• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rezultatet e PISA 2022, përkeqësohen aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim

16:16 : 05/12/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Gjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, sipas rezultateve të “PISA 2022” të vendeve të OECD.

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria është renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018, Shqipëria u pozicionua në vendin e 61.

Nga ndarja e vlerësimeve për perfomancën e nxënëseve në 3 fasha (fasha e parë përfshinte shtetet me perfomancë më të lartë se mesatarja e vendeve të OECD, fasha e dytë në vendet me mesatare të njëjtë me OECD, fasha e tretë me perfomancë nën mesataren e OECD) Shqipëria u rendit në fashën e tretë, ku u kategorizuan vendet me performancë të ulët nën mesataren e OECD.

Në matematikë, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë nga 472 pikët e mundshme në matematikë. Nga vlerësimi i ecurisë së nxënëseve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018 Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh më e lartë ndër 80 shtetet e testuara.

Për aftësitë e nxënësve 15 vjeçare në lexim Shqipëria u vlerësua me 358 pikë nga 476 pikë që është mesatarja e pikëve të mundshme. Edhe në lexim krahasuar me rezultatet e 2018-s rënia është 47 pikë.

Lexo edhe:

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

Raporti i RCC: Shqipëria ‘ngel’ në menaxhimin e sektorit publik, shkencë dhe inovacion

Për aftësitë e nxënësve në shkencë  Shqipëria është vlerësuar me 376 pikë nga 485 pikë e mundshmet. Vlerësimi për aftësitë e nxënësve në shkencë rënia është 41 pikë krahasuar me rezultatet e PISA 2018.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria pozicionohet më poshtë, Serbia pozicionohet në vendin e 38-të, me përkeqësim 8 pikë të perfomancës së nxënësve në matematikë, përmirësim 1 pikë në lexim dhe 8 pikë në shkencë. Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me përkeqësim 24 pikë në matematikë, në lexim 16 pikë  dhe 12 pikë në shkencë.

Maqedonia e Veriut pozicionohet në vendin e 56-të me përkeqësim 6 pikë për aftësitë e nxënësve në matematikë, 34 pikë përkeqësim në lexim dhe 36 pikë përkeqësim në shkencë. Kosova pozicionohet në vendin e fundit me përkeqësim përkatësisht 11 pikë në matematikë dhe lexim dhe 8 pikë në shkencë.

Ndërsa në pozicionimin botëror vendin e parë në Europë vijon ta mbajë Estonia. Në renditje vendin e parë e mban Singapori, më pas Kina, Hong-Kong dhe Japonia.

PISA është një studim ndërkombëtar që u fillua nga OECD në 1997, u administrua për herë të parë në vitin 2000 dhe tani mbulon mbi 80 vende. Studimi kryhet çdo 3 vjet dhe siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë.

Rezultatet PISA 2022 do të publikohen në pesë vëllime (2 prej vëllimeve janë bërë publike, ndërsa 3 të tjerët pritet të publikohen në vijim).

Vëllimi I përfshin rezultatet për gjendjen e të mësuarit dhe barazia në arsim. Vëllimi shqyrton performancën e vendeve dhe ekonomive në matematikë, lexim dhe shkencë dhe si ka ndryshuar performanca me kalimin e kohës. Përveç kësaj, kapitali në arsimi analizohet nga këndvështrimi i përfshirjes dhe drejtësisë, duke u fokusuar në gjininë e studentëve, statusin socio-ekonomik dhe prejardhjen e emigrantëve.

Vëllimi II shqyrton të mësuarit dhe karakteristikat e nivelit të sistemit, dhe analizon se si këto lidhen me rezultatet e nxënësve, si p.sh performancën, barazinë dhe mirëqenien e studentëve. Vëllimi gjithashtu paraqet të dhëna se si është organizuar mësimi kur shkollat ​​u mbyllën për shkak të COVID-19./Monitor

Etiketa: 15 vjecareaftësitë e nxënësveleximmatematikepërkeqësohenPISA 2022rezultatetshkence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Raporti i RCC: Shqipëria ‘ngel’ në menaxhimin e sektorit publik, shkencë dhe inovacion

13:05 : 09/04/2025
AKTUALITET

E denigrojnë dhe e akuzojnë në Tiktok, 38-vjeçari nga Kuçova tenton vetëvrasjen

20:56 : 11/03/2025
AKTUALITET

Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë

17:38 : 02/03/2025
AKTUALITET

Mesazhet e zgjedhjeve gjermane

15:36 : 24/02/2025
RAJONI

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, publikohen rezultatet

17:37 : 10/02/2025
Para

“Sëmundja e dobësoi”, miku i Mirush Kabashit kujton momentin e veçantë: Ja si e nderuan në Kiev

TË GJITHA

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com