• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja ruse e McGonigal, “miku i Ramës” dënohet me 4 vite burgim

21:27 : 14/12/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Charles McGonigal, një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale, u dënua këtë të enjte me mbi katër vjet burg nga gjykata e Nju Jorkut për bashkëpunim të fshehtë me oligarkun rus Deripaska.

Charles McGonigal, një ish-udhëheqës i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, u deklarua fajtor për një akuzë konspirative. Avokatët e McGonigal u shprehën kudnër dënimin me burg, por kërkesa nuk u mbështet nga gjykata, raportuan mediat amerikane.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike”, i tha McGonigal gjykatësit përpara shqiptimit të dënimit, “unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi.”

Gjykatësja Jennifer Rearden nderoi “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal në operacionet e kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij për të punuar për Oleg Deripaska, të cilin SHBA e sanksionoi për mundësimin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

“Z. McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione,” tha Rearden përpara se të vendoste dënimin me 50 muaj burgim. Pas verdiktit, sipas raportimeve mediatike, 55-vjeçari Charles McGonigal shpërtheu në lot.

Lexo edhe:

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

Ish-diplomati rus i përfshirë në skandalin “McGonigal” dënohet me dy muaj burgim

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me pesë vjet burg. McGonigal është urdhëruar që të dorëzohet tek autoritetet për dënimin e tij me burg më 26 shkurt.

Ai shërbeu si agjent special i ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit të zyrës të FBI-së në Nju Jork. Në atë pozicion, McGonigal mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, duke përfshirë Oleg Deripaskan, të cilit i ofronte shërbime të palejueshme me legjislacionin amerikan.

“McGonigal e dinte mirë se Deripaska ishte sanksionuar,” thanë prokurorët në aktakuzën e tyre. “McGonigal gjithashtu nuk mund të pretendojë se ai nuk ishte në dijeni se ai po i shiste shërbimet e tij një të sanksionuari që punon kundër interesave të Amerikës.”

Pavarësisht nga kjo njohuri, ata thanë se McGonigal kërkoi të mblidhte informacione për një rival të oligarkut, Vladimir Potanin, ndërsa ky i fundit dhe Deripaska kishin interesa për një kompani dhe po luftonin për ta kontrolluar.

Prokurorët i cilësuan verimet e McGonigal një krim të rëndë që meriton një dënim të rëndë.

“Megjithëse detyra e parë që i caktoi Deripaska rekrutit të tij të ri mund të mos ishte shfaqur veçanërisht e keqe, McGonigal shpresonte të bënte miliona dollarë në punën e ardhshme për oligarkun,” thanë prokurorët. “McGonigal po shiste diçka po aq të dobishme për armiqtë e Amerikës sa teknologjia ushtarake: ‘Erozioni … në çdo sundim të ligjit’ që vjen kur profesionistët e kundërzbulimit të një kombi fillojnë ‘operojnë me urdhër të ofertuesit më të lartë’”, u shprehën prokurorët duke përshkruar veprimet e McGonigal.

Në një letër drejtuar gjykatës në fillim të këtij muaji, avokatët e McGonigal thanë se ai nuk meritonte burg për ndihmën ndaj oligarkut rus.

Avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatësit të balancojë “shërbimin e jashtëzakonshëm” të McGonigal ndaj vendit gjatë karrierës së tij 22-vjeçare në zbatimin e ligjit dhe kundërzbulimit. Mbrojtja argumentoi se “një dënim jo me burg është i mjaftueshëm për t’i shërbyer qëllimeve të drejtësisë”.

Dosja “shqiptare”

Në fillim të vitit të ardhshëm, McGonigal do të mësojë vendimin e drejtësisë edhe për “dosjen shqiptare”.

Në gjykatën e Uashingtonit, ai të cilin kryeministri Edi Rama e cilësoi “miku im”, akuzohet për fshehjen e një pagese 225 mijë dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj.

Më herët, McGonigal ka pranuar të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë. I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”, McGonigal u përgjigj “Po”.

Gjatë seancës McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri.

Etiketa: Charles McGonigalmcgonigal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
BOTA

Ish-diplomati rus i përfshirë në skandalin “McGonigal” dënohet me dy muaj burgim

15:08 : 18/10/2025
AKTUALITET

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha pas daljes nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Troplinit për të zhdukur dosjen “Aruba”

10:21 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale

21:03 : 12/09/2025
Para

“Gati mosbindje civile”, Bylykbashi zbërthen skenarin e Berishës: Çfarë do ndodhë

TË GJITHA

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com