• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të mbyt në sekonda, vdiq një 18-vjeçare para tre ditësh”/ Fostoksina shitet pa kriter në Shqipëri

21:10 : 09/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fenomeni i vetëhelmimit me fostoksinë po shtohet çdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare.

Sot fostoksina është kthyer në simbolin e vetëvrasjeve. Nisur nga rastet e fundit të vetëvrasjeve që janë kryer duke përdorur fostoksinën, Fiks Fare kreu një vëzhgim në shumë farmaci bujqësore në Shqipëri. Ku vuri re se ligjin nuk e zbaton asnjëra nga këto subjekte të licencuara për ta tregtuar.

Ligji nr 105 “për mbrojtjen e bimëve” e përcakton qartë se fostoksina është një ‘bar’ me rrezikshmëri të lartë dhe shumë helmues. Rregullat e shitjes së këtij helmi tregojnë se shitja e këtij bari u ndalohet personave që nuk janë pajisur me dëshmi aftësie të veçantë.

Në ligj thuhet se fotoksina importohet nga subjekte të licensuara, tregtimi i saj kryhet me receteë të lëshuar nga specialisti agronom, ndërsa përdorimi kryhet nga persona të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë.

Por asnjë farmaci bujqësore në Durrës apo Tiranë ku u drejtuan gazetarët e Fiks Fare, nuk kërkoi as recetën nga agronomi dhe as dëshminë e veçantë.

Lexo edhe:

Lajm i trishtë për botën e WWE, ndërron jetë legjenda Hulk Hogan

Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi

Disa ditë më parë një 41 vjeçare i dha fund jetës duke përdorur fostoksinë, po kështu edhe një adoleshente nga Kopliku .

Fiksi shkoi në disa farmaci në Koplik, Durrës e Tiranë ku vërtetoi se fostoksina tregtohet lirshëm në farmacitë bujqësore.

Farmacitë bujqësore në Koplik edhe pas asaj që kishte ndodh me adoleshenten ende e shisnin fostoksinën, por siç shprehen edhe në video tek njerëz madhor apo ” me të njohur”. Disa nga farmacitë gazetaren e Fiksit e drejtojnë në Shkodër ku e ka më të lehtë për ta blerë , pasi në Koplik situata është pak e nderë në këtë drejtim dhe kanë frikë ta shesin tek persona të panjohur. Ndërsa tek të njohurit edhe pse mund ta blejnë fëmijë apo adoleshentë, mjafton t’u thonë se e ka kërkuar njëri nga prindërit dhe ua japin.

Fiks Fare e shtriu vëzhgimin edhe në 14 farmaci bujqësore në Durrës e Tiranë. Edhe në Durrës fostoksina shitet lirshëm pa asnjë kriter. Gazetarja e kërkon si qytetare që do fostoksinë për fasule, te gjithë farmacitë e shesin lirshëm dhe pse nuk lejohet. Madje një farmacist kur e hap tubetin e fostoksinës vendos doreza dhe maskë nga toksiciteti i lartë i ilaçit. E njëjta situatë përsëritet edhe në farmacitë bujqësore të Tiranës ku fillimisht ngurojnë , por më pas gazetarja e Fiksit arrinë ta blejë pa problem. Ajo që u pa tjetër tek farmacitë në Tiranë ishte e dhe mungesa NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit).

Raste e përdorimit të fostoksinës për vetëvrasje në vendin tonë janë të shumta. Mjekët toksikologë e kanë të pamundur të shpëtojnë jetën e të helmuarve për shkak të shpejtësisë së veprimit të këtij preparati. Ndërkohë që në BE ky preparat është i ndaluar.

Farmacitë Bujqësore në Koplik.

Shitësi – Po kush ta jep fostoksinën.

Fiksi – Pse?

Shitësi – Veç po e gjete në Tiranë me ndonjë shoqëri. Këtu para 4 ditëve ka vdekur një vajzë.

Fiksi – Këtu?

Shitësi – 18 vjeçe prej fostoksinës. Po. Veç me shoqëri se mos u merr me atë punë.

Fiksi – Pse nuk kanë këto dyqanet?

Shitësi – S’kanë të drejtë. Të gjithë kanë por duhet të të njohin, që të japin. Ai ( fostosina ) të mbyt në sekonda dhe është super i rezikshëm. Tre orë vajza 18 vjeçe para 3 ditëve ka vdekur. Të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor në këmbë e kishin dhe nuk kanë dit. Është shumë i rezikshëm. Fostoksinë quhet ai, është një shishe alumini kështu e vogël dhe ka 10 copë brënda. Se kështu i shesin. Nuk ta japin një kokërr në dorë kështu edhe ik.

Fiksi – Po ku e blen atë?

Shitësi – Çdo farmaci bujqësore edhe këtu në dalje pa mbarruar këto rrasat.

Fiksi – Po dhe ajo vajza këtë helmin ( fostoksinë) kishte pirë?

Shitësi – Po, fostoksinën.

Fiksi – Po ku e kishte marrë?

Shitësi – Në dyqan këtu afër.

Fiksi – Ku është dyqani?

Shitësi – Ec mos më çoni mua aty se ma merr mendja ju thotë direkt, që nuk kam.

Fiksi – Po si e paska blerë? Si ja kanë dhënë? A është helm?

Shitësi – Ai është që të mbyt të vdekur. 3 orë afat të jep. Hajde gjeje. Ka folur vetë ajo (vajza) se ka qenë me gojë ajo. I ka thënë të ëmës si me thënë që e bleva te F….

Fiksi – Këtu? Këtej afër?

Shitësi – Po

Fiksi – Ça thua more?

Shitësi – 100 metra nga këtu. Farmaci bujqësore.

Shitësi – Po. Kanë frikë mos e hanë edhe ata, se vazhdojnë ato hetimet akoma. Nuk lejohet ajo është adoleshente njëherë në fund të fundit. Ajo o jepet moshës tënde.

Fiksi – Ka dhe në Shkodër?

Shitësi – Se këtu është zjarr fare tani. Edhe nëse kanë të thonë jo nuk kam. Në Shkodër nuk ka kështu problemesh. Ku të duash në një farmaci bujqësore.

Fiksi – Po mirë, ka të drejtë kështu ta shesi ( fotoksinën) të lirë?

Shitësi – Po moj, në moshë të madhe madhore po. Ta jep, si me stil po ta jep.

Fiksi – Të kuptoj. Po sa lekë bën ajo?

Shitësi – Ajo duhet të bëj te 2 mijë ( të vjetra) lekëshi.

Fiksi – Po kaq lirë bën ajo?

Shitësi – Po nuk bëjnë jo, por është i tmerrshëm.

Farmaci tjetër bujqësore në Koplik

Fiksi – E tregëtoni?

Shitësi – Po po. Kam licencë.

Fiksi – Po. Sa kushton?

Shitësi – Unë e shes me tubet, nuk e shes me kokrra. Ajo ka blerë kokrra.

Fiksi – Ka blerë kokerr vajza?

Shitësi – Aq sa i duhet. Aq i duhet asaj.Unë shes me tubet dhe shes në ato zona ku e kontrolloj.

Fiksi – Sa kushton?

Shitësi – Ajo kushto 2 mijë ( të vjetra) një tubet, që ka 10 copë. Po i lirë krejt. Për kujt i mushet mendja është më i lirë që se gjen kund. Mjerë atij që i mbushet mendja.

Fiksi – Gjynah, gjynah vajzë shumë e re.

Farmacitë bujqësore në Durrës e Tiranë ku Fiksi e blen fotoksinën pa problem.

Fiksi – Më jep nja 4 kokrra, si ma tha emrin?

Shitësi – Fostoksinë? Për çfarë I don?

Fiksi – Për groshë. Sa lekë bën ajo?

Shitësi – Ajo bën 3 mijë ( të vjera) lekë tubeti 10 copë ka brënda. Mos ke fëmijë?

Fiksi – Jo jo nuk kam kalamaj jo.

Shitësi – Në qoftëse nuk ke fëmijë, fute pa frikë aty e le sat ë duash, vëri thesin dhe lëre sa të duash.

Farmacia Bujqësore 2

Fiksi – Më jep nja 4 kokrra për groshë.

Shitësi – 4 jo, por 10 është tubet.

Fiksi – Sa lekë bën ajo?

Shitësi – 2 mijë ( të vjetra) lekë. Kokërr si aspirinë më e madhe ngjyrë gri.

Fiksi – Ma jep atë komplet.

Farmacia Bujqësore 3

Fiksi – Kam ardhur të marr 1 fishek nga ato si quhen?

Shitësi – Fostoksinë

Fiksi – Si quhet?

Shitësi – Fostoksinë.

Fiksi – Sa lekë bën ajo?

Shitësi – 4 mijë ( të vjetra) lekë.

Fiksi – Po

Shitësi – Në rregull?

Fiksi – Besoj se kryejnë punë keto?

Shitësi – Po po

Farmacia Bujqësore 4

Fiksi – Më duhet një fishekë, një ilaç si ma tha ai.

Shitësi – Sa të duhet? 1 kokërr, 2 kokrra sa të duhen?

Fiksi – Sa ka ai fisheku?

Shitësi – 10 kokrra. Një kokërr bën 300 ( të vjetra) lekë.

Fiksi – Si e ka emrin?

Shitësi – Fostoksinë, fostoksinë.

Fiksi – Si hapet kjo? Desha dhe 1 bar miu. Ke bar miu?

Shitësi – Po. Shiko kjo hapet shiko këtu.Kapet kjo me pincë. Ja tek i ka kokrrat brënda. 10 kokrra. Ça deshe tjetër ti?

Fiksi – Bar miu. Si ja the emrin ti ksaj?

Shitësi – Fostoksinë.

Fiksi – Po unë e di se është bari I miut fostoksinë?

Shitësi – Jo jo

Fiksi – Po bari I miut si e ka emrin?

Shitësi – Ratinor e ka emrin, ja ku e ka këtu. Nuk është fostoksinë. Fostoksina është kjo.

Farmacia Bujqësore 5

Fiksi – Po kërkoj për groshën, që i hedh ilaç atyre mizave. Unë e shoh që s’ je farmaci bujqësore, po thash mos ke…

Shitësja- Eh unë… Jo, jo unë kam, por nuk hap pë rnjë.

Fiksi – Kam nja një kuintal grosh unë.

Shitësja – E të marr vesh unë, po ti do me kokrra.

Fiksi – Po nuk e di sa hidhet, prandaj po të pyes.

Shitësja – Unë e kam, po e kam të mbyllur komplet atë.

Fiksi – Po sa lek të bën?

Shitësja – Nuk hapet. Është 15 mijë ( të vjetra). Ka edhe me fishekë. Ndërsa unë s’ e kam me fishekë. E kam me kështu. Fostokskinë është. Unë e kam kështu të mbyllur. Ja. Dhe kjo bën 15 mijë (të vjetra). Kokrra është brenda, kokrrat e fostoksinës janë.

Fiksi – Çfarë firme?

Shitësja – A do të shikosh për firmën. Shiko as unë nuk e di. E kam parasysh se kam shitur nga ata fishekët, po nuk kam më.

Fiksi – Produkt për mbrojtjen e bimëve. Kjo duhet të jetë.

Shitësja – Po kjo mo është, fostoksina. Por që ne nuk e hapim. Është… ( flet në telefon me dikë) Sa janë këto të fostoksinës, sa kokrra kanë brenda? Sa tableta? 30 tableta.

Farmacia Bujqësore 6

Fiksi – Kam marrë 1 kuintal groshë dhe më thanë 2 kokrra njërit dhe 2 kokrra tjetrit.

Shitësi – Gati t’ju shërbejmë.Atë e di unë, e di unë tani.

Fiksi – Sa I hidhet një thesi?

Shitësi – 10-15 kilogram, 1 kokërr.

Fiksi – Ta lexoja si përdoret, se mos është kështu helmuese.

Shitësi – Kjo është ….. ( vendos maskën). Kemi edhe me kutia. Ka 10 jetë ajo kutia.

Fiksi – Sa lekë bën ajo kutia?

Shitësi – 3 mijë lekë ( të vjetra). Ka 10 kokrra.Largohu një çikë se ky ka…

Fiksi – Po po. Si e kishte emrin ajo?

Shitësi – Fostoksinë, fostoksinë.

Fiksi – Aha, po po.

Shitësi – 3 mijë lekë ( të vjetra), bën kjo, 30 lekë( të vjetra) bën një kokërr. 5 Kokrra 4.500 lekë ( të vjetra).

Etiketa: farmacifotoksinashitetvdes

Lajme të lidhura

BOTA

Lajm i trishtë për botën e WWE, ndërron jetë legjenda Hulk Hogan

18:23 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi

21:39 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Gjendet pa jetë 44-vjeçarja afër banesës

12:39 : 14/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

21:29 : 13/07/2025
AKTUALITET

Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus

12:58 : 11/07/2025
Para

Kampionati i Patinazhit, Jutta Leerdam e mbyll Europianin me 3 medalje ari

TË GJITHA

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com