• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama provoi të bënte dirigjentin”/ Analiza: Zgjerimi i BE-së mbetet karuzel bllokadash

08:26 : 14/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Samiti Ballkan-BE u solli vendeve të Ballkanit Perëndimor para dhe premtime për anëtarësim në BE. Por hapat konkrete drejt anëtarësimit munguan.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama provoi të bënte dirigjentin, teksa  krerët e shteteve të BE-së dhe Ballkanit po rreshtoheshin për fotografi. Disa i bëri për të qeshur,  por të tjerë ishin të shpërqendruar në axhendat e tyre. Një pamje që përshtatej me gjendjen e BE-së kur është fjala për zgjerimin.  Se, ndryshe nga ç’ishin shpresat, as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk e mësuan se kur do të fillojnë kapitullin e parë të bisedimeve, as Bosnja-Hercegovina, nëse do të nisë bisedime, as Mali i Zi e Serbia se si do të vijojnë me negociatat, dhe as Kosova, se kur do t’i hiqen masat ndëshkuese dhe do t’i konsiderohet kërkesa për statusin e kandidates. Kryeministrja serbe, Anna Brnabiç dhe presidentja kosovare Vjosa Osmani, të cilat përfaqësonin dy vendet fqinjë në grindje, do të dërgojnë në atdhe porosinë: të ecet përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çtensionimin e situatës.

Proces gradual i anëtarësimit

Në vend të hapave konkrete të anëtarësimit, në deklaratën e përbashkët u përsërit premtimi për anëtarësim të Ballkanit në BE, dhe përshpejtimin e këtij procesi, nëpërmjet “integrimit gradual”, siç do ta quante atë sekretari i Këshillit të BE-së, Charles Michel, në konferencën e përbashkët me kryetaren e komisionit, Ursula von der Leyen.

Këshili i BE përsëriti kërkesën për reforma, por vuri edhe disa fonde të reja në dispozicion: Ato janë për projekte prej gjithsej 680 milionë euro, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe promovimin e energjisë së rinovueshme, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Lexo edhe:

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bllokuara 

Shqipëria për momentin ndodhet në grindje me Greqinë për shkak të Fred Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, që edhe pas shtatë muajsh ndodhet në paraburgim. Maqedonia e Veriut bllokohet prej disa vitesh nga Bullgaria, e cila tani kërkon që Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën. Por qëndrimi përfundimtar i Greqisë dhe Bullgarisë do të merret vesh gjatë samitit dy ditor që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Në samitin e rregullt do të flitet kryesisht për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Gjermania e mbështet këtë, sipas një deklarate të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Bundestag. Por vende si Austria dhe Hungaria janë kundër bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin. Austria kërkon që nëse çelen negociatat me Ukrainën, të çelen edhe me Bosnjë-Hercegovinën. Por këtë e kundërshton Gjermania. Sipas saj, Bosnja-Hercegovina, nuk është ende gati.

Pikërisht janë këto bllokada të njëpasnjëshme, që e kthejnë çështjen e zgjerimit në një proces të tejzgjatur. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dëshiron t’i japë fund këtyre bllokimeve për shkak të çështjeve dypalëshe, siç janë ato mes Greqisë dhe Shqipërisë apo Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalimit në Bundestag ai foli për reformimin e BE-së dhe u shpreh kundër vendosjes së vetos për çdo fazë të zgjerimit: Parlamentet kombëtare mund të vendosin për çeljen ose jo të negociatave, por jo për çdo fazë, tha ai. Ai tha, se vende që kanë bërë reforma, si për shembull Shqipëria, duhen vlerësuar, përndryshe dëmtohet i gjithë procesi./DW

 

Etiketa: analizebllokadesamit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

19:13 : 20/05/2025
AKTUALITET

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025
AKTUALITET

Samiti/ Kush janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj

17:45 : 14/05/2025
BOTA

Analiza e BBC/ Biseda telefonike Trump-Putin shihet si fitore në Rusi

19:12 : 19/03/2025
BOTA

VIDEO/ Biden-in e zë gjumi në takimin me liderët në Angola

17:47 : 04/12/2024
Para

"Kërcet" arma në Tiranë, qëllohet drejt automjetit të 42-vjeçarit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com