• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbahen homazhet në nder të Mirush Kabashit, i jepet lamtumira e fundit artistit të madh

11:54 : 06/12/2023
në AKTUALITET, SHOW BIZ

Pas një beteje disa vjeçare me një sëmundje të rëndë, aktori i madh i skenës dhe filmit shqiptar, Mirush Kabashi, mbylli sytë të martën në moshën 75-vjeçare.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të figurës së tij. Qytetarë, artdashës, miq, politikanë dhe familjarë të Mirush Kabashit kanë zhvilluar homazhe për artistin e dashur.

Disa nga artistët që kanë ardhur të bëjnë homazhet kanë qenë Luftar Paja, Zamira Kita, Kastriot Çushi, Zhani Ciko, Aishe Stari dhe shumë të tjerë.

Pritet që homazhet të mbahen deri rreth orës 13:00 dhe më pas trupi do të prehet në varrezat e Sharrës.

Lexo edhe:

Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Homazhet për Margarita Xhepan, i biri: Kishte dëshirë të bënte edhe një film

Reagime nga artistët e pranishëm në homazhe:

Zhani Ciko ka treguar për gazetarët në ambientet e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar për bashkëpunimet me Kabashin dhe kur ky i fundit interpretoi për herë të parë në një koncert rolin ‘Sokrati’.

“Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatitur rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thashë; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli satisfaksion”, tha Ciko.

Aktori Luftar Paja e konsideron si një figurë shumëdimensionale: “Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.

Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi”. 

Shkrimtari Ylljet Aliçka tha se shfaqja më e veçantë e tij është Soktrati: “Kur punoja në ambasadë organizova një shfaqje të Sokratit në Paris dhe ishte shi dhe kisha merakun që meqë shfaqja ishte në shqip si do ta kuptonin spektatorët francezë.

Ftova trupin diplomatik në Francë. Salla kishte 2 mijë veta. Pasi mbaroi shfaqja, ata thanë se nuk kishte fare nevojë për përkthim pasi shfaqja kishte aq emocion. Mirushi ka bërë një pjesë teatrale me tregimet e mia, një film të gjatë me skenarin tim. Sektari është më e veçanta. Kishte vërtetë mjeshtri aktori”.

Reagime nga politika:

Edhe kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi homazhe sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi. Berisha tha se Kabashi la një trashëgimi mahnitëse për breza dhe Apologjia e Sokratit, shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Erdha për të shprehur mirënjohjen tonë dhe admirimin e pakufishëm, gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Për Mirushin, ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky lë për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtetë që ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.

Ai u largua si Sokrat i kësaj kohe, në sensin që me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.

Berisha Per Mirushin

Mirush Kabashi do të mbahet mend nga të gjithë për gjurmët që ka lënë në aktrimin shqiptar me mbi 100 rolet në teatër dhe në film.

Kush ishte Mirush Kabashi:

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia:

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake

* Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

Etiketa: homazheMirush Kabashi

Lajme të lidhura

RAJONI

Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

22:45 : 25/04/2025
AKTUALITET

Homazhet për Margarita Xhepan, i biri: Kishte dëshirë të bënte edhe një film

12:38 : 04/04/2025
AKTUALITET

Sot mbahen homazhe për ikonën e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

09:36 : 04/04/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, ja ku dhe kur do të mbahen homazhet për aktoren

11:33 : 03/04/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, qytetarët homazhe për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

22:38 : 16/03/2025
AKTUALITET

Incident në ceremoninë mortore/ Qytetarët i drejtohen Mitsotakis: “Rroftë Çamëria, poshtë Beleri”

11:32 : 30/01/2025
Para

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Shkodrës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com