• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Batërdi në Sarandë/ Si u bë deti tokë dhe u legalizua për drejtoreshën e Kadastrës

08:56 : 12/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Familja e drejtoreshës së Kadastrës në Sarandë, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det. Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.

Emisioni “Stop” ka mësuar se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK.

Lexo edhe:

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

Në kërkim për d*ogë nga Italia, kapet në portin e Sarandës 50-vjeçari me 2 emra

Gazetari: Kjo është këtu!

Drejtoresha Aida Demi: Për leje legalizimi?

Gazetari: D.m.th, ka marrë leje legalizimi…

Drejtoresha Aida Demi: Jo s’kemi bërë leje legalizimi ne atje, kemi bërë procedurë nga bashkia, ka apo jo vendim prishje…shans jo për legalizim…

Gazetari: Nuk i ka legalizuar dy katet pa leje?

Drejtoresha Aida Demi: Jo, jo!

Gazetari: Ky objekti që ka dy kate pa leje shtesë.

Drejtoresha Aida Demi: Jo, jo vëlla! Po s’ka mo, s’ka.

Gazetari: Po ju çfarë keni bërë? Vetëm korrenspodencë me bashkinë për prishje.

Drejtoresha Aida Demi: Korrencpodencë me bashkinë, ka vendim prishje apo jo, sepse kemi detyrim ligjor që të fillojmë më pas të procedojmë.

Gazetari: Kanë kthyer përgjigje këta? (Bashkia Sarandë)

Drejtoresha Aida Demi: Jo, s’kanë kthyer…

Gazetari: Po si bëhet pastaj? Miratohet?

Drejtoresha Aida Demi: Jo, kur ka vendim prishje, jo!

Në lokalin e vëllait të drejtoreshës së Kadastrës, në cepin e lokalit është legalizuar një banjo që pasqyrohet si objekt në dokumentet e legalizimit.

Gazetari: Edhe për vëllain tënd thonë, që ka legalizuar banjot aty tek hoteli, që është…?

Drejtoresha Aida Demi: Jo, s’ka legalizuar banjot…

Gazetari: Dhe specialist që i ka bërë është kjo Ina Pepa…

Drejtoresha Aida Demi: Papa! S’janë banjo ato atje, ai është objekt.

Gazetari: Për këtë, këto nuk janë banjo?!

Drejtoresha Aida Demi: S’janë banjo ato, ai është objekt.

Gazetari: Po banjo ishin…, ato në cep fare?

Drejtoresha Aida Demi: Nuk janë banjo, janë objekte.

Gazetari: Po është bërë edhe në det.

Drejtoresha Aida Demi: Është bërë objekt, është bërë shumë shpejt si proces…

Drejtoresha Aida Demi: Nuk është bërë tani.

Gazetari: Tani është përfunduar?

Drejtoresha Aida Demi: Jo, s’ka përfunduar, nuk e di, nuk ia kam idenë. Nuk janë bërë në periudhën time sepse unë kam konflikt interesi.

Edhe në Ksamil, Aida Demi ka legalizuar objekte dhe ka dhënë truall në mënyrë të paligjshme, madje duke legalizuar edhe objekte që nuk ekzistojnë. Kjo ka ndodhur me certifikatën e pronësisë së Isuf Dariut apo dhe me atë të Taulant Mukës.

Drejtoresha Aida Demi: Isuf Dariu thotë 2369m2 dhe ka një ndërtesë 521m2, s’ka objekt,- thotë. Po ndërtesa si është 521m2?

Gazetari: Jo ka objekt, por është legalizuar i gjithë trualli. Si e ka marrë, kur s’ka godinë?!

Drejtoresha Aida Demi: Si s’ka godinë mo? Ka objekt…

Gazetari: Po ka objekt për 521m2 ndërkohë që ka marrë 2 mijë e ca…!?

Punonjësja e Kadastrës Romina: Kjo pjesa e shtetit dmth…

Drejtoresha Aida Demi: Legalizimin s’e kam bërë unë aty fare dhe legalizimi është i ligjshëm, përderisa është në ortofoto. Ka parcelë të gjitha, s’ka pse mos të regjistrohet.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, thotë se ky rast është një këmbanë alarmi për të gjithë instancat më lart se Kadastra e Sarandës, teksa shton se kjo histori nuk mbaron me kaq. “E gjitha kjo ishte një këmbanë e madhe alarmi për instancat më sipër se Kadastra e Sarandës. E gjitha kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë instancat mbi Kadastrën e Tiranës, Shkodrës apo Vlorës që të ju jepen prioritet qytetarëve që kanë vendime gjykatash të formës së prerë për regjistrimin e pronave të tyre. Kthejini ata në pronarë dhe mos i zvarrisni me vite e vite sikur ç’po ju kërkojnë. Sikur po ju kërkojnë shtëpinë tuaj. Por nuk mbaron me kaq kjo histori. Sipas gojëve të liga, një raport i KLSH-së në Sarandë, 3-4 raste që gjetëm ne, 70 raste ka gjetur vetem KLSH-ja. Siç thonë gojët e liga, por unë nuk e besoj, zëre se nuk ta thashë”. /Tv Klan/

Lexo edhe:

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Kadastrës në Sarandë

Etiketa: Aida Demisarandeuzurpim toke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

21:55 : 12/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim për d*ogë nga Italia, kapet në portin e Sarandës 50-vjeçari me 2 emra

10:49 : 11/09/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025
AKTUALITET

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

15:40 : 29/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet pronarja e një marketi në Sarandë! Sekuestrohen produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë

13:55 : 29/08/2025
AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
Para

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, treguesit e vaksinimit janë përkeqësuar

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com