• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e shpenzimeve buxhetore për arsimin dhe shëndetësinë, përkeqësoi shërbimet

08:23 : 07/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi më shumë të ardhura, shpenzimet publike për sektorët prioritarë të vendit, arsimi dhe shëndetësia, kanë shënuar ulje në vitin 2022, si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, në vitin 2022, shpenzimet publike në sektorin e arsimit ishin 62.9 miliardë lekë, ose 2,9% e PBB-së.

Krahasuar me vitin 2021, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje.

Shpenzimet publike për shëndetësinë ishin sa 2.98% e PBB-së më 2022, sipas INSTAT. Si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pikë përqindje në raport me 2021, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Dy shërbimet themelore publike, arsimi dhe shëndetësia, janë të nënfinancuara në raport me vendet e tjera të rajonit dhe Europës. Financimet në arsim kanë kthyeshmëri të lartë në krahasim me sektorët e tjerë, pasi rrisin kualitetin dhe aftësitë e kapitalit human.

Lexo edhe:

Probleme me rënien e flokëve, çfarë duhet të konsumoni për ta parandaluar

Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës

Një forcë pune e mirarsimuar është në gjendje të çojë përpara një model më të avancuar ekonomik. Gjatë gjithë tre dekadave të tranzicionit, shpenzimet kanë qëndruar në rreth 3% të PBB-së.

Ndërkohë, rezultatet mësimore në arsimin parauniversitar janë përkeqësuar vitet e fundit. Pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar në testimin e PISA 2022, një vlerësim global i aftësive të 15-vjeçarëve nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, një organizatë ndërqeveritare me 38 vende anëtare e themeluar në 1961 për të nxitur përparimin ekonomik).

Në matematikë, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë nga 472 pikët e mundshme. Nga vlerësimi i ecurisë së nxënëseve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018, Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh më e lartë ndër 80 shtetet e testuara.

Për aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, Shqipëria u vlerësua me 358 pikë, nga 476 pikë që është mesatarja e pikëve të mundshme. Edhe në lexim, krahasuar me rezultatet e 2018-s, rënia është 47 pikë.

Rezultatet e testimit PISA 2022 ishin edhe më të ulëta se ato të vitit 2008.

Në sektorin e shëndetësisë, situata është më e ndërlikuar pasi për shkak të shpenzimeve të ulëta, qytetarët nuk kanë akses në ilaçe cilësore falas. Rimbursimi mbulon vetëm 35% të konsumit të produkteve farmaceutike.

Vlera e importeve të produkteve farmaceutike është rritur me shpejtësi nga viti në vit, sidomos pas pandemisë COVID-19, e cila ka rritur barrën e sëmundjeve në popullatë.

Vitin e kaluar, importet e produkteve farmaceutike arritën në 28 miliardë lekë, rreth 270 milionë euro, ndërsa fondi shtetëror i rimbursimit ishte 11,4 miliardë lekë.

Të dhënat tregojnë se pacientët shqiptarë financuan nga xhepi për blerjen e medikamenteve 61% të vlerës së produkteve farmaceutike të importuara më 2022.

Ky raport ishte më i përkeqësuar gjatë pandemisë Covid-19, ku më 2021, shqiptarët paguan nga xhepi me 64.5% të vlerës së produkteve farmaceutike.

Nga viti 2018 e deri më 2021 janë miratuar gjithsej 46 barna që trajtojnë sëmundjet onkologjike, por Shqipëria ka pranuar në listat e saj të rimbursimit vetëm 3 prej tyre.

Për të njëjtën periudhë 61 barna të reja përdoren për trajtimin e sëmundjeve të rralla në Europë, ndërsa në Shqipëri janë përfshirë në listat e rimbursimit vetëm dy prej tyre.

Kapacitetet e Shqipërisë për të përfshirë terapi të reja në listën e rimbursimit janë ulur dukshëm vitet e fundit. P.sh., gjatë vitit 2014-2017, Europa miratoi për përdorim 154 barna të reja, ndërsa Shqipëria pranoi në listat e rimbursimit 18 prej tyre./Monitor

Etiketa: arsiminpërkeqësoirëniashëndetësinësherbimetshpenzimeve buxhetore

Lajme të lidhura

SHENDETI

Probleme me rënien e flokëve, çfarë duhet të konsumoni për ta parandaluar

17:02 : 21/04/2025
AKTUALITET

Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës

16:40 : 12/02/2025
AKTUALITET

Sektorët më të nënfinancuar, shkurtohen me 34 mln euro fondet për arsimin dhe shëndetësinë

08:20 : 24/12/2024
AKTUALITET

Rënia e butë e Erion Veliajt

15:03 : 17/12/2024
AKTUALITET

Sfidat dhe përpjekjet e përafrimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale me legjislacionin shqiptar

17:44 : 03/12/2024
BOTA

Cilët janë faktorët kyç që mund ta mbajnë Euron nën presion edhe për disa kohë?

22:56 : 23/10/2024
Para

Sevilla bën "pazar" tek Inter, huazon mesfushorin

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com