• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cili është problemi tani me Marrëveshjen e Ohrit?

08:18 : 11/12/2023
në BOTA

Siç theksoi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “për Serbinë as nuk shtrohet për diskutim pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, OKB dhe se për këtë ka njoftuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët dhe të gjithë e dinë këtë”. Aleksandër Vuçiç tha se “dy shtete po e shtyjnë fuqishëm këtë iniciativë”, por nuk specifikoi, se për cilat shtete bëhet fjalë.

Dyert e mbyllura të BE-së?

Disa diplomatë perëndimorë theksojnë, se Serbia po ia mbyll vetes derën e anëtarësimit në BE duke kundërshtuar që Marrëveshja e Ohrit të jetë pjesë e kapitullit 35, e për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Orban tha se “nëse Marrëveshja e Ohrit përfshihet në kornizën e negociatave, pavarësisht kundërshtimit të Serbisë, Beogradi gjithmonë mund të mbështetet tek Budapesti”.

Në këto deklarata u vu re po ashtu se për këtë çështje mbizotëron përshtypja e urgjencës, sepse nuk ka përparim në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo urgjencë shpjegohet me nevojën për zgjidhjen e disa gjërave para zgjedhjeve të ardhshme për Parlamenti Evropian në qershor 2024.

Normalizimi i marrëdhënieve = njohja e Kosovës

Lexo edhe:

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

Trageti turistik maqedonas përfundon pranë brigjeve shqiptare për shkak të stuhisë

Problemi kryesor kur është fjala për këtë temë është se Aleksandër Vuçiçsillet sikur të mos e kishte nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, thotë për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane.

“Nëse zyrtarisht Kosova bëhet pjesë ekapitullit 35, atëherë është e qartë se në të ardhmen do të negociohet modaliteti i njohjes së Kosovës nga Serbia. Nëse bëhet pjesë e kornizës së negociatave, kjo do të thotë po ashtu se pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po kërkojnë nga Serbia ta njohë atë. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse në fillim të negociatave me BE-në nuk ishte e qartë se çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mendoj se tani, dhjetë vjet më vonë, është kristal e qartë”, thekson Beshiri.

Linja e kuqe

Në Beograd konstestohet para së gjithash formulimi se Serbianuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thekson Igor Novakoviç nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri. “Mendoj se presidenti Vuçiç posaçërisht theksoi se bëhet fjalë për hyrjen e mundshme të Kosovës në OKB, pra në institucionet si UNESCO, për shkak të çështjes së trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë. Nëse i kujtojmë vijat e kuqe, në momentin kur u arritën të dyja marrëveshjet, nga përfaqësuesit e Serbisë u theksua qartë se vija e kuqe ishte hyrja e Kosovës në OKB, kështu që qëndrimi i Serbisë nuk është shumë i ri”, tha Novakoviç për DW.

Naim Leo Beshiri thekson se “çdo vit që Serbia humbet me një propozim specifik, çon në një propozim edhe më të keq për vendin. Çdo propozim i ri që ka ardhur në tryezë ka qenë më i keq për Serbinë”, thotë Beshiri dhe shton se deklaratat e presidentit të Serbisë “se si futja e Marrëveshjes së Ohrit në procesin e negociatave do të thotë se BE-ja nuk dëshiron që ne të vazhdojmë këto negociata, ëshët deklaratë bombastike dhe antievropiane”.

“Kjo vazhdon deri në momentin kur ai të përballet me faktet, e këto fakte dëshmojnë se gati 80 për qind e ekonomisë serbe varet nga BE-ja. Sundimi i Vuçiqit nuk ekziston pa mbështetjen financiare të BE-së. Kjo është një përpjekje për të trembur disa liderë evropianë që ai mund t’i drejtohet Pekinit ose Moskës, por ky blof nuk funksionon, sepse është e qartë për të gjithë se nuk mund ta ridrejtoni ekonominë tuaj në ndonjë treg tjetër përveç atij që ju rrethon, vlerëson drejtori i Institutit për Çështje Evropiane.

Igor Novakoviç beson se “pranimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia”, dhe shton se “nëse kjo ndodh realisht, përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit mund të komplikojë integrimin evropian të Serbisë, por tani pyetja është se a do të arrihet marrëveshje për këtë brenda vetë Bashkimin Evropian”.

Kundër BE-së

Duhet të theksojmë gjithashtu se integrimi evropian i Serbisë nuk ekziston, thekson Naim Leo Beshiri dhe shton se “kështu ka qenë në pesë vitet e fundit dhe se nuk ka ndryshim të dukshëm në reformat e Serbisë në rrugën drejt BE-së.” Në 11 vitet e fundit, Aleksandër Vuçiç ka treguar se nuk dëshiron të bëjë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, sepse kjo do të nënkuptonte prerjen e degës në të cilën janë ulur ai dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Megjithatë, mbështetja për BE-në në Serbi është ende rreth 50 për qind, pavarësisht fushatës së pamatur të elitës në pushtet kundër BE-së, Perëndimit dhe kundër reformave sociale në Serbi”, përfundon drejtori i Institutit për Çështje Evropiane./DW

Etiketa: marrveshjeOher

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

08:38 : 21/09/2025
AKTUALITET

Trageti turistik maqedonas përfundon pranë brigjeve shqiptare për shkak të stuhisë

16:40 : 30/08/2025
AKTUALITET

Misioni i UNESCO-s rekomandon përfshirjen e Ohrit në Listën e Pasurive në Rrezik

14:49 : 15/12/2024
AKTUALITET

Tërmet me magnitudë 3.2 në rajonin e Ohrit u ndje edhe në zonat kufitare të Shqipërisë

09:38 : 08/07/2024
AKTUALITET

Përplasja Rama-Rai 3/ Media italiane: Shqipëria, një narko-shtet!

21:26 : 28/04/2024
AKTUALITET

Mbrojti Ramën, opozita italiane ‘shpërthen’ ndaj Melonit: Perëndesha e mashtrimit!

20:00 : 28/04/2024
Para

KE: Mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni dhe rënia e popullsisë rrezikojnë ekonominë shqiptare

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com