Kur Kate Cox, një nënë nga Teksasi mësoi se fetusi i saj kishte një anomali fatale, ajo ngriti një padi për të siguruar një mundësi për të abortuar, nisur nga arsye mjekësore.
Por Gjykata e Lartë e Teksasit vendosi se ajo nuk kualifikohej për përjashtim, duke shtuar paqartësitë mbi këtë çështje.
Autumn Keizer zëdhënëse e ‘Planned Parenthood’, (Planifikimit Familjar) një organizate jofitimprurës e kujdesit shëndetësor riprodhues dhe seksual, thotë se ligjet e Teksasit janë të paqarta, veçanërisht për mjekët, të cilët mund të përballen me 99 vjet burg nëse nuk e zbatojnë atë. “Ligjet në Teksas, tani për tani, nuk kanë si qëllim individin që kërkon shërbime aborti. Pasojat janë për ata që ofrojnë këto shërbime dhe njerëzit që ndihmojnë ata që kërkojnë të kryejnë abort”, thotë ajo.