• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS miraton pa diskutime “goditjen” e opozitës, deputetët do përjashtohen me 2 muaj

10:44 : 14/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edhe seanca e sotme plenare është mbajtur mes kaosit dhe tensioneve, teksa mazhoranca ka miratuar pa diskutim projekt-ligjet në rendin e ditës, me 74 vota pro, duke përfshirë dhe ndryshimine rregullores së Kuvendit, në mënyrë të njëanshme.

Bëhet fjalë për rregullin e përjashtimit nga Kuvendi me 30 ose 60 ditë të deputetëve që shkaktojnë tensione në Kuvend, ku goditet opozita për të moslejuar të ngrejë zërin e saj për të kërkuar komisionet hetimore. Mazhoranca tashmë nuk do i përjashtojë më me nga 10 ditë deputetët, por me një ose dy muaj.

As në seancën e sotme nuk kanë munguar ndezja e tymueseve nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre, me rënie të tavolinave dhe thirrjet “turp, turp!”.

Nga rendi i ditës është hequr pika e miratimit të marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin në vendin tonë të refugjatëve afrikanë që kapen në brigjet italiane. Kjo për shkak se u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të shprehet më 18 Janar.

Pas seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese miratimin e rregullores së re të Kuvendit me përjashtimin deri në 2 muaj të deputetëve.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Kuvendi është salla e rojeve private të Edi Ramës. Rama ka nevojë për forca sigurie që të ushtroje funksionet e tij. Sot në një atentat të vërtetë ndaj parlamentarizmit, është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes palëve në Kuvend. Ndryshme që bien ndesh me kushtetutën e Shqipërisë. Vendimi i sotëm antikushtetues i pezullimit pa asnjë shkak  kushtetues i mandatit të deputetëve do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim këtë  ndryshim të dhunshëm të rregullores së parlamentit. Përveç ndjekjes së rrugës institucionale nuk do ti bindemi atyre rregullave që nuk kemi rënë darkod”, tha Bardhi.

Edhe pse e quajti të vonuar, Bardhi përshëndeti  edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantet.

Ndërsa, kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar ndryshimin e rregullores së Kuvendit, si heqje të përkohshme të mandatit të deputetit, duke e lënë vendin pa opzoitë.

“Deri tani zëri i opozitës ushtroi në mbarë botën, ai që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju, sepse është bërë tani i përçmuari i Europës, i komunitetit ndërkombëtar. E ka marrë vesh Europa, se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer së bashku me familjarët e tij. Është informuar mbarë opinioni se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamente, se është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje, nga ai dhe klani i tij. E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston më asnjë institucion në këtë shtet, përveç pushtetit të tij personal dhe karriges së tij, për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit e sorollopit të vet. Në Bruksel i thanë bëj klounin, se nuk ka mbetur gjë tjetër për të bërë. Sepse ato që kërkon Brukseli ky nuk i zbaton, nuk i pranon. Ky ka përparësi pasurimin e tij. I pangopur në vjedhje, abuzime dhe shpërdorime. Opozita realizoi me sukses të plotë misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të mandatit të deputetit. Nen i cili e bën vendin pa opozitë.” – u shpreh Berisha.

Kujtojmë se në nisje të seancës së sotme plenare, tensionet u regjistruan që në oborr të Kuvendit, ku efekitvët e Gardës, të bërë gardh para derës së Kuvendit nuk lejonin hyrjen e deputetëve të opozitës brenda në seancë plenare, duke përfshirë edhe ata që nuk ishin të përjashtuar.

Përplasje pati dhe mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, pasi këta të fundit tentuan të futeshin nga dera e pasme, por që nuk u lejuan. Një përplasje e ashpër u regjistrua mes kreut të grupit parlamnetar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-ministres së Jashtme, deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit ka tentuar të futet në Kuvend nga dera e pasme, por që nuk është lejuar nga Bardhi dhe një pjesë e deputetëve të PD. Deputeti demokrat i ka përmendur asaj hetimet e SPAK për shpalljen e bashkëshortit Artan Gaçi, teksa e ka etiketuar si hajdute. Ndërsa Xhaçka e ka ofenduar Bardhin duke e quajtur “legen dhe burracak”

Përplasja:

Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë. Nuk është kështu. As me investime strategjike e as me fonde tek AZHBR-ja.

Xhaçka: Nuk dua të prish gojën me publikun, se unë e di si e do ti.

Bardhi: Pa hë njëherë, jepe.

Xhaçka: Unë e di si e do ti, por nuk e meriton.

Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.

Xhaçka: O legen, o burracak.

Bardhi: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK, bëj gati kyçat e dorës edhe shumë shpejt…

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

Rama tallet me pensionistët, eksperti: Skema e sigurimeve shoqërore ka falimentuar!

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com