• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Këshilli NATO-Ukrainë do të diskutojë sulmet ajrore ruse

22:30 : 04/01/2024
në BOTA

Zyrtarët e NATO-s dhe të Ukrainës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar sulmet ajrore të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka përfshirë valë të mëdha sulmesh që nga fillimi i vitit.

Zëdhënësi i NATO-s, Dylan White, tha të enjten se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mblidhte Këshillin NATO-Ukrainë më 10 janar, “pas sulmeve të fundit ruse me raketa dhe dronë”. Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar që aleatët të forcojnë mbrojtjen ajrore të vendit, ndërsa Rusia ka kryer sulme të përditshme me raketa dhe dronë duke vënë në shënjestër qytetet ukrainase.

Dy nga netët më aktive të sulmeve ruse kanë ndodhur gjatë javës së kaluar, duke përfshirë dhjetëra raketa dhe dronë që kanë sulmuar kryeqytetin, Kiev. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se një nga temat kryesore në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë do të ishte forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe ai i quajti bisedimet një “shenjë të rëndësishme të unitetit euro-atlantik përballë përshkallëzimit të terrorit rus”.

Të martën, zoti Kuleba u bëri thirrje aleatëve që të dërgojnë shpejt sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet në Ukrainë dhe t’u ofrojnë forcave ukrainase dronë luftarakë dhe raketa me rreze më të gjatë se 300 kilometra. Zoti Kuleba gjithashtu bëri thirrje që të miratohet përdorimi i aseteve ruse të sekuestruara për të ndihmuar Ukrainën dhe për të izoluar diplomatët rusë.

Ukraina tha të enjten se Rusia vazhdoi sulmet e saj ajrore gjatë natës me dy dronë që mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi në rajonin Khmelnytskyi. Sulmi rus përfshinte gjithashtu tre raketa që synonin qytetet Kharkiv dhe Donetsk, thanë forcat ajrore ukrainase./VOA/

Lexo edhe:

Tensione në Siri, forcat amerikane kryejnë dhjetëra sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS

Izraeli hakmerret ndaj Hezbollahut pas sulmeve në kufirin verior

Etiketa: nato-ukrainesulme ajrore

Lajme të lidhura

BOTA

Tensione në Siri, forcat amerikane kryejnë dhjetëra sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS

21:24 : 08/12/2024
BOTA

Izraeli hakmerret ndaj Hezbollahut pas sulmeve në kufirin verior

22:32 : 12/01/2024
BOTA

Ukraina nën alarm për sulme ajrore

15:11 : 01/08/2023
BOTA

Zelensky thirrje vendeve të G7: Krijoni një mburojë ajrore për ne

10:23 : 12/10/2022
Para

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

TË GJITHA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com