• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Andi Pogaçe përballet pa telashe me vetingun

17:59 : 18/12/2023
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Andi Pogaçe u përball pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën më 18 dhjetor, kur ai dha shpjegime vetëm për pretendimet e ngritura në medie për dy çështje të hetuara prej tij.

Procesi i vetingut për prokurorin Pogaçe po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Andi Pogaçe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokuror në Prokurorinë e Jurdiksionit të Përgjithshëm, Fier. Në muajin shkurt ai u komandua si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Relatori Hamitaj tha se Komisioni nuk ka gjetur probleme për një autoveturë të blerë nga subjekti para fillimit të detyrës, si dhe për disa depozita në emër të tij dhe të familjarëve.

Ndërkohë, KPK ka verifikuar një apartament në Durrrës që Pogaçe e ka përdorur kundrejt qirasë, pasi janë marrë indicie nga një shkrim i publikuar nga një media online ku ngriheshin pretendime se subjekti kishte marrëdhënie me këtë pasuri, por pa cituar të dhëna për profesionalizmin.

Lexo edhe:

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

Relatori Hamitaj sqaroi se Pogaçe ka deklaruar se nuk kishte marrëdhënie tjetër kundrejt kësaj pasurie veç asaj të qiramarrjes. Edhe nga hetimi i KPK ka rezultuar se subjekti nuk ka hetuar ndonjë çështje ndaj qiradhënësit. Po ashtu, në Prokurorinë e Fierit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë procedim ku qiradhënësi të ketë qenë palë.

KPK ka verifikuar edhe nëse vlera e qirasë mujore prej 15 mijë lekësh përkonte me atë të tregut, prej nga nuk është gjetur ndonjë trajtim preferencial.

Po ashtu, ka rezultuar se qiradhënësi e ka porositur këtë pasuri në vitin 2007. Në përfundim, Hamitaj tha se nuk rezulton që të jenë gjetur indicie lidhur me pretendimet e ngritura.

Prindërit e prokurorit Pogaçe kanë porositur në vitin 2014 një apartament në Radhimë të Vlorës, pasuri për të cilën kanë deklaruar se kanë blerë me kursimet e tyre në vlerën 15 mijë euro dhe nje kredi 4 milionë lekë. Sipas Hamitajt, nga hetimi ka rezultuar se prindërit kanë pasur burime të ligjshme për kryerjen e këtij investimi.

KPK ka hetuar dhe një tjetër apartament në Tiranë, të blerë nga prindërit e subjektit rreth 10 vjet para se ai të fillonte detyrën si prokuror. Kjo pasuri i është dhuruar prokurorit Pogaçe nga prindërit. Relatori Hamitaj vërejti se për blerjen e këtij apartamenti, prindërit kanë marrë edhe një kredi. Sipas tij, nisur nga fakti se burimet për krijimin e kësaj pasurie duken të mjaftueshme, si dhe se është blerë një dekadë para se prokurori Pogaçe të fillonte detyrën, nuk është përfshirë në analizën financiare.

Pa probleme ka rezultuar dhe një tjetër apartament në Fier në pronësi të nënës së subjektit, pasuri që është përfituar nëpërmjet privatizimit në vitin 1993.

Relatori Hamitaj tha se nga analiza financiare e përgjithshme ka rezultuar bilanc pozitiv në çdo vit.

Prokurori Pogaçe u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme në kriterin profesional. Hamitaj relatori ndër të tjera pretendimet e ngritura në dy media. Në një rast ngriheshin pretendime nga denoncuesit se megjithëse kishin qenë të dëmtuar në një ngjarje ku ndaj tyre ishte ushtruar dhunë fizike, prokurori Pogaçe nuk kishte konsideruar raportin mjeko-ligjor por i kishte dërguar për gjykim.

Në shkrimin tjetër ngriheshin pretendime se subjekti kishte urdhëruar arrestimin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili kishte ndihmuar në zbulimin e minave me telekomandë. Hamitaj sqaroi se kjo çështje është ende në hetim nga një tjetër prokuror, pas komandimit të subjektit në KLP.

Prokurori Andi Pogaçe u shpreh se kishte dhënë shpjegime për çdo pretendim të ngritur dhe se kishte rezultuar se ai kishte vepruar gjithmonë në zbatim të ligjit. Pasi kryesuesja Etleda Çiftja i sygjeroi që të jepte sqarime për denoncimet publike të kryera në medie, ai parshtroi qëndrimin e tij.

Lidhur me pretendimin për ndalimin e bashkëpunëtorit të policisë, subjekti theksoi se nuk kishte rezultuar ndonjë e dhënë e tillë gjatë hetimit. Sipas Pogaçes, kapja e personit në fjalë ishte kryer në flagrancë dhe nuk rezultonte që ai të gëzonte statusin e informatorit apo të bashkëpunëtorit të policisë. Subjekti verejti se një gjë e tillë nuk rezultonte as në materialet e referuara nga policia. Në vijim ai deklaroi se shkrimi ishte publikuar një ditë para se gjykata të jepte vendimin dhe se duket sa ka pasur qëllim të ushtrojë ndikim.

Për çështjen tjetër, ku denoncuesit pretendonin se ishin dërguar në gjyq megjithëse ishin viktima, subjekti sqaroi se ishte konkluduar se këta dy persona kishin shkuar në banesën e një të afërmi të tyre duke ushtruar dhunë, ndërsa ky i fundit kishte reaguar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Sipas subjektit, personi tjetër gjendej në shtëpinë e tij dhe me fëmijë të mitur, ndërsa dy personat që pretenonin se ishin dhunuar ishin në fakt dhunuesit.

Lidhur me kualifikimin e veprës penale si dhunë në familje, ai shpjegoi se tre personat e përfshirë në konflikt kishin lidhje gjaku dhe se për të përcaktuar veprën penale i ishte referuar orientimeve të Gjykatës Kushtetuese që kërkon trajtimin e gjithë legjislacionit, praktikë që sipas tij është shumë efektive.

Në përfundim, prokurori Pogaçe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 19 dhjetor, në orën 09:50./ BIRN

Etiketa: Andi Pogaçebirnprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
Para

Cili është qarku më “punëtor” dhe më "dembel" në Shqipëri?

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com