• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Beckenbauer e donte në Gjermani”, rrëfehet Demollari: Si e takuam “Kaizerin” në Marsejë

20:53 : 09/01/2024
në SPORT

“Atë djaloshin, Demollarin, a mund të ma jepni ta marr me vete në Gjermani…?”. Kjo ishte fjalia e Beckenbauer që qarkulloi për vite të tëra në ambientet futbollistike pas ndeshjes së Shpresave në Shkodër mes Shqipërisë dhe Gjermanisë më 19 nëntor të vitit 1983, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Ndeshja përfundoi 1-1 me gola të Demollarit 20’ dhe Mathy 33’. “Kemi qenë një brez i artë”, thotë Demollari për “Panorama Sport”. Ndërkaq, kur pyetet për deklaratën e famshme të Beckenbauerit asokohe, legjenda e futbollit shqiptar e kalon me sportivitet.

Demollari, a është e vërtetë që Bekenbauer, pasi ju ka parë nga afër në një ndeshje të “Shpresave” në Shkodër, ka kërkuar t’ju marrë në Gjermani?

Të jem i sinqertë e kam dëgjuar edhe unë nga të tjerët, por jo nga vetë Bekenbauer apo ndonjë pjesëtar i stafit të tyre. Isha ende shumë i ri. Me të dëgjuar e kam, pra që “Kaizeri” kishte bërë një vlerësim pozitiv për mua dhe këtë ia kishte shprehur përkthyesit Pano Lulo, por unë vetë nuk e kam dëgjuar këtë.

A keni pasur ndonjë kontakt me Bekenbauerin?

Lexo edhe:

No Content Available

Po, kur luajtëm me Dinamon kundër Marsejës më 1991 dhe ai ishte aty si trajner dhe si drejtor sportiv. Më së shumti në ndeshjen që luajtëm në Marsejë, se këtu nuk të lejonin t’i afroheshe.

Çfarë mbani mend?

Ishte njeri shumë autoritar, por edhe shumë i thjeshtë. Komunikues dhe ndoshta edhe i zoti me batutat, sepse më kujtohet që gjatë drekës zyrtare, ai komunikonte me presidentin e Marsejës dhe me zyrtarë të tjerë dhe ata qeshnin me ato që po thoshte.

“Ai është poshtë Zotit dhe sipër kancelarit”! Kjo është shprehja e gjermanëve për Beckenbauerin…

Ishte lojtar i jashtëzakonshëm, trajner fitues dhe personalitet i respektuar. Bëri revolucion për kohën dhe ishte i guximshëm në disa ndryshime që bëri.

Rumenige thotë se ai për më shumë se 4 dekada, ka pasur në çdo ndeshje një vend të rezervuar në stadiumin e Bajernit. Po në Shqipëri, a vlerësohen kështu legjendat? Ju a ndiheni kaq i vlerësuar?

Ju falënderoj për konsideratën, por gjërat ndryshojnë. Bekenbauer ishte një yll botëror. E megjithatë, unë jam i mendimit që edhe në Shqipëri legjendat, apo ikonat e sportit të brezave të ndryshëm duhet të vlerësohen më shumë. Qoftë edhe duke e pasur një vend në mënyrë simbolike në tribunë. Është respekti mbi të gjitha. Ndoshta me kalimin e kohës disa gjëra do të bëhen më mirë edhe te ne. /Panoramasport

Etiketa: Beckenbauersulejman demollari

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

“Të mbyt në sekonda, vdiq një 18-vjeçare para tre ditësh”/ Fostoksina shitet pa kriter në Shqipëri

TË GJITHA

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnjë

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com