• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën jugore

15:21 : 05/12/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Forcat izraelite intensifikuan të martën ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, duke u përqëndruar gjithnjë e më shumë në pjesën jugore të rajonit.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmave kanë shprehur shqetësimin se në Gazë nuk ka më vende të sigurta për civilët.

Tanket dhe trupat izraelite u zhvendosën pranë qytetit të dytë më të madh të rajonit, Khan Younis, ndërsa forcat ajrore goditën pjesën jugore të tij.

Ditët e fundit ushtria izraelite i ka bërë thirrje popullatës të largohet nga pjesë të ndryshme të qytetit, duke i orientuar ata drejt zonave më në jug.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se rreth 1.8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Gazës, ndërsa sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, rreth 1 milion njerëz janë strehuar në objektet e saj në pjesën jugore të Gazës.

Në fazat e hershme të luftës një numër i madh palestinezësh u larguan nga pjesa veriore e Gazës për në jug, ndërsa Izraeli e përqendroi fushatën e tij kundër Hamasit, në zona të tilla si qyteti i Gazës.

Në një deklaratë të hënën të koordinatores humanitare për territorin e pushtuar palestinez, Lynn Hastings, thuhej se në rajon hapësirat për kryerjen e punës humanitare “po zvogëloheshin vazhdimisht” dhe se sasia e ndihmës që mbërrin në Gazë është “tërësisht e pamjaftueshme”.

“Asnjë vend nuk është i sigurt në Gazë dhe nuk ka asnjë vend ku mund të shkohet”, tha zonja Hastings. “Kushtet e nevojshme për të ofruar ndihma për popullin e Gazës nuk ekzistojnë. Gjasat janë të shpaloset një skenar edhe më i tmerrshëm, në të cilin operacionet humanitare mund të mos jenë në gjendje të kryen”.

Ndërsa vizitoi Gazën të hënën, Mirjana Spoljariç, presidente e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, bëri një vlerësim të zymtë mbi gjendjen në të cilën ndodhen palestinezët në territor.

“Niveli i vuajtjes njerëzore është i patolerueshëm“, tha ajo në një deklaratë. “Është e papranueshme që civilët të mos kenë një vend të sigurt në Gazë dhe me një rrethim ushtarak në fuqi mungon ndihma e nevojshme humanitare”.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin se ka përdorur spitalet si dhe zona të tjera civile si pika për të kryer operacionet e veta. Po kështu sipas autoriteteve izraelite, grupi militant ka inkurajuar popullatën civile të shpërfillë paralajmërimet për evakuim përpara sulmeve ajrore, duke i përdorur ata si mburoja njerëzore. Hamasi e ka hedhur poshtë një akuzë të tillë.

Izraeli synon që me fushatën e tij ushtarake t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gazë. Luftimet nisën pas sulmit të grupit militant ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit Hamasi vrau 1,200 persona, ndërsa rreth 240 të tjerë u morën peng.

Deri tani rreth grupi militant ka kthyer 100 pengje dhe në shkëmbim Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Prej fillimit të konfliktit rreth 15,890 persona janë vrarë në Gazë, 70% e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi./ VOA

Etiketa: gazeizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
BOTA

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025
Para

Policët me “SKY”/ Formulari i Taulant Ballës "fut ujë", model i rrëzuar nga Strasburgu

TË GJITHA

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com