• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmet e grupit ‘Houthi’ pengojnë transportin detar global

15:31 : 05/01/2024
në BOTA

Kompania daneze e transportit detar Maersk vendosi këtë javë të pezullojë transportin e mallrave përmes Detit të Kuq, pas një sulmi në fundjavë ndaj një prej anijeve të saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, militantët jemenas ‘Houthi’, të mbështetur nga Irani, kanë shtuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq që nga nëntori për të treguar mbështetjen e tyre për grupin militant islamik palestinez Hamas, që lufton kundër ushtrisë izraelite në Gazë.

Rebelët ‘Houthi’ nga Jemeni kanë kryer dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare që nga mesi i muajit nëntor. Militantët thonë se po vënë në shënjestër anije që kanë lidhje me Izraelin në mbështetje të palestinezëve në Gazë, megjithëse kanë sulmuar edhe disa anije që nuk kanë lidhje me Izraelin.

Kompanitë e transportit po largohen gjithnjë e më shumë nga Deti i Kuq dhe Kanali i Suezit për të shmangur rreziqet.

“Tregtia është ulur me rreth një të tretën. Shumica e tyre janë anije me kontenierë. Aty ka mallra me vlerë të lartë që shkojnë nga Azia në Evropë”, thotë Michelle Wise Bockman nga kompania ‘Lloyd’s List Intelligence’ që ofron të dhëna dhe analiza mbi aktivitetet detare.

Lexo edhe:

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

Shumë anije kanë ndryshuar itenerarin, duke lundruar nga pjesa më jugore të Afrikës, duke e bërë udhëtimin shumë më të gjatë. Kostot e mallrave nga Azia në Evropën Veriore janë dyfishuar.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara nisën Operacionin ‘Prosperity Guardian’, me një forcë ndërkombëtare të sigurisë detare që synon të frenojë sulmet e grupit ‘Houthi’.

“Fakti që anijet nuk po kalojnë tranzit tregon se kompanitë nuk kanë shumë besim në aftësinë e këtij koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të për të qenë në gjendje t’i bëjnë rrugët detare më të sigurta”, thotë zonja Wise Bockman.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim mbi sulmet të mërkurën, mes paralajmërimeve se siguria globale e ushqimit është në rrezik.

“… Kjo situatë mund të ndikojë te miliona njerëz në Jemen, rajon dhe globalisht”, thotë Khaled Khiari, Nën-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ambasadori amerikan veçoi Iranin për mbështetjen e ‘Houthit’.

“Irani ka transferuar sisteme të avancuara të armëve te ‘Houthit’, duke përfshirë sisteme ajrore pa pilot, raketa që lëshohen nga anijet dhe raketa balistike të përdorura në sulmet kundër anijeve detare”, thotë Chris Lu, Ambasadori amerikan në OKB për Menaxhim dhe Reformë.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza.

Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se militantët mund të shtojnë sulmet e tyre.

“Grupi Houthi është shumë i qartë për atë që po bën. Ai e di se duke vënë në shënjestër transportin detar, tërheq vëmendjen e shtypit dhe shkakton shqetësim mes udhëheqësve botërorë për qëllimin e tij të kundërshtimit të luftës në Gazë”, thotë Michelle Wise Bockman nga kompania ‘Lloyd’s List Intelligence’.

Me transportin detar të ndërprerë, ka paralajmërime se vonesat në zinxhirët e furnizimit mund të zgjasin për disa javë ose muaj./VOA

Etiketa: sulmetransport detar

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025
BOTA

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

20:12 : 05/10/2025
BOTA

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025
BOTA

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin çdo 8 ose 9 minuta

08:53 : 28/09/2025
BOTA

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Qytetin e Gazës

11:46 : 14/09/2025
BOTA

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025
Para

Ligji për profesionet e lira/ Salianji: Qeveria po shkatërron shtresën e mesme

TË GJITHA

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com