Horoskopi, e enjte, 21 Dhjetor 2023
Dashi
Dielli do bashkëpunojë me Mërkurin gjatë kësaj dite duke ju dhënë më shumë forcë dhe guxim gjatë kësaj dite. Gjithsesi nëse do ju duhet të bëni zgjedhje mos u nxitoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të vini në rrezik gjithë atë që keni ndërtuar vetëm për të provuar eksperienca të reja. Ju beqarët do realizoni disa takime impresionuese të cilat do sjellin shumë shpejt edhe ndryshime të statusit. Në punë do jeni më të bindur se kurrë për të mos i vënë aftësitë në shërbim të dikujt tjetër dhe do mundoheni të krijoni një biznes tuajin. Keni për ta parë që me dëshirë dhe përpjekje arrihet çdo gjë. Në planin financiar do jeni shume të kujdesshëm me çdo shpenzim. Gjendja nuk do ketë as problemin më të vogël.
Demi
Do keni dëshira të shumta gjatë kësaj dite, por nuk do veproni për t’i realizuar ato. Do ndiheni si të ngurosur dhe nuk do hidhni dot asnjë hap. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë pasive. Asgjë nuk do ndryshojë nga disa kohë më parë dhe në momentet dërrmuese do jeni të mërzitur. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft tërheqës dhe do bëni për vete çdo person që do iu kalojë pranë. Në punë nuk do i duroni dot kritikat që do ju bëhen gjithë kohës dhe në një moment do mendoni edhe të hiqni dorë përfundimisht. Mos u nxitoni sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Financat do jenë shumë më të mira, prandaj do e keni mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim pak më të madh se zakonisht.
Binjakët
Mundohuni të jeni realistë sot dhe të mos ëndërroni shumë . Sektorit financiar kushtojini pak më shumë vëmendje. Ju të dashuruarit do keni një ditë rutinë dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat sa më shtruar. Ju që jeni beqarë duhet të tregoheni më të duruar në mënyrë që të gjeni personin e duhur. Gjërat e nxituara nuk do ju çojnë asgjëkund. Në punë, edhe pse nuk do ju kritikojnë, dijeni se të gjithë do i kuptojnë gabimet që do bëni. Eprorët do ju vështrojnë gjithë kohës dhe do shohin sjelljet tuaj prandaj tregohuni të kujdesshëm. Financat do jenë pika juaj më e dobët. Nuk do i rezistoni dot dëshirës për të blere gjëra luksoze dhe do shpenzoni pa fund.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni nevojë t’i shihni gjërat qartë para se të hidhni hapa. Marsi dhe Neptuni do ju ndihmojnë mjaft në këtë plan. Nëse jeni në një lidhje duhet ta kontrolloni sjelljen sepse përndryshe do keni probleme me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një ditë të qëndrueshme dhe të mbushur me takime. Mund të ndiheni gati edhe për ta ndryshuar statusin. Në punë disa kolegë nuk do luajnë lojë të pastër kështu që në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër. Do e keni shumë të vështirë të punoni në ekip. Në planin financiar nuk do keni aspak mbështetjen e yjeve dhe situata do mbetet tejet delikate.
Luani
Sot do keni aftësinë t’i shihni gjërat më qartësisht dhe do gjeni zgjidhje edhe për disa probleme që ju kishin dalë. Yjet do jenë të pozicionuar mirë për ju që jeni në një lidhje dhe ju do e shfrytëzoni çdo sekondë. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të veçanta. Ju beqarët nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do filloni menjëherë një histori dashurie. Në punë, idetë e bashkëpunëtorëve do ju ndihmojnë tej mase. Do jeni edhe më kreative dhe më të guximshëm nga më parë. Në planin financiar situata do jetë goxha kontradiktore. Nuk do dini sa të shpenzoni që gjendja të mos ketë tronditje.
Virgjëresha
Nën ndikimin e yjeve do tregoheni shumë më të qetë gjatë kësaj dite, më të përkujdesur dhe të matur me gjestet. Ju të dashuruarit do e përforconi lidhjen që keni ndërtuar dhe do mendoni si ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Planet do i bëni bashkërisht. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, megjithatë ftesat për takime nuk do mungojnë. Në punë gjërat do ju ecin shumë mirë falë durimit dhe mençurisë. Nuk do keni më as kontradikta me kolegët, përkundrazi një pjesë të tyre di i keni mbështetje të madhe. Do e dini mirë si ta luani “vallen”. Në planin financiar do ecni në bazë të planeve dhe situata do fillojë të stabilizohet. Do kryeni çdo shpenzim pa frikë.
Peshorja
Më mirë merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe mos bëni plane. Më mirë ashti sesa të zhgënjeheni e të mërziteni kur të mos ju realizohet ajo që doni. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Herë do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini dhe herë do debatoni fort me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do filloni më shpejt nga sa mendoni një histori të bukur dashurie. Personi do jetë vërtet i veçantë dhe me shumë vlera. Në punë, detyrat e reja do ju duken aq të vështira saqë nuk do mendoni se do ja dilni dot. Për fat, pas mesditës. Marsi do ju bëjë t’i shihni gjërat me ngjyra. Të ardhurat do fillojnë të rriten me ritme më të shpejta nga sa ju mendonit.
Akrepi
Ka mundësi të jeni disi të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do e kontrolloni dot veten. Kërkoni ndihmë nga të afërmit nëse nuk doni të rrënoheni. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët nuk duhet ta kërkojnë dashurinë mbi qiell ndërkohë që ai në fakt është mbi tokë dhe shumë me afër nga sa mendoni. Në punë do keni shumë dëshirë të punoni fort dhe të merrni përgëzime për arritjet. Edhe pse do lodheni herë pas here, nuk do e lëshoni veten. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Shigjetari
Sot do e kuptoni se çfarë do të thotë të kesh fat në jetë. Venusi dhe Jupiteri do ua zbukurojnë aq shumë jetën saqë do ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qetë. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe në mbrëmje do dilni për një darkë të veçantë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare dhe gjithçka do ju ndryshojë brenda disa orësh. Në punë do jeni imazh i mirësisë dhe drejtësisë. Nuk do lejoni që askush t’iu shfrytëzojë as ju dhe as kolegët tuaj. Nga ana tjetër detyrat e dhëna do i përmbushni si duhet. Në planin financiar mirë është të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Situata nuk do jetë ashtu si do të donit.
Bricjapi
Edhe pse në shumë momente do ju duket se do keni përpara shtylla shumë të forta që duhet t’i rrëzoni, falë përpjekjeve të bëra do ja arrini qëllimit. Komunikimi është pika juaj kyçe. Ju të dashuruarit do bëni çmos që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do mendoni për surpriza, madje mund të bëni edhe sakrifica. Ju beqarët do jeni të hapur dhe do pranoni çdo ftesë që do iu bëhet. Në këtë mënyrë keni për ta gjetur personin që do iu përshtatet më së miri. Në punë do ndiheni herë pas herë të lodhur, por bashkëpunëtorët nuk do ju lënë në baltë asnjë çast. Merak do ketë, por deri në mbrëmje ai do mbarojë. Situata financiare do jetë goxha e turbullt.
Ujori
Do i keni mendimet shumë të qarta gjatë kësaj dite dhe emocionet do ju shoqërojnë kurdoherë. Klima yjore për ju që keni një lidhje do jetë shumë e përshtatshme. Jeta juaj do jetë shumë më e bukur. Mund të shkëmbeni ide, por edhe puthje dhe ledhatime me partnerin. Ju beqarët nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do hidheni në krahët e një personi që do joshë pa menduar për të nesërmen. Në punë gjërat do ecin përgjithësisht mirë dhe do i ndiqni një për një të gjitha këshillat që ju kanë dhënë shefat. Ambicia gjithashtu ka për të qenë e fortë. Financat do jenë tejet delikate. Dijeni se gabimi më i vogël do ju rrënojë tërësisht.
Peshqit
Jeta juaj sociale dhe ajo profesionale do jetë disi më e privilegjuara gjatë kësaj dite. Do i vini qëllime vetes dhe do bëni përpjekje për t’i realizuar këto qëllime. Ju të dashuruarit do keni dëshira të çmendura dhe partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot. Tregohuni realistë sepse përndryshe do e lodhni atë dhe nuk keni për të shkuar askund. Ju beqarëve do ju ndryshojë shpesh humori dhe nuk do jeni gati për të dalë me dikë. Në punë klima do jetë më e ngrohtë. Formimi që keni marrë kohët e fundit do ju hyjë shumë në punë. Në planin financiar nuk do dini çfarë hapash të hidhni që gjendja të mbetet sa më e qëndrueshme. Do keni vështirësi.