftën në Ukrainë, Palestinë, etj, por dhe kakofoninë mbi demokracinë që bota ka parë që kur ideja u krijua para 2500 vitesh”.
Besoj që ta mirëkuptojmë që as miku ynë/im (AC), Fred Kempe, as Financial Times, as Foreign Policy, nuk u referohen, vetëm Kinës, Rusisë, Iranit, as specifikisht Ballkanit, por sfidës globale me: “një listë të shteteve diktatoriale si dhe vendeve me qeverisje autokratike”.
Si referencë shtesë, gjeopolitikanët sjellin në vëmendje se 70 vende, 8 nga 10 më të populluarat (përfshi SHBA); pra rreth 2 miliardë, ose ½ e popullsisë me të drejtë vote; që përfaqëson 60 % të prodhimit bruto të globit do të votojnë në 2024. Kjo mund të tingëllojë për tu festuar, por ekspertët parashikojnë “një rrezik të shtuar për standartet e demokracisë”, pasi këto zgjedhje zhvillohen në një kohë kur shtetet e dështuara, korrupsioni shtetëror dhe inteligjenca artificiale ofrojnë mundësi efektive që: “t’i tërheqin këto vende drejt autoritarizmit”.
Për më konkretisht po ju referohem ngjarjeve gjeopolitike që kanë dominuar 2023, si dhe respektivisht pritshmeritë për vitin në vijim:
Së pari. Rusia-Putiniste, nuk e pushtoi dot (shpejt) as me lule dhe valle për dy muaj si dhe as me tanke, raketa dhe bajoneta as për 2 vjet Ukrainën. Por mbas 680 ditë/netë luftime po zvarritet si terroristët e Hamasit në tunelet dhe llogoret e Zaporizhias, Oblastes, Bakhmutit, Khersonit, etj, duke lënë në fushëbetejë mbi 300 mijë të vrarë, rreth 8 trilion € (ose 4 vite GDP neto të Rusisë; 2022 = 17 trilion); ka humbur me turp iniciativën strategjike të luftës si dhe betejën për të sfiduar rendin e sigurisë globale, kohezionin vlerat dhe fuqinë ushtarake të aleancës trans-atlantike.
Kështu nuk ka mbetur asnjë dilemë, as për mendjet Staliniste, përfshi në Beograd dhe jo vetëm, që Rusia-Putiniste, gjendet sot më e izoluar dhe më e diskretituar se asnjëherë më parë në historinë e saj. Nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 5 shtete (Koreja e Kim-Jong-ut, Irani dhe 3 shtete terroriste të Afrikës) e njohën në këtë aventurë neo-naziste. Po për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putinit si dhe për listën e ngushtë të Gjeneralëve zullumqare rreth tij.
Ndërsa Ukrahina martire e ka mbyllur 2023, me përparime konstante të kundërofensivës (mbase jo entuziaste). Për vitin 2024 mbetet me e vendosur se kurrë për të mbrojtur territoret e marra, kohezionin e kombit dhe inisjativën strategjike deri në ri-marrjen edhe të Krimesë së statusquosë se para Marrëveshjes së dështuar në 2014.
Prandaj, me kolegët në Washington, Bruksel, Londër etj besojmë fort që pavarësisht makinerisë së prapagandës Putiniste, viti 2024 do jetë jo vetëm viti i humbjes turpëruese që e pret Rusinë-Putiniste në Ukrainë, por dhe i gjynjësimit ndaj vendosmërisë dhe mbështetjes ushtarake, nga USA/NATO/UK/BE (paketa 100 miliard € për armatime moderne).
Së dyti. Masakra e Hamasit ndaj 1200 civilëve Izraelit dhe 41 vende të botës më 7 Tetor 2023, ndërsa terroristët si monstra cirreshin: “Allāhu ʾakbar, pasi masakruan qytetarë në festë publike; u prisnin kokat fëmijëve; mernin zvarrë pengje gjyshër, gra dhe vajza, përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarë nga Rripi i Gazës”, kurrësesi nuk kanë të përbashkët me vlerat e fesë Islame.
Kështu, jo vetëm izraeli u kërcënua por dhe sistemi global i sigurisë u vunë në sprovë. Prandaj e përsëris, se përtej rrethanave të Izraelit për mbijetesë “ushtrimi i të drejtës sovrane së hakmarrjes shembullore ndaj terroristëve”, mbetet edhe mision i përbotshëm. Në të kundërt, A nuk do të krijohej një preçedent fatal për sistemin e sigurisë dhe vlerat e qytetërimit ? E thënë ndryshe: “nëse Izraeli u dorëzohej/t terroristeve, në një akt të ngjashëm edhe Berlini, Londra, Parisi dhe çdo vend demokratik, çfarë pasojash do të ketë mbi paqen dhe shoqërinë njerëzore”?!
Nga ana tjetër, risjellim në vëmendje se riciklimi i konfliktit të përgjakshëm në Lindjen e Mesme, ishte gjellë e helmatisur e Kremlinit, por duhet ta pranojmë që arriti që nëpërmjet grupeve terroriste të prodhonte disa pikëpyetje afatshkurtra mbi kundërofensivën e Ukrainës.
Gjithsesi historia e pas-konflikteve të përgjakshme na mëson se rruga drejt paqes kërkon kompromise të mëdha. Pra vetë-përmbajtje, respektimin e konventave ndërkombëtare; armë me preçizion të lartë (por të pamëshirshme kundër terroristëve); korridore humanitare për të shmangur në maksimumin e mundshëm viktimat e pafajshme (edhe pse 100 % është mision i pamundur) si dhe paketë me masa të mirëbesimit reciprok.
Nga ana tjetër, më e pakta i gjej mjerane dhe djallëzore kur “internacionalist mëndjendryshkur” venë shenjën e barazisë mes Terroristeve dhe Izraelit (!) apo për më keq edhe Kosovës (!), duke i risjell opinionit oshilacionet marksiste të Enver Hoxhës: “Izraeli një kobure në duart e SHBA/UK..; shtet i krijuar nga imperializmi dhe sionizmi reaksionar”. Thënë këtë, të dy shtetet sovrane (RSh dhe Kosovës) të një Kombi të vetëm, nuk kanë opsion të dytë, përveçse në luftën kundër terrorozmit t’i bashkohet pa asnjë hezitim “flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar” duke dënuar frymëzuesit politik dhe autorët e masakrave kriminale të Hamasit, Putinit dhe si të tillët kudo.
Së treti. Kina gjatë vitit 2023! Pjella e makinerisë së krimit (KGB), Putini dhe Diplomatët/Gjeneralët e “gjunjëzuar ” të Kremlinit, as e kishin menduar që: “kur vjen fjala për interesa gjeopolitike Kina nuk nuk mund të jetë aleate e natyrshme me Rusinë në luftën kundër USA dhe BE”!
Për më tepër është fakt, se që në fillim të kësaj ndërmarrje kriminale (ndaj Ukrainës) si dhe në 2 vjet lufte Rusia ka marrë refuzimin e Pekinit, që nuk i ka dhënë as mbështetje ushtarake, por e ka paralajmëruar Moskën për mos-vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, etj!
Kina e ka nisur 2024 me një intesitet historik bashkëpunimi me SHBA, përfshi edhe takime biletarale ushtarake, vetëm para disa ditësh. Kështu Rusia edhe për 2024 do te mbetet e pashpresë për të tërhequr Pekinin në këtë aventur gjeostrategjike për hapjen e një fronti të ri lufte ndoshta jo vetëm ndaj Taivanit.
Së katerti. Barometri i sigurisë në Ballkanin Perendimor gjatë 2023 mbeti i ndërthurur me luftën në Ukrainë. Ndërsa Rusia-Putiniste keq-dështoi për të ndezur fitilat e luftës duke frymëzuar grupet kriminale në Bosnjë -Hercegovinë; me bojkotimin nga lista Serbe të institucioneve dhe mbështetjen e barikadave të krimit të organizuar në veri. Kaloi çdo kufi me vrasjen në krye të detyrës të dëshmorit Afrim Bunjaku; u vetë-demaskua me riciklimin e kërcënimit ushtarak ndaj territorit të Kosovës dhe prezencës së NATO-s.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se edhe për shkak të peshës së diskreditimit gjeopolitk që po përballet Rusia-Putiniste mbas ndërmarrjes neo-Naziste ndaj sovranitetit të Ukrainës, përfshirja në një front të ri lufte në Ballkan (pra në Europë, jo në Afrikë…) do të ishte një aventurë vetëvrasëse. Kjo pasi në këtë rast, kurrsesi nuk do tolerohej dhe jam i bindur që do të ndëshkohej në mënyrë shembullore (shumë më ashpër se në 1999) nga fuqia ushtarake e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO/USA).
Për 2024, shumë zhgënjyese që e nisi 2024 duke shtuar në buxhetin e mbrojtjes edhe 740 milion € shpenzime për armatime moderne, theksojmë (jo mbrojtëse) si dhe frymëzimin e bandave mercenare nga oshilacionet e Ministrit të Millosheviçit dhe Rusia-Putiniste.
Thënë këtë, i ri-kujtojmë z. Vuçic dhe Gjeneralëve të Tij se, Serbia nuk ka gjithsësi fuqi të përballet ushtarakisht as me NATO-n, por as me vendet e Rajonit, edhe nëse nuk ato do ishin anëtare të NATO-s. Thënë këtë kujtojmë që Kroacia, Sllovenia, etj e kanë mundur makinerinë e përgjakshme të Milloshevicit mbas viteve 1990, ndërsa aktualisht kanë zhvilluar kapacitete për ta përballur dhe mposhtur Beogradin qoftë më vete apo qoftë të mbështetur nga Moska. Nga ana tjetër, Serbia jo vetëm nuk është e kërcënuar nga askush, por askënd nuk tremb dot më, përveçëse minon interesat dhe axhendën e integrimit të vetëvetes/Serbisë.
Gjithësesi shpresoj/a që e gjithë kjo marrëzi t’u shërbejë elitave mëndjehapura, në Beograd si “sirena alarmi” për të punuar kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore mes popujve të rajonit.
Thënë këtë duhet që ende të besojmë se jo LUFTA por mirëbesimi, PAQJA dhe axhenda e integrimit në NATO/BE mbeten misioni i vetëm i ardhmërisë së qytetarëve të Kosovës, Serbisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit.
Në shtesë, ritheksoj edhe njëherë se: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë-Putiniste mbas Ukrainës; për pasojë edhe dhe Serbinë, mbetet një rrethanë (por jo dhuratë) e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha, si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”!
Gjithashtu e çmoj në kohën e duhur, t’i ri-këshilloj faktorët në Tiranë dhe Prishtinë: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore” për ti dhënë jetë “Patformës 2Shtete sovrane 1Komb i vetëm”, duke konfirmuar në Washington, Bruksel, etj se “edhe pse e vonuar” kjo qasje nuk kërcënon asnjë, përfshi Serbinë, përkundrazi do të kontribuojë si balancë strategjike për paqen afatgjatë dhe axhendën e Integrimin Euratlantik vendeve dhe popujve të rajonit”.
Me këtë rast, rikonfimoj se, mbetem edhe më i përkushtuar për të kontribuar me përulësi në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO-n.