• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Papa Françesku thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

Lufta në Gaza vazhdon, megjithatë Papa Françesku në meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Romë drejtoi apel urgjent për paqen. Papa lutet që të ndalen operacionet ushtarake me pasoja të tmerrshme.

14:46 : 25/12/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës dhe kthim në tryezën e bisedimeve. Papa kërkoi fundin e luftës në Lindjen e Mesme. “Unë ju lutem që të ndalen operacionet ushtarake me pasoja të tmerrshme të kthimit në viktima të civilëve të pafajshëm”, tha kreu i kishës katolike në sheshin e Pjetrit në Romë para dhjetëra besimtarëve të mbledhur. Papa tha në meshën e tij se, “dhuna dhe urrejtja nuk nxiten më tej, por zgjidhet çështja palestineze, me një dialog të drejtë dhe këmbëngulës mes palëve, që mbështetet nga një vullnet i fortë politik dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.” Në të njëjtën kohë Papa kërkoi nga Hamasi lirimin e të gjitha pengjeve. Sulmin e Hamasit më 7 tetor, Papa e cilësoi “të neveritshëm.”  Kurse nga Izraeli kërkoi të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza. Kreu i kishës katolike bëri thirrje për paqe edhe në rajone të tjera ku luftohet, si në Ukrainë, Siri dhe Afrikë.

Në fjalën e tij Papa, një kundërshtar i njohur i abortit, është shprehur kundër tij dhe duke vendosur edhe një paralele mes luftës dhe abortit. “Sa shumë masakra ka tek të pafajshmit në botë; në barkun e nënës; në rrugët e të dëshpëruarve, që janë në kërkim të shpresës; në jetën e kaq shumë fëmijëve, fëmiijëria e të cilëve shkatërrohet nga lufta.” Edhe vitin e kaluar mesha e Krishtlindjeve u errësua nga lufta, atëherë Papa iu referua luftës në Ukrainë, vuajtjes së njerëzve atje dhe kërkoi ndalimin e saj. Pas fjalimit të tij, Papa shpërndau mesazhin e njohur Urbi et Orbi – Për botën e Qytetërimin.

Që në meshën e Natës së Krishtlindjeve, Papa Françesku kishte kujtuar vuajten e njerëzve në Lindjen e Mesme. Në Bethlehem këtë vit për shkak të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit islamist festimet janë shumë të kufizuara. Në Bethlehem gati nuk gjen më turistë. Pierbattista Pizzaballa, patriarku latin i kishës katolike në Bethlehem në predikimin e tij në meshën e Krishtlindjeve ka kujtuar vuajtjen e izraelitëve pas sulmeve të Hamasit por edhe të palestinezëve. Nuk mjafton vetëm armëpushimi, ka thënë ai. “Ne nuk duam armëpushim, ne duam që të marrin fund armiqësitë. Përfundimisht dhe përhershëm.” Sipas patriarkaut “dhuna krijon dhunë të re” dhe nuk duhet të vazhdojë kjo gjendje./DW

Etiketa: lindja e mesmeluftepapa francesku

Lajme të lidhura

BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
BOTA

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
Para

Aksidenti me vdekje në Vlorë, arrestohet shoferja 27-vjeçare

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com