• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LEKU, fenomeni i vitit

21:41 : 29/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata dhe indidividë shpallin njeriun e vitit, pothuaj të gjithë kanë neglizhuar atë që bën që të hidhet uji përpjetë…LEK-un.

Leku që gjatë 2023 dërrmoi euron, turpëroi dollarin, poshtëroi paundin dhe shkatërroi frangen zviceriane. Me një fjalë i bëri për një lek!

Në kohën që globi u zhyt në rrënojat e tërmeteve gjeopolitike dhe stuhive financiare, vetëm LEK-u ia doli fitimtar nga kaosi i vitit 2023

Pavarësisht se bota u bë më e paparashikueshme dhe gjithnjë e më shumë i ngjau emisioneve televizive të mbrëmjes, LEK-u shqiptar vijoi i pa shqetësuar ngritjen.

Lexo edhe:

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

6 rekordet tona

Shqipëria, Europa e Ballkanit, edhe njëherë tjetër i tregoi Perëndimit dhe pjesës tjetër të globit modelin se si rimëkëmbet ekonomia globale e rrënuar nga luftërat, konfliktet, zgjedhjet “demokratike” dhe kaosi global. Ylli në ngjitje është LEKU!

Ministrat e Financave të G7 kanë pranuar më në fund atë që tregjet financiare kishin kohë që e paralajmëronin: ekonomia globale do të gjejë stabilitet vetëm te LEKU. Harrojeni dollarin, euron, paundin britanik apo frangën zviceriane, është koha e xhevahirit të Mesdheut – Lekit.

“Askush nuk duhet të shqetësohet nga rënia e Euros apo luhatjet e dollarit; të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes së pandërprerë të Lekut shqiptar. Ky është fakt”- tha ministri i Financave të Gjermanisë. “Zgjedhja nuk është më në dorën tonë. Zgjedhjen e kanë bërë tregjet”- tha ministri i Financave të SHBA. “Nuk ka më kuptim të themi Leku apo Euro.

Është njëlloj si të pyesësh a dëshiron një verë të mire franceze apo një uthull molle bullgare- tha me shpoti ministri francez i Financave.

Ekspertët bien në mendje se është koha për t’i kthyer kurrizin, monedhës globale dollarit dhe për të pritur me krahë hapur – LEKUN.

“Kush heziton, harron se jeton në shekullin e 21-të”- tha ministri i Financave të Kanadasë.

“Para 70 vjetësh ne pranuam që paundi nuk ishte më monedhë globale, sot duhet të tregohemi praktik, të shohim realitetin në sy dhe të mos mbyllim sytë, është koha e lekut”- tha ministri Financave të Britanisë së Madhe.

Shefat e financave të vendeve më të industrializuara të botës kanë vendosur me unanimitet që selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të zhvendoset nga Uashingtoni në metropolin e Durrësit. Harrojeni kryeqytetin zyrtar të Amerikës, është koha që epiqendra financiare e botës të vendoset në qytetin e njohur për plazhin, historinë dhe projekti “Dubai i Adriatikut”. Edhe Banka Botërore do të zhvendosë selinë e saj në Marina Bay në Vlorë. Tirana ishte kandidate e parë për selinë e FMN-së, por zhvendosja në Durrës erdhi vetëm për shkak të trafikut të rënduar nga 10 milionë turistë që vizituan kryeqytetin shqiptar.

Arsyeja e zhvendosjes së BB dhe FMN është rikthimi i paqes në tregjet globale financiare. Asgjë nuk i qetëson më shumë investitorët se valëzimi i valëve në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Fatet e ekonomisë globale tani janë në duart e lekut.

Kritikës se këto lëvizje fetishizojnë paranë dhe se paraja nuk është gjithçka e nuk të sjell lumturinë, Ministri i Financave të Italisë iu përgjigj:

“E vërtetë. Paraja nuk të sjell lumturinë, por unë preferoj të qaj në Ferrari”.

Etiketa: lekulutfi dervishi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:05 : 01/07/2025
AKTUALITET

6 rekordet tona

19:35 : 29/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 26/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:14 : 25/06/2025
Para

Sondazhi/ A kërkojnë shqiptarët falje

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com