• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

12:22 : 20/12/2023
në BOTA

Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshme në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit. Rezultati i këtyre sulmeve, si gjithmonë në raste të tilla, interpretohet ndryshe: organizata terroriste Hamas dhe Ministria e tyre e Shëndetësisë pretendojnë se mbi 60% e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe se tashmë 19 mijë banorë humbën jetën, kryesisht gra dhe të mitur.

Ndërsa ushtria izraelite, nga ana tjetër, pretendon se tashmë ka zbuluar dhe shkatërruar disa tunele dhe bastione terroriste, e sipas saj, ato pothuajse pa përjashtim ndodheshin në institucione të mbrojtura civile – spitale, institucione arsimore ose fetare, dhe se Hamaspo kryen sistematikisht krime lufte, duke i përdor civilët si “mur të gjallë” për mbrojtjen e bastioneve të tyre ushtarake.

Por ushtria izraelite konfirmon se tashmë ka sulmuar mbi 22 mijë objektiva në Rripin e Gazës, ndaj edhe presidenti amerikan Biden akuzoi Izraelin për “bombardime arbitrare”, megjithëse Izraeli pretendon se sulmet po kryhen me “precizitet të lartë” ndaj objektivave të përzgjedhur.

Por si i zgjedh Izraeli objektivat? Në konfliktet ushtarake, kjo zakonisht bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe zbulimin e njësive në terren. Por Liran Antebi i Institutit për Kërkime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit pretendon se ushtria izraelite po përdor në shkallë të gjërë programet e inteligjencës artificiale për të zbuluar dhe për të përcaktuar objektivat e goditjeve ajrore ose ato të goditjeve me artileri. Vlerësimi i tij është se këto janë programe që kanë autonomi relativisht të lartë dhe analizojnë mjedisin e një objektivi të mundshëm sulmi. Kështu, ata shumë shpejt zbulojnë dinamikën që mund të jetë një kërcënim dhe e klasifikojnë atë si objektiv të një sulmi.

Në vitin 2019, ushtria e Izraelitthemeloi Qendrën e Targetit, ku sipas deklaratës së ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi, punojnë qindra ushtarë. Në përshkallëzimin e vitit 2021 në Rripin e Gazës, ushtria izraelite filloi të përdorte inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave. Antebi pretendon se vetë udhëheqja ushtarake e pranoi këtë.

Lexo edhe:

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

AI në shërbim të mashtrimit/ Si po kërcënohet siguria e qytetarëve nga dezinformimi shëndetësor

Arsyeja kryesore për përdorimin e programeve të tilla është shpejtësia. Dy vjet më parë, 200 objektiva të një rëndësie të madhe u përcaktuan në këtë mënyrë brenda vetëm 12 ditëve, më parë ushtrisë i duheshin 360 ditë për të zbuluar një numër të tillë objektivash.
Gazetari izraelit Yuval Abraham konfirmon se ushtria po përdor inteligjencën artificiale, por dëshmon edhe për zyrtarët izraelitë që nuk janë të bindur për efektivitetin e një metode të tillë: “Njerëzit me të cilët bisedova ngritën pyetje serioze në lidhje me dobinë ushtarake të disa objektivave specifike. Nëse çdo ditë vendosen qindra apo edhe mijëra objektiva, atëherë mundësia që ndonjë person prej mishi e gjaku të kontrollojë dhe të përcaktojë saktësinë e një informacioni të tillë, zvogëlohet në mënyrë drastike.

Kryeministri izraelit Netanyahu ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi tani është “shkatërrimi i plotë” i Hamasit – gjë që këtij gazetari i duket si një detyrë e kotë. Hamasi ka mobilizuar rreth 30 deri në 40 mijë luftëtarë, e nëse programi kompjuterik nuk përzgjedh vetëm objektiva të rëndësishëm, pra poste komanduese dhe zyrtarë të rëndësishëm të organizatës terroriste, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë viktima civile dhe “dëm kolateral”./ DW

 

Etiketa: Gazainteligjenca artificialelufte

Lajme të lidhura

BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
AKTUALITET

AI në shërbim të mashtrimit/ Si po kërcënohet siguria e qytetarëve nga dezinformimi shëndetësor

20:57 : 07/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
Para

Berisha publikon dokumentin: Kur Arben Kraja arrestoi të riun për veprime kundër “normave të moralit komunist”

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com