• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Restoranti “Gzona” tek Kalaja e Tiranës dyshohet se është pronë e fshehur e Beqajt

11:57 : 30/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës dyshohet se është pronë e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo gjë zbulohet nga hetimet e SPAK për lidhjet e Beqajt me kompanitë farmaceutike, si dhe me abuzimet me fondet e Agjencisë së Koodinimit të Ndihmës, SASPAC.

Restorant “Gzona” është me emrin tregtar kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj.  Por, sipas SPAK, ajo është larguar “de jure” nga ky biznes, pasi në të vërtetë Ilir Beqaj vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga, i cili ishte dhe administratori.

Kjo gjë dyshohet, sipas SPAK, për shkak të një prej bisedave të bëra mes Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt, ku flitet për investime në restorant. Në qendër e bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhet justifikuar. Për të komunikuar me Ermalin, Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani

“Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, kui Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe.

Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin “Gazi”, dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.

Lexo edhe:

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant” thuhet në dosjen e SPAK.

PËRGJIMET

A (Ermali)
B (Beqaj)

A: Udhëro, alo?
B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?
A: Me ngjon?
B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…
A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.
B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja
A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B : Po, nëqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.
…
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po
A : Mire atëherë okej ne rregull pra
B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.
A: Ne 4?
B: Po.

Gjithashtu, dyshimet ngrihen edhe për shkak të një bisedë mes ish-ministrit, Ilir Beqaj me shtetasin Dorian Sadiku, i cili rezulton ortak në shoqërinë Delta Holdin SHPK

Përgjimi:

B: Atqe m’dhe e ke aty ee….ajo qe ngrefet te kapaku.

A: Po po, ok ciao.
B: Edhe al zarfi mrapa

“Nga këqyrja e deritanishme e pamjeve filmike rezulton se në datën 14.12.2023 tek Gzona shkojnë shtetasi Ermal Kurtulaj dhe shtetasi Dorian Sadiku. Ky i fundit vjen me një mjet Mercedez Benz me targa ne dukje me 888 dhe mjeti sipas të dhënave nga DRSSHT-ja është mjeti që më parë ka pasur targa të tjera dhe ka udhëtime me shtetasin Ilir Beqaj një dalje jashtë shteti në vitin 2022, referuar të dhënave të marra nga sistemi TIMS. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit C@ts të Tatimeve, rezulton se subjekti GZONA, ka deklaruar shitje për periudhën 2019-2023 ndaj subjekteve Delta Pharma.al, me një vlerë totale 10.509.308 lekë. Këto fakte japin të dhëna për ndërveprim mes këtyre dy subjekteve.

Nga komunikimet e muajit dhjetor krijohen dyshime se subjektet janë takuar për tu marrë me rregullimet e dokumentacioneve përkatëse, bilanceve e të tjera për shkak të fundit të vitit, pasi në muajin dhjetor mbyllen lëshimi i faturave përkatëse dhe bëhen llogaritë në lidhje jo vetëm me biznesin “Gzona”, e cila ka për ortak të vetëm shtetasin Eduart Curri, por nisur nga fakti që takimi është kryer me shtetasin Dorian Sadiku, bashkëpronar me shtetasin Eduart Curri në shumë subjekte të tjera, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre dhe në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe më pas deputet.

Në vijim, lidhur me arsyet mbi të cilat bazohet kërkesa, Prokuroria e Posaçme parashtron se: “Në funksion të sigurimit të dokumentacioneve që lidhen me eventet e projekteve nën monitorim të SASPAC-ut për të cilat janë lëshuar faturat përkatëse dhe mënyrës se si janë lëshuar ato, nëse janë kryer si evente, kush i ka krijuar dokumentet dhe përftimi i realizuar prej tyre, në funksion të sigurimit të të dhënave mbi veprime fiktive apo korruptive të kryera nga shoqëri tregtare apo organizata jofitimprurëse figuruar ligjërisht ose jo në emër të shtetasve Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, Sabjan Kurtulaj apo familjarëve të tyre apo të dhëna mbi shoqëri te tjera tregtare nga të cilat kanë përfituar shtetasit Ermal Kurtulaj. Ilir Beqaj, Sabjan Kurtulaj apo familjarë e të afërm të tyre, në funksion të sigurimit të të dhënave mbi interesat pasurore të shtetasve Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj mbi restorantin Gzona apo aktivitete të tjera tregtare që kanë më subjektet shtetasin Dorian Sadiku dhe Eduard Curraj në kohë të ndryshme, apo të dhëna mbi lehtësimin e tyre në kryerjen e aktivitetit tregtar duke përdorur funksionin publik në çfarëdolloj forme, marrë parasysh faktin e qenies subjekt deklarues të shtetasit Ilir Beqaj deri ne vitin 2021 referuar (liste pagesave); në funksion të sigurimit të të dhënave mbi komunikime të kryera nga subjektet e përfshira në veprimtarinë e kundërligjshme paraqitet e domosdoshme urdhërimi i kontrollit të banesave dhe automjeteve dhe kontrolli personal i disa subjekteve qe vlerësohet me rëndësi për efekt të këtij procedimi penal. Nga këqyrja e sistemeve të ndryshme dhe nga raportet e shërbimit të mbajtur nga oficerët dhe nisur dhe nga komunikimet e kryera rezulton se janë siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkretisht shtetasit Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj, Ilir Beqaj

Banesat, automjetet, si dhe zyrat e shoqatës GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtaloj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjektit “Albania Food Hospitability”, si dhe zyrave dhe vendit të punës së shtetasve Ermal Kurtulaj dhe

Mira Topciu duhet të kontrollohen pasi besohet që në këto banesa, automjete dhe zyra gjendjen dokumente, si dhe të dhëna kompjuterike (në kompjuter laptop, usb e aparate telefoni e të tjera) gë lidhen me: veprimtarinë dhe eventet e kryera në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian që monitorohen nga SASPAC-U, përfshirë atë të Eussair, Asist. Tek Zbat. Prog. Nderkuf IPA SHq. Kos 2014-2020. NIPT: 1716144511; AS. TEK. ZBAT. Prog. Nderk. IPA II Ital. Shqip.Mal i Zi 172111451K: Ax Tek. Zhat. Prog.Nderk. IPA II Maqedoni-Shqipëri 2014-2020 NIPT L729173403 dhe çdo lloj programi tjetër: që lidhen me ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare, në emër ose jo të personave apo familjarëve të tyre, si dokumentacione tatimore, dokumente investimesh, futura e të tjera të kësaj natyre, mbi faturimin e investimeve, shpenzimeve; dokumentacionin qe lidhen me faturate lëshuara kundrejt projekteve apo subjekteve të tjera të përfshira në kërkesë: që mund të përmbajnë të dhëna mbi pronësi të pasurive të luajtshme të paluajtshme, bankar libra llogarish kursimi fatura transaksionesh dhe transfertash”, thuhet gjithashtu në dosje.

Etiketa: Gzonailir beqajrestoranti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

14:09 : 07/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca paraprake për Ilir Beqajn

14:09 : 18/04/2025
AKTUALITET

Mungon avokati i Ilir Beqajt, shtyhet gjyqi për aferën e sterilizimit

13:30 : 17/04/2025
AKTUALITET

Politikanët që 11 Maji i gjen në burg/ Veliaj do votojë për listën e Durrësit, Salianji për Fierin

17:38 : 07/04/2025
AKTUALITET

Sterilizimi/ Argumentet e gjykatës për Ilir Beqajn: Kostot u frynë me 56.4%

19:36 : 05/04/2025
Para

Pritet vendimi për masën ndaj Berishës, mbërrin në gjykatë avokati i kreut të PD

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025

Dy shqiptarët e Boluspor kualifikojnë skuadrën në play-off për ngjitjen në elitë

21:25 : 15/05/2025

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com